Udhëzues kurrikular lëndor për matematikën
Udhëzuesi për zhvillimin e lëndës “Matematikë” në arsimin e mesëm të lartë është produkt i konsultimeve dhe i diskutimeve me mësues dhe me specialistë të kësaj lënde në këtë cikël shkollimi.
Udhëzuesi për zhvillimin e lëndës “Matematikë” në arsimin e mesëm të lartë është produkt i konsultimeve dhe i diskutimeve me mësues dhe me specialistë të kësaj lënde në këtë cikël shkollimi.
QËLLIMI I UDHËZUESIT TË LËNDËS SË MATEMATIKËS
Qëllimi i udhëzuesit
Udhëzuesi lëndor i lëndës së matematikës për arsimin e mesëm të lartë, trajton në mënyrë më
të thellë të gjitha aspektet e kurrikulës që nga planifikimi i saj, metoda të mësimdhënies, metoda
të të nxënit të nxënësve, vlerësimin e të nxënit në kontekstin e zhvillimit të kompetencave gjatë
zbatimit të programeve të matematikës, klasat 10-12. Në këtë udhëzues janë kombinuar të
gjitha materialet në zbatim të kurrikulës me kompetenca, me eksperiencën dhe praktikat më të
mira të mësuesve në shkollë.
Përdoruesit e udhëzuesit
Udhëzuesi u vjen në ndihmë punonjësve arsimorë në sistemin e arsimit parauniversitar dhe si
i tillë përdoret:
- nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, nxënësit, prindërit të cilët punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e të nxënit dhe rezultateve të nxënësve në lëndën e matematikës;
- nga të gjitha institucionet arsimore në varësi të MASR-së, njësitë arsimore vendore për zhvillimin profesional, këshillimin, vëzhgimin, monitorimin, kualifikimin e punonjësve arsimorë;
- nga institucionet e arsimit të lartë që përgatisin mësues në lëndën e matematikës, të cilët mund t’i referohen për formimin fillestar të mësuesve të rinj.
Matematika është shkenca, gjuha universale e së cilës, ndihmon nxënësin të kuptojë dhe veprojë në realitetin që jeton. Kjo e bën atë të japë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin intelektual të nxënësit dhe formimin e identitetit të tij. Zotërimi i saj është vlerë e madhe për integrimin në shoqëri duke mundësuar zhvillimin e personalitetit të nxënësit, zhvillimin e aftësive të tij për të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar i pavarur e sistematikisht.
Material i marrë nga IZHA
(Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024