Ditar

"Treguesi hidrogjenor", lënda: kimi VIII

Kjo orë model është përgatitur nga mësuesja e kimisë në shkollën "Gjokë Elezi", Laç, Kurbin; Aviola Lleshi. Ditari për temën “Treguesi hidrogjenor” dhe ushtrime është përgatitur sipas nismës “tri lëndë në gjashtë orë”.

Data: 02.03.2018.

Fusha: Shkencat natyrore                   

Lënda: Kimi

Klasa: VIII  B           

Shkalla:   IV

Mësuese: Aviola Lleshi

Shkolla: "Gjokë Elezi", Laç, Kurbin

Temat mësimore: 

1. Treguesi hidrogjenor.

2. Ushtrime per treguesin hidrogjenor.

Situata e të nxënit: 

Dëftuesi hidrogjenor tregon se sa acide apo bazike është tretësira ujore e një substance.

Vlerat e pH variojnë 0 – 14.

Për të përcaktuar se sa acide apo sa bazike është tretësira ujorë e një substance, mund të përdorim një dëftues universal.

Ngjyra e dëftuesit univeersal tregon pH-in e një substance

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temave mësimore:

Përkufizon ç’është treguesi hidrogjenor.

Shpjegon kuptimin e vlerave të treguesit hidrogjenor. 

Përcakton mjedisin në bazë të vlerave të pH.

Kryen njehsime në situata të ndryshme problemore për përcaktimin e mjedisit.

Burimet: libri i kimisë i klasës së 8-të, fletore pune, internet. 

Fjalët kyçe: tregues hidrogjenor, dëftues universal, pH ,vlera pH

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi - Biologji- Matematikë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Realizimi i kuptimit Organizuesi grafik Të lexuarit ndërveprues 3 grupe 20
Reflektimi Zgjedhje e problemit Përpunim njohurish Punë në dyshe 10
Pushim 5 min
Hapi I Plotëso -Analizo-Diskuto Nxitje e ideve Pun në dyshe 15
Hapi II Eksperiment + Diskutim Zbatim njohurish+ nxitje e ideve Punë në grup + individual 25
Hapi III Zgjedhje e problemit Përpunim njohurish Punë në dyshe 10


Evokimi: Pyetja sjell pyetjen 

Në këtë pjesë të parë të mësimit diskutojmë detyrat e shtëpisë dhe disa nga çështjet kryesore të mësimit të kaluar, ku nxënësit kanë përgatitur një poster për vetitë e acideve dhe bazave. Me anë të metodës pyetja sjell pyetjen, nxënësit aftësohen të drejtojnë pyetje njeri-tjetrit, në këtë mënyrë kuptohet edhe asimilimi që i kanë bërë mësimit të kaluar.

Realizimi: Organizuesi grafik

Lë nxënësit 5 minuta të lexojnë mësimin e më pas të gjithë bashkë me anë të grafikut fillojmë edhe diskutojmë mbi treguesin hidrogjenor (pH). Më pas iu drejtoj 2 pyetje nxënësve:

1. Çfarë njohurish keni mbi lëngjet e stomakut

2. Si e zbulojmë se në cilën prej provëzave tretësirë acide, bazike apo asnjanëse?

Marrim 2 gota kimike në të cilën njërën kemi hedhur acid dhe në tjetrën kemi bazë, shikojmë se çfarë ngjyre do të marri letra e lakmuesit.

Në një tabak të bardhë plotësojmë treguesin hidrogjenor dhe tre llojet e mjediseve.

Shpjegoj në dërrasën e zezë: 

[H+][OH-]=10-14 dhe pH=-log [H+]

Nëse na jepet  [H+]=10-5 pH=5

Reflektimi: Zgjedhje e problemit

Për të perforcuar idetë kryesore të mësimit zgjedhim këto 2 ushtrime

1. Nëse [H+] është 10-5, çfarë mjedisi është dhe çfarë ngjyre merr letra e lakmuesit, fenolftaleina dhe metiloranzhi.

2. Gjeni pH e tretësirës nëse [OH-] është 10-10


Pushimi


Hapi I: Plotëso - Analizo - Diskuto 

Me anë të një tabele kemi vendosur disa nga organe kryesore dhe pH përbri tyre në mënyrë që të kemi një informacion më të zgjeruar për pH në organizëm.


Organi pH
Lëkura 6
Stomaku 5.5
Zorra 7.34
Gjaku 7.35-7.45
Pështyma 6.2-7.4


Në dërrasën e zezë plotësojmë tabelën e mëposhtme:


[H+] [OH-] pH Mjedisi Letra e lakmuesit Fenolftaleina Metiloranzhi
10-8            
  10-9          
    14        


Hapi II: Eksperiment + Diskutim

Në këtë pjesë të kësaj ore kemi marrë disa gota kimike dhe disa produkte të jetës së përditshme si: limon, domate, pastë dhëmbësh, sodë bukë dhe detergjent larës. Ndërkohë që kemi përgatitur një indikator nga lakra e kuqe (kemi prerë lakrën e kuqe dhe e kemi zeirë), kemi gjithashtu edhe letër lakmuesi. Ndaj nxënësit në 4 grupe dhe secili përfaqësues nga grupi do të dalë e të përftojë një tretësirë për grupin tjetër, më pas grupi tjetër do të gjejë se çfarë tretësirë është në bazë të ngjyrës që merr me letrën e lakmuesit edhe me lëngun e lakrës së kuqe. Si dhe çdo grup do ketë në një fletushke edhe ushtrime.

Grupi I: Pse pas konsumimit të ushqimeve bëjmë mirë t’i lajmë dhëmbët me pastë dhëmbësh (ose të përtypim Orbit)?

Grupi II: Cili është më acid, lakra me pH 5 apo portokallia me pH 4?

Grupi III: pH i një tretësire është 8. Cili është mjedisi? 

Grupi IV: Përcaktoni mjediset duke ditur ph ne organizem ne tabelen e mesiperme?

Hapi III: Diskutim

Për të përforcuar edhe një herë treguesin hidrogjenor diskutojme me ane te disa pyetjeve. 

1. Çfarë veprimi duhet kryer për të neutralizuar veprimin e acideve?

2. Çfarë duhet të kemi parsysh për të gjetur mjedisin e një tretësire?

3. Çfarë ngjyre marrin dëftuesit në mjedise acid, bazik apo asnjanës? etj.

Detyrë portofoli: Nëpërmjet njohurive të marra në internet bëni një diete ditore të ekuilibruar ndërmjet acideve dhe bazave.

Vlerësimi i nxënësve 

Nxënësi vlerësohet

Për përcaktimin e mjedisit në tretësira të ndryshme me anë të letrës së lakmuesit.

Për përcaktimin e pH nëse na jepet [H+].

Bashkëpunimi në grup.

Diskutim dhe argumentim i llojit të mjedisit në bazë të pH.

(Portali Shkollor)

16,597 Lexime
6 vjet më parë