Klasa

Trajtimi i klasës me përgjegjësi, një mënyrë inovative mësimdhënieje

Rezultati i eksperiencave të kombinuara të tyre është trajtimi i klasës me përgjegjësi, e cila thekson shoqërinë, emocionet dhe rritjen akademike të nxënësve të shkollave fillore në një mjedis mësimor të sigurtë dhe të fortë

Trajtimi i klasës me përgjegjësi është një mënyrë inovative e mësimdhënies e zhvilluar nga Fondacioni Verilindor për Fëmijët (Northeast Foundation for Children (NEFC) ). Që në vitet pas 1990-ës ajo është shfaqur si metodë mësimdhënie e njohur në shkallë kombëtare. NCFC është një organizatë jo-fitimprurëse që u themelua nëvitin 1981 nga një grup mësuesish të shkollave publike që kërkonin të ndani ndijen, aftësitë dhe filozofitë që ata kishin fituar gjatë viteve të mësimdhënies.


Rezultati i eksperiencave të kombinuara të tyre është trajtimi i klasës me përgjegjësi, e cila thekson shoqërinë, emocionet dhe rritjen akademike të nxënësve të shkollave fillore në një mjedis mësimor të sigurtë dhe të fortë.


Si duket trajtimi i klasës me përgjegjësi?

Mësuesit përfshijnë praktika të projektuara që bëjnë klasën më stimuluese, sfiduese, të sigurtë dhe më të gëzueshme. Disa nga këto praktikojnë drejtpërdrejt edukimin e sensit të komunitetit, si për shembull: takimet e mëngjesit për të nisur ditën, komunikim më të shpeshtë me prindërit për të përfshirë gjithë familjen në edukimin e fëmijës. Gjithashtu, klasa shpesh riorganizohet në mënyrë fizike për t’iu përshtatur fëmijëve dhe ku është i favorshëm për mësim të sigurtë, konkurrues dhe të gëzueshëm.


Elementet e këtij trajtimi gjithashtu i ofrojnë nxënësve një nivel autonomie që i përfshin ata më shumë në të mësuarin e tyre dhe i ndihmon të ndjehen më mirë në vendin e tyre dhe në klasë. Nxënësit marrin pjesë në formimin e rregullave të klasës dhe mësuesit lidhin nxënësit në diskutime që i ndihmon ata të kuptojnë çfarë do të ndodhë kur ata harrojnë ose vendosin të mos ju përmbahen rregullave të klasës. Nuk ka rëndësi se cilën nga disa metoda vendos të zgjedhë mësuesi për t’iu përgjigjur sjelljes së keqe të nxënësit, qëllimi i tyre është gjithmonë të mbrojnë dinjitetin e fëmijëve ndërkohë që me shpejtësi të ndalojnë sjelljen e keqe dhe të rikthejë sjellje pozitive në mënyrë që fëmijët të rikthehen tek të mësuarit.


Për të rritur motivimin dhe për të ndihmuar nxënësit që të bëhen më të interesuar për të mësuarin, mësuesit duhet t’u japin atyre disa zgjidhje përkatëse të strukturuara për zhvillimin e asaj që ata do të mësojnë. Për shembull, për një mësim rreth insekteve, nxënësit e klasës së tretë mund të zgjedhin cilin insekt duan të studiojnë dhe në çfarë mënyrë do ta prezantojnë atë që mësojnë duke bërë një model ose një poster.


Një klasë ku mësuesi ndjek trajtimin e klasës me përgjegjësi është një hapësirë pozitive ku zërat e nxënësve dëgjohen dhe ku ata luajnë një rol aktiv në edukimin e tyre. Mësuesi gjithashtu bëhet një lehtësues dhe nëpërmjet dëgjimit të nxënësve dhe duke i ndihmuar ata të punojnë sëbashku, vlerat e bashkëpunimit, pavarësia dhe përgjegjësia rriten më shumë.


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,955 Lexime
8 vjet më parë