TIK X, puna me simbolet dhe efektet
Një orë mësimi e punuar në shkollën “Bardhyl Pojani”, Pojan, nga mësuesja Elektisa Bardhi, lënda TIK X si orë ndihmëse për mësimin virtual.
TEKNOLOGJI INFORMACIONI, KLASA X
TEMA MËSIMORE: PUNA ME SIMBOLET DHE EFEKTET
Rezultate të të nxënit të kompetencave lëndore sipas temës mësimore :
-Njeh hapat e krijimit të simboleve në Flash.
-Krijon efekte speciale ose animacioneve me anë të simboleve.
-Modifikon animacione duke menaxhuar simbolet e krijuara dhe efektet special.
SIMBOLET janë të rëndësishme për:
- krijimin e efekteve speciale
- krijimin e animacioneve
- krijimin e ndërveprimtarisë të efekteve speciale me animacionet
SIMBOLET janë tri llojesh:
- Grafike
- Butona
- Videoklipe
Këto simbole kanë secili funksione të veçanta.
SIMBOLET:
- krijojnë mundësi për pakësimin e madhësisë së File-ve.
- krijojnë shkurtimin e kohës së shkarkimit për shumë animacione.
- mund të ripërdoren pafundësisht, pavarësisht se flash-i i përfshin të dhënat e tyre vetëm njëherë.
SIMBOLET rezervohen në panelin e bibliotekës.
N.q.s tërheqim një simbol, Flash-i krijon në skenë një shëmbëllim të simbolit, duke e lënë origjinalin në bibliotekë.
Shëmbëllimi është një kopje e simbolit që vendoset në skenë.
Si krijohen simbolet?
Në Flash simbolet krijohen në dy mënyra:
1.Insert à New Symbol
Flash-i krijon mënyrën e simbolit të editimit dhe krijon mundësi që të vizatohen grafika ose të importohen grafika të gatshme.
2. Modify à Convert ti Symbol
E klikojmë pas përzgjedhjes së grafikës ekzistuese në skenë. Çdo gjë që është përzgjedhur, do të shndërrohet automatikisht në simbol.
Menaxhimi i simboleve
Simbolet editohen në dy mënyra:
- Tek simboli në panelin e bibliotekës double click dhe editojmë përmbajtjen e tij në trajtën simbol.
- Te shëmbëllimi në skenë double click dhe editojmë simbolin në vend.
Ndryshimi i pamjes së shembëllimeve
- Free Transform
- Color effects ne Properties Inspector
- Filters, etj .
Efektet e zbehjes
- Efektet janë për të zbutur kalimin e slide-ve ose të skenave që ia lënë vendin njëra-tjetrës duke u zbehur shkallë-shkallë.Hapat që ndiqen për krijimin e një efekti të tillë:
- Krijohet një dokument i ri Flash
- Zgjidhet Type dhe krijohet një figure
- Modify à Convert to Symbol, shndërrohet figura e zgjedhur në simbol.
- Ky tip shtohet në bibliotekë si simbol dhe është i gatshëm për Tweening.
- Color effects zgjidhet nga lista e stileve Alpha
- Vendose alpha e shëmbëllimit të simbolit në 0 %, simboli tërësisht i tejdukshëm dhe duket sikur zhduket po në fakt është atje.
- Në Properties zgjedhim Alpha vendosim 100 %, enter dhe shohim efektin e zbehjes.
Më poshtë po paraqesim disa nga punimet e kryera gjatë kësaj ore mësimi nga nxënësit.
FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!
Punoi :
Elektisa Bardhi
(Portali Shkollor)
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për klasën e parë, tremujori i parë
Test Biologji VI, tremujori i parë, viti shkollor 2021 - 2022