T’i përjashtojmë detyrat e shtëpisë në shkollën fillore?
Detyrat e shtëpisë po shkatërrojnë fëmijët tanë. Të gjitha kërkimet arrijnë në të njëjtin përfundim: T’i përjashtojmë detyrat e shtëpisë në shkollën fillore
“Nuk ka asnjë dëshmi që volumi i madh i detyrave të shtëpisë përmirëson performancën akademike të nxënësve të fillores”.
Kjo deklaratë vjen nga holumtuesi i detyrave të shtëpisë dhe mësuesi i fesë Harris Cooper, në Universitetin e Duke. Është befasues të dëgjohet, pavarësisht se në cilën anë të debatit për detyrat e shtëpisë qëndroni. A mund të jetë e vërtetë që koha e humbur e lojërave, sforcot dhe lotët janë për hiçgjë? Që miliona familje kalojnë një ritual të vazhdueshëm çdo natë për diçka që nuk ndihmon?
Kur shikoni faktet mund të gjeni këto:
Detyrat kanë përfitime, por janë përfitime kohore.
Për nxënësit në shkolla fillore, kërkimet sugjerojnë që studimi në klasë arrin rezultate të larta mësimore, ndërkohë që detyrat shtesë në shtëpi janë thjesht detyra shtesë. Madje edhe në 9-vjeçare, lidhja midis detyrave të shtëpisë dhe suksesit akademik është minimal.
Në kohën që fëmijët arrijnë shkollën e mesme, detyrat e shtëpisë kanë përfitime, por vetëm në përmbajtje. Më shumë se dy orë në natë është limiti. Pas kësaj kohe, përfitimet janë zero.
Rezultati i kërkimit është i qartë, pohon Etta Kralovec, profesore në Universitetin e Arizonës. “Nuk kanë asnjë përfitim në shkollat fillore”.
Para se të vazhdojmë, le të largojmë mitin që këto rezultate holumtimesh janë për shkakun e disa studimeve të dobëta. Në fakt, është e kundërta. Cooper hartoi 12 studime në 1989 dhe 60 studime në vitin 2006. Këto analiza dhe studime gjithpërfshirëse nuk gjeten prova për përfitime akademike në shkollat fillore. Sidoqoftë, zbuluan një impakt negativ në qëndrimin e nxënësve që kishin për shkollën.
Kjo është shqetësuese. Detyrat e shtëpisë kanë një impakt tek nxënësit e ri, por nuk është i mirë. Një fëmijë që sapo ka filluar shkollën meriton shansin të zhvillojë një dashuri për të mësuarin. Por detyrat e shtëpisë për nxënësit e vegjël bëjnë që ata t’i kundërvihen shkollës, detyrave në të ardhmen dhe shkollimit akademik. Një fëmijë në kopsht përballet me detyra shtëpie që do e shoqërojnë për 13 vjet.
Është edhe dëmi që shkaktohet në lidhjet personale. Në çdo familje të gjithë pjestarët e familjes angazhohen për të ndihmuar fëmijët në detyrat e shtëpisë. Të gjitha mbrëmjet iu dedikohen detyrave të shtëpisë. Kur fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e detyrës prindërit bërtasin ndërsa fëmijët qajnë. Në vend të lidhjes dhe mbështetjes me njëri-tjetrin në fund të ditës, shumë familje e gjejnë veten të mbyllur në rrethin e “a i mbarove detyrat e shtëpisë?”.
Fëmijët e kanë të vështirë të përballojnë detyrat të pavarur nga prindërit apo vëllezërit dhe motrat më të rritur. Ata kanë nevojë që dikush t’i udhëzojë dhe t’u tregojënë se ata e kanë kuptuar mirë detyrën apo jo.
Fëmijët mësohen me idenë që të rriturit do t’i ndihmojnë gjithmonë ata, por ka edhe raste kur të rriturit bëjnë detyrat e fëmijëve vetëm për të shmangur kohën e gjatë të qëndrimit pranë fëmijës dhe një shpjegim të përsëritur të asaj që fëmija duhet të bëjë.
Prindërit shpesh marrin rolin e policit të detyrave të shtëpisë. Të jesh shefi i bezdisshëm nuk është gjë e mirë, një punë e padëshiruar, por ky rol zakonisht zgjat deri në kohën e shkollës së mesme. Përveç konfliktit të vazhdueshëm, të kesh një polic për detyrat e shtëpisë nënkupton një nga qëllimet e supozuara të detyrave të shtëpisë: përgjegjësinë.
Mbështetësit e detyrave të shtëpisë thonë që detyrat mësojnë ndjenjën e përgjegjësisë, riforcon leksionet që mësohen në klasë dhe krijon një lidhje shtëpi-shkollë me prindërit.
Përgjegjësia mësohet çdo ditë në mënyra të ndryshme; për këtë janë kafshët shtëpiake dhe punët.
Për një fëmijë 6 vjeç përgjegjësi është të mos harrojë në klasë kapelen dhe kutinë e ushqimit të drekës.
Për një fëmijë 8 vjeç përgjegjësi është që të ndërrohet, të rregulloje krevatin dhe të shkojë çdo ditë në shkollë.
Përsa i përket riforcimit, është një faktor i rëndësishëm, por është vetëm njëri nga faktorët për mësimin. Prioritetet jo-akademike (gjumi i rehatshëm, lidhjet familjare dhe koha e aktivitetit sportiv dhe zbavitës) janë thelbësore për balancë dhe për të qenë mirë. Ato gjithashtu ndikojnë në memorien, përqendrimin, sjelljen dhe të mësuarit potencial të fëmijës. Pas kohës shkollore është e çmueshme edhe pushimi për fëmijët.
Ajo që funksionon më mirë se detyrat tradicionale në shtëpi për nxënësit e shkollave fillore është leximi. Kjo do të thotë që përveç fëmijëve që mund të lexojnë vetë edhe prindërit mund t’u lexojnë atyre një libër me zë të lartë.
Çelësi është që kjo gjë të bëhet zbavitëse për fëmijën. Nëse një fëmijë nuk do të praktikojë aftësitë e tij në të lexuar, lejojeni të dëgjojë. Çdo projekt tjetër që vjen në shtëpi duhet të jetë me opsione dhe me raste. Nëse një detyrë nuk promovon një dashuri më të madhe për shkollën dhe interes në mësim atëherë nuk ka vend tek një fëmijë i shkollës fillore.
Fëmijët e shkollave fillore meritojnë një ndalim të detyrave të shtëpisë. Kjo mund të arrihet në “familjen” klasë ose nivel shkollor. Familjet mund të zgjedhin, mësuesit mund të vendosin një kulturë pa detyra shtëpie (ose me raste, detyra shtëpie, por jo të detyrueshme), dhe shkollat mund të gjejnë kohën për të lexuar holumtimet dhe të rindezin zbavitjen në të mësuarit.
Detyrat e shtëpisë nuk kanë vend në jetën e një fëmijë të vogël. Me asnjë përfitim akademik, ato mund të përdoren në orët jashtë-shkollore.
(Portali Shkollor)
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024