MODEL TESTI

Test letërsi, model B, klasa XII

Mësuese Blerta Laçi nga shkolla e mesme jopublike "Mehmet Akif" (Djem) sjell model testi për lëndën e letërsisë, klasa e 12, tremujori i dytë.

Test (Tremujori i dytë) B           

Lënda: Letërsi

Emri Mbiemri___________________

 

Një natë pa gjumë   (Migjeni)

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. 
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, 
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka, 
urren nuk din ç'urren, don e s'din seç'don. 


Pak dritë! O burrë! O hero' ngado që të jesh..... 
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! 
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, 
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.


Oh! ta kisha pishën të madhe edhe tëndezun! 
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate 
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun 
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.

 
Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët... 
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë... 
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot... 
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

 
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita 
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote? 
Kur ti këndon thonë se asht afer drita... 
Por un s'besoj sonte në fjalët e kesaj bote. 


Hiqmuni qafe, mendimet 
O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, 
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min 
e dy buzvet që pëshpërisin ngushllimin. 

 

1. Poezia është shkruar në formë:                                                                                                    1 pikë

a. monologu

b. dialogu

c. rrëfimi

d. përshkrimi


2. Nënteksti i poezisë fsheh notat tragjike të:                                                                                 1 pikë

a.  shoqërisë së viteve ‘30

b. mjerimit të shoqërisë

c. jetës së autorit që po shuhet nga sëmundja

d. jetës së autorit që vuan për fatin e bashkëkombasve.


3. Kënga e gjelit si shenjë e ndërrimeve bëhet:                                                                                1 pikë

a. e pritshme

b. e pabesueshme

c. zhgënjyese

d. shpresëdhënëse


4. Poezia është cilësuarnga kritika si:                                                                                              1 pikë

a. klithje

b. arratisje

c. ngushëllim

d. frymëzim


5. Çfarë ideje kërkon të shpalosë autori në vargun: “Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët….”                                                                                                                                            2 pikë

 

 

6. Thirrja e poetit në këtë poezi del në dy forma. Evidento cilat janë ato dhe identifiko me shembuj nga teksti                                                                                                                                             4 pikë

 

 

 

PORADECI   (Lasgush Poradeci)

Perëndim i vargëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhirë si një hije
Nëpër Mal e nër Lendina shkrumb'i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qielli përmi fshat po bëhet fir...

E kudo krahin'e gjërë me s'po qit as pipëtim:
Në katund kërcet nje portë...në Liqer hesht një lopatë...
Një shqiponjë e aratisur fluturon në Mal-të-Thatë
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim

Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anët errësira…

Po tashi:
Duke nisur udhëtimin mes-per-mes nër Shqipërinë
Drini plak e i përrallshem po mburon prej Shënd-Naumi.


1. Strofat në këtë poezi janë ndërtuar me rimë:                                                                               1 pikë

a. AABB

b. ABBA

c. ABAB

d. varg i lirë


2. Cila është atmosfera që përshkruhet në dy strofat e para të poezisë?                                     2 pikë

 

 

3. Evidento në poezi një varg të ndërtuar me shkallëzim zbritës. Cili është efekti i përdorimit të shkallëzimit?                                                                                                                                       2 pikë

 

 

 

4. Cili është shqetësimi dhe dhimbja e poetitnë këtë poezi? Në cilat vargje duket kjo? Interpretojini ato.                                                                                                                                                       3 pikë

 

 

 

 

5. Përshkruani në një paragraf përjetimin e përftuar nga kjo poezi e Lasgushit.                        4 pikë

 

 


(Blerta Laçi; Portali Shkollor) 

 

 

 

7,937 Lexime
5 vjet më parë