Test letërsi, klasa XII
Mësuese Blerta Laçi nga shkolla e mesme jopublike "Mehmet Akif" (Djem) sjell model testi për lëndën e letërsisë, klasa e 12, tremujori i dytë.
Test (Tremujori i dytë) B
Lënda: Gjuhë shqipe
Emri Mbiemri________________________
A Çfarë mund të vizitosh në Tiranë?
Galerinë kombëtare të arteve. Institucioni më i madh i arteve pamore në Shqipëri. Këtu ruhet koleksioni kombëtar i arteve pamore prej 4100 veprave të huaja dhe shqiptare, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XII deri në ditët tona.
Ju presim! Nuk do të mbeteni të zhgënjyer!
1. Teksti i mësipërm është tekst: 1 pikë
a. përshkrues objektiv
b. përshkrues informues
c. përshkrues bindës
d. përshkrues shprehës
2. Nuk është karakteristikë për këtë lloj teksti: 1 pikë
a. të japë disa anë të objektit, përmes të cilave realizohet imazhi i dëshiruar
b. të japë ato karakteristika që realizojnë synimin
c. terminologji joteknike
d. gjuhë e zgjedhur
3. Evidentoni në tekst tre detaje bindëse që përdor autori. 3 pikë
1. ________________________________________________________________________
2. _______________________________________________________________________________
3. _______________________________________________________________________________
4. Cilat janë mjetet gjuhësore që përdor autori për të realizuar qëllimin bindës në këtë tekst? Ilustroni me shembuj nga teksti. 4 pikë
1.
2.
5. Zgjeroni fjalinë e nënvizuar me një pjesë fjalie, e cila të jetë në marrëdhënie bashkërenditëse kundërshtore me fjalinë e dhënë. 1 pikë
B. Teksti 2
Edhe për kushtet më të vështira të motit, ne zotërojmë sisteme çatie që ju mbrojnë e ju krijojnë komfort: ullukë bakri, alumini, ose xingatoje, 6 m të gjata me aksesorët përkatës, të projektuar për të përballuar reshjët më maksimale. Sisteme izolimi termike e të zërit për paretet ndarëse.
Për të kursyer kohën tuaj që bëhet përherë e më e çmuar, ne ju ofrojmë sisteme laminate e tavane akustike.
E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja është zgjidhja inxhinierike e problemeve tuaja të kësaj fushe.
Asnjëherë nuk është vonë për të na vizituar në: Sallonin tonë të ekspozimit. Ju presim!
1. Dalloni në tekst: 2 pikë
a. detajet përshkruese objektive:_________________________________________________________
b. detajet përshkruese bindëse:__________________________________________________________
2. Cili është qëllimi i autorit në këtë shkrim? 1 pikë
3. Cilit lexues i drejtohet ai? 1 pikë
4. Përcaktoni dy karakteristika gjuhësore, tipike për këtë lloj teksti. Ilustroni me shembuj nga teksti.
4 pikë
5. Rishkruajeni tekstin, duke zëvendësuar foljet me folje të tjera, pa e ndryshuar kuptimin e tekstit.
4 pikë
(Blerta Laçi; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024