FËMIJË TË SHËNDETSHËM

Të risësh fëmijë të shëndetshëm

Të rrisësh fëmijë të shëndetshëm është sfidë për prindërit e sotëm. Ftojmë prindërit t’i ndjeikn këto këshilla në rast se pretendojnë të rrisin fëmijë të shëndetshëm.

Arritja më e madhe në rritjen e fëmijës është ofrimi i një shëndeti të mirë dhe të plotë. Vitet e e para të jetës janë shumë vendimtare, në mirërritjen e fëmijës. Fëmijëria e hershme është një periudhë e zhvillimit të shpejtë dhe një kohë kur fëmija adopton mënyrën e tij të jetesës dhe rritjes.


Udhëzime të reja vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për aktivitetin fizik, të qëndruarit për një kohë të gjatë ulur dhe jumi për fëmijët nën moshën pesë vjeçare. Efektet e një gjumi të pamjaftueshëm, të qëndruarit për një kohë të gjatë përballë ekranit të kompjuterit, tabletave, pozicioni ulur, ndikon mjaft negativisht tek fëmijët, sidomos të kësaj moshe. Hulumtuesit gjithashtu shqyrtuan përfitimet e rritjes së aktivitetit fizik. Shëndeti i tyre fizik dhe mendor varet shumë nga këto aktivitete.


Aktualisht, më shumë se 23 përqind e të rriturve dhe 80 përqind e adoleshentëve nuk aktivë fizikisht. Nisja e këtyre aktiviteteve qysh në moshë të hershme, ndihmon individin të krijojë një lloj rutine të caktuar, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë jetës.


Ajo që duhet të bëjmë është të stimulojmë fëmijën të luajë sa më shumë në ambiente të jashtme. Aktiviteti i përditshëm është elementi thelbësor, përmes së cilit zëvendësohet koha e humbur nëpër smatfonë. Por, në të njejtën kohë atyre i sigurohet edhe një kohë e kaluar në mënyrë cilësore. Kjo sigurisht që nuk përfshin kohën e kaluar në aktivitete si leximi, këndimi, vizatimi, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës. Zbatimi i këtyre rekomandimeve gjatë pesë viteve të para të jetës së fëmijës do të kontribuojë në zhvillimin motorik dhe njohës të fëmijëve dhe shëndetin e tyre gjatë gjithë jetës.


Disa rekomandime:

Fëmijët nën një vit duhet të:

Të jetë aktiv fizikisht disa herë në ditë, sidomos përmes lojrave interaktive në dysheme – sa më shumë aq më mirë. Mos i lini fëmijët më shumë se një orë në një pozicion të kufizuar si karroca, karrige etj. Për fëmijët që ende nuk kanë filluar të ecin, të paktën duhet të rrinë 30 minuta në pozicionin përmbys.  Mos jini në një pozicion të kufizuar për më shumë se një orë në ditë në vazhdimësi (p.sh. karroca, karrige, karrige të larta ose duart e veshura). 


Gjumi është një element mjaft i rëndësishëm. 

Rekomandohet 14 deri në 17 orë (për bebet nga lindja deri në tre muaj) ose nga 12 deri në 16 orë (për bebet nga katër muaj deri në një vit).


Fëmijët nga një deri në dy vjet duhet të:

Kalojnë të paktën 180 minuta në ditë në një sërë aktivitetesh fizike të çdo intensiteti, përfshirë aktivitetin fizik të moderuar në energji. Koha e kaluar përballë ekranit, për fëmijët nga nga një deri në dy vjeç nuk rekomandohet. Pas kësaj moshe nuk rekomandohet më shumë se gjysmë ore në ditë.


Fëmijët e moshës prej tre deri në katër vjet duhet të:

Shpenzojnë të paktën 180 minuta në ditë në një sërë aktivitetesh fizike të çdo intensiteti, prej të cilave të paktën 60 minuta në aktivitet fizik mesatar dhe energjik. Koha në të cilën fëmija qëndron ulur nuk duhet të jetë më e gjatë se 60 minuta.


Ftojmë prindërit të ndjkin këto këshilla në rast se pretendojnë të rrisin fëmijë të shëndetshëm.



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

1,549 Lexime
5 vjet më parë