Të punosh e tekstin kërkon impenjim
Puna me tekstin është e vështirë dhe kërkon impenjim nga ana e mësuesit dhe nga ana e nxënësit. Më poshtë ju sjellim disa mënyra sesi mund të punoni me të, në mënyrë që ora e mësimit të jetë interaktive.
Puna me tekstin është e vështirë dhe kërkon impenjim nga ana e mësuesit dhe nga ana e nxënësit. Më poshtë ju sjellim disa mënyra sesi mund të punoni me të, në mënyrë që ora e mësimit të jetë interaktive.
Shpërndani tekstin
Merrni shembuj të shkurtër dhe të thjeshtë, duke i pranëvendosur emrit një mbiemër/ ose foljes një ndajfolje. Ndërfusni fjali të reja. Ndërroni pozicionet. “Luani me tekstin”
Reduktoni tekstin
Kërkojini nxënësve ta reduktojnë tekstin. Përshembull nëse teksti ka 100 fjalë, ta reduktojnë në 50.
Rindërtoni tekstin
Në tabelën e zezë, për secilin paragraf kërkojini nxënësve fjalët kyçe dhe arsyen pse ajo fjalë ka një peshë më të madhe se tjerat. Çfarë e bën këtë fjalë të ketë më tepër rëndësi se të tjerat.
Ritregimi
Nënvizoni fjalinë e parë të çdo paragrafi.Transformoni tekstin. Ritregojeni historinë jo në vetën e tretë, por në vetën e parë. Pra, ritregojeni historinë nga një tjetër perspektivë.
Deduksioni
Deduktojeni tekstin sa më shumë të keni mundësi. Dhe në fund, krahasojeni me originalin.
Ndërtoni pyetje
Pyetjet rreth tekstit janë shumë efikase. Ndani nxënësit me grupe dhe bëjini pyetje rreth tesktit. Pyetjet mund te jenë me alternative ose jo. Por, edhe mund të kërkoni që secili rup të përgatisë pyetjet dhe t’ia drejtojë grupit tjetër. Grupi që përgjigjet në mënyë më korrekte, fiton.
Kërkoni përshtypjet
Sa herë që lexoni një libër, një histori, një artikull në gazetë, le mbresa te ju. E njejta gjë ndodh edhe me tekstin në një orë historie apo letërsie. Në fund të orës secili nxënës mund të shkruajë ose të shprehë përshtypjet e tij.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII