Gjuha e huaj

Të mësosh gjermanisht duke u argëtuar

Shumë sipërmarrje, institute, grupe dhe autorë privatë zhvillojnë dhe ofrojnë sot një shumëllojshmëri zgjedhjesh për aplikacione që shërbejnë për të mësuar gjuhë të huaja.

Der Vokabletrainer des Goehte-Instituts 

Me aplikacionin portativ “Der Vokabeltrainer des Goethe-Instituts” jeni në gjendje të mësoni dhe të përmirësoni në mënyrë fleksible dhe portative fjalorin tuaj të gjuhës gjermane. Shkarkoni listat e fjalëve për nivelet e ndryshme të gjuhës, të përpiluara nga Goethe-Institut, dhe strukturoni mënyrën tuaj të mësuarit bazuar në një sistem skedarësh, ose, nëse punoni me një kurs gjermanishteje të platformës online, shfrytëzoni skedat e fjalëve që janë krijuar pikërisht për këtë lloj metode. 

Lernabenteuer Deutsch – Sekreti i Diskut Qiellortë Nebrës 

Përjetoni një aventurë emocionuese, zgjidhni një mister të ndërlikuar dhe mësoni njëkohësisht edhe gjermanisht: Këto të gjitha i ofron loja “Lernabenteuer Deutsh – Sekreti i Diskut Qiellor të Nebrës”. Lojtari hyn në rolin e ekspertit të veprave të artit Vincent Mirano dhe ndërmerr një udhëtim emocionues përmes Gjermanisë. Ai duhet të zbulojë nëse Disku Qiellor 4.000-vjeçar i Nebrës është vjedhur. Mos vallë në muze është vendosur një falsifikim i shëmbëllimit më të vjetër të njohur në mbarë botën të qiellit? Atëherë ku është origjinali? 

Lernabenteuer Deutsch – Ein rätselhafter Auftrag 

Aplikacioni “Lernabenteuer Deutsch – ein rätselhafter Auftrag” bën fjalë për një çështje penale tejet emocionuese, e cila mund të zgjidhet vetëm nëse lojtarët mësojnë dhe vënë në përdorim një fjalor të rëndësishëm të gjermanishtes për fushën profesionale: Të aplikosh dhe të kalosh me sukses intervistën e punës, të caktosh takime dhe të mbash prezantime para publikut – Jayden, e së bashku me të edhe lojtarët, duhet të jenë të suksesshëm në kryerjen e punës së tyre, sepse pikërisht edhe në vendin e punës ata do të gjejnë zgjidhjet për detyrën e mistershme. 

Deutsch lernen mit Babbel 

Të luash, të kuptosh, të flasësh dhe të shkruash! 

Merr fjalorin bazë dhe plotësues kur je nëudhëtim apo kur je në shtëpi: mëso në mënyrë interaktive fjalë të reja, fikso fjalë në mënyrë sistematike, stërvit shqiptimin – fol gjermanisht në mënyrë aktive me babbel.com, një nga platformat më të madha në botë për mësimin e gjuhëve. 

Wort Domino 

Kjo lojë është krijuar në bashkëpunim me një logopede dhe i drejtohet së gjithë familjes. Fëmijët 6 vjeç e sipër mund të përmirësojnë fjalorin e tyre dhe të rrisin zhdërvjelltësinë e tyre të leximit me rrokjet. Qëllimi: Formimi i fjalëve nëpërmjet rrokjeve. Për çdo pjesë, fjalët janë pjesë e një kategorie. 

Klett DaF kompakt

Me aplikacionin për mësimin e fjalorit të gjuhës gjermane (gjuha e destinacionit është anglishtja) do të mësoni në mënyrë sistematike fjalorin bazë, me të cilin do të arrini nivelin A1 sipas ndarjes së bërë nga Kuadri i Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve. Aplikacioni përmban fjalorin bazë të gjuhës gjermane si dhe të gjitha fjalët që përmban metoda didaktike DaF kompakt A1. Mësojini fjalët e reja hap pas hapi, kur dhe ku të doni. Vetëm 5 deri 10 minuta në ditë japin rezultate pozitive! 

Huber Deutsch-Box 

Perfeksiononi në mënyrë zbavitëse fjalorin për nivelet A1, A2 dhe B1! Me “Deutsch-Box” mësoni fjalët më të rëndësishme të gjermanishtes, të cilat janë tipike për përdorimin në situatat e përditshme. Doni të përgatiteni për provimet Start Deutsch 1 dhe 2, Zertifikat Deutsch dhe Deutsch Test für Zuëanderer? Aplikacioni “Deutsch-Box” do t’ju ndihmojë të përforconi fjalorin tuaj. Të trija modulet plotësojnë njëra-tjetrën. Në çastin kur zotëroni fjalorin e modulit të parë A1, keni njohuri mbi të gjitha fjalët e nivelit A1 të përcaktuara nga Kuadri i Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve. Moduli i dytë përmban të gjitha fjalët që ju duhen gjithashtu edhe për nivelin A2. Me modulin e tretë mësoni të gjitha fjalët që ju mungojnë përnivelin B1. 

PONS Vokabeltrainer 

Të duhet shpesh herë të kërkosh për fjalë të caktuara në fjalor dhe për këtë arsye do të doje t’i bëje pjesë së fjalorit tënd aktiv? Do të doje të shfrytëzoje kohën kur je në lëvizje, psh. kur je duke pritur për dikë apo kur je duke pritur autobusin? Me këtë aplikacion mund të mësosh kur je në lëvizje dhe kudo tjetër fjalët e tua të preferuara, të cilat ke mbledhur në listën mësimore! 

Deutsch perfekt – Das Ëort des Tages 

Me fjalë dhe shprehje të përzgjedhura mund të përmirësoni në mënyrë konstante bagazhin e fjalorit tuaj të gjuhës gjermane. Për çdo shprehje do të gjeni shpjegimin në një gjermanishte të thjeshtuar dhe me një shembull. Gjithashtu, me anë të skedarëve audio do të keni mundësinë të dëgjoni shqiptimin e saktë të çdo fjale. Në arkiv do të gjeni të gjithë termat e mbledhur të renditur alfabetikisht. Çdo ditë ka nga një fjalë, shprehje apo frazeologji të re për të mësuar – kështu mësoni gjermanisht duke u argëtuar. 

Der Die Das Artikel 

Të gjesh nyjën ('der', 'die' ose 'das') të një fjale nuk ka qenë kurrë kaq e thjeshtë. Prekni vetëm shkronjën e parë të një fjale dhe do të shihni menjëherë nyjën e duhur.

3,347 Lexime
8 vjet më parë