MATEMATIKË

Të kuptojmë më mirë çështjet matematikore

Videot e përgatitura nga Neshat Hyka, doktor i shkencave të mësimdhënies dhe mësues shkence dhe matematike në Ontario, Kanada, ndihmojnë në përvetësimin e lëndës së matematikës, duke zgjedhur tematika të ndryshme...

Në këto video pasi rishikohen shkurtazi kthimi i përqindjeve në numra dhjetor, i numrave dhjetor në përqindje dhe kthimi i thyesave në përqindje. Jepen dy metoda për të zgjidhur tre tipet bazë të problemave që kërkojnë llogaritjen e përqindjeve.


Videot e përgatitura nga Neshat Hyka, doktor i shkencave të mësimdhënies dhe mësues shkence dhe matematike në Ontario, Kanada. Videot janë direkt të lidhura me programin e matematikës të klasës 8, 9 dhe 10. Shpjegimet instruksionet dhe shembujt që jepen ndihmojnë për një kuptim dhe përvetësim më të mirë të lëndës së matematikës në këtë nivel të shkollës. Ato ndihmojnë gjithashtu nxënësit të kryejnë me më lehtësi detyrat e shtëpisë në këtë lëndë.


Videot shërbejnë si një burim alternativ informacioni dhe njohurish edhe për mësuesit që sapo fillojnë mësimdhënien e kësaj lënde. Videot mund të shikohen edhe në klasë, por më shumë ato janë ideuar për t’u parë nga nxënësit që duan më shumë ndihmë në këtë lëndë. Gjithsesi, është në gjykimin profesional të mësuesit sesi dhe kur t’i përdorë ato.


Këto video përfshijnë këto tema:

1. Zgjidhja e sistemeve të dy ekuacioneve me zëvendësim;

2. Zgjidhja e sistemeve të dy ekuacioneve me eleminim;

3. Ekuacioni i drejtëzës kur jepet gradienti dhe një pikë;

4. Faktorizimi i shprehjeve kuadratike.

(Neshat Hyka; Portali Shkollor)

3,954 Lexime
5 vjet më parë