Wikipedia GapFinder

Studiuesit: Wikipedia në të gjitha gjuhët e botës

Studiuesit kanë marrë në konsideratë të gjitha gjuhët duke ia lënë pastaj detyrën makinës që t'i japë secilës peshën e duhur. Në fund, lista e argumenteve që mungojnë shfaqet në një platformë të re të quajtur Wikipedia GapFinder...

Një algoritëm i projektuar për skanimin e Wikipedas në kërkim të artikujve të rëndësishëm që nuk  janë përkthyer ende në gjuhë të tjera.


Në këtë mënyrë, enciklopedia online mund të zgjerohet dhe të ketë një mbulim më të gjerë dhe për gjuhët e vogla. Kjo synohet nga studiuesi i Data Science Lab, Robert West, nga Politekniku i Losann.


Për redaktorët e Wikipedias është e vështirë të kuptojnë nga ta fillojnë punën e përkthimit dhe këtu hyn në lojë algoritmi, i aftë të identifikojë dhe të vendosë sipas rregullit të rëndësisë artikujt për çdo gjuhë, një detyrë jo e thjeshtë duke menduar që janë 40 milionë artikuj në 293 gjuhë të ndryshme.


Gjuha angleze pa dyshim që është në avantazh, me 5.4 milionë faqe që mbulojnë një sasi argumentesh 60 herë më shumë se ajo e Enciklopedisë Britanike.


Studiuesit kanë marrë në konsideratë të gjitha gjuhët duke ia lënë pastaj detyrën makinës që t'i japë secilës peshën e duhur. Në fund, lista e argumenteve që mungojnë shfaqet në një platformë të re të quajtur Wikipedia GapFinder, nga ku redaktorët kompletojnë punën duke bërë përkthimin.

2,263 Lexime
7 vjet më parë