Studimet e fundit: Mendimet pozitive largojnë stresin!
Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti Rutgers tregon se të menduarit apo të kujtuarit e çasteve që ju kanë bërë të lumtur ndikojnë pozitivisht në heqjen e stresit. Për këtë konkluzion hulumtuesit kanë kryer eksperimente me 13 vullnetarë.
Nëse ndonjëherë nuk jeni ndjerë mirë apo keni qenë tejet të stresuar, me siguri që dikush i afërm ju ka thënë të mendoni pozitivisht. Kjo mund t’ju duket si këshillë e thjeshtë, por shkenca ka zbuluar se mendimet pozitive ndikojnë në largimin e stresit.
Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti Rutgers tregon se të menduarit apo të kujtuarit e çasteve që ju kanë bërë të lumtur ndikojnë pozitivisht në heqjen e stresit. Për këtë konkluzion, i cili është publikuar në Nature Human Behavior, hulumtuesit kanë kryer eksperimente të ndryshme me 13 vullnetarë.
Sipas ekspertëve, ata që kishin menduar kujtime të lumtura gjatë periudhave nën stres kishin pasur rritje të aktivitetet në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me rregullimin emocional dhe kontrollin kognitiv.
Prandaj, falë këtyre hulumtimeve tani ne e dimë se vlera e mendimeve pozitive është më e madhe sesa një këshillë.
(Portali Shkollor)
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Çfarë rreziku mbartin patatinat?