Prindërimi

Studim mbi pakënaqësitë e adoleshentëve dhe këshilla për prindërit

Një sondazh i ri nga Universiteti i Shëndetit të Miçiganit tregon që 1 në 3 fëmijë ndihen të përjashtuar për shkak të pamjes së jashtme. Susan Woolford u ofron prindërve pesë mënyra për të ushqyer pozitivisht mendjen e adoleshentëve, duke kontribuar në krijimin e një imazhi të shëndetshëm.

Një sondazh i ri nga Universiteti i Shëndetit të Miçiganit tregon raporte të larta të pakënaqësisë që adoleshentët kanë në raport me veten. 1 në 3 prindër shprehen se fëmijët e tyre ndihen të përjashtuar për shkak të pamjes së jashtme. 1 në 5 prindër deklarojnë se fëmijët e tyre shmangin disa aktivitete që u krijojnë në pasiguri me pamjen e fizike, të tilla si shkrepja e fotografive, apo ekspozimi në publik.

 

Raporti kombëtar bazohet në përgjigjet e 1,653 prindërve. Fëmijët e anketuar i përkisnin grupmoshave 8-18 vjeç të anketuar në muajin prill të këtij viti. Pesha, sëmundjet e lëkurës si puçrrat dhe flokët, gjatësia dhe tiparet e fytyrës ishin shkaqet më të zakonshme të pasigurive. Gati një e treta e prindërve thonë se vërejnë se fëmija i tyre bën komente negative për pamjen e tyre. Një në tre prindër thotë se fëmija i tyre është trajtuar keq për shkak të pamjes së jashtme nga të huaj ose anëtarë të tjerë të familjes.


"Fëmijët i krijojnë përshtypjet për trupin dhe pamjen e jashtme në një moshë fare të re," – u shpreh drejtoresha Susan Woolford, eksperte e obezitetit të fëmijëve dhe pediatër në Spitalin e Fëmijëve Shëndetësor C.S. Mott të Universitetit të Miçiganit. – “Fëmijët marrin mesazhe jo të shëndetshme nga modelet e reja shoqërore, duke  krijuar një vetë-imazh të dobët për veten. Kjo gjendje e lartë pakënaqësia mund të çojë në ulje të shëndetit mendor dhe mirëqenies emocionale tek adoleshentët dhe të rrisë çrregullimet e të ngrënit, depresion dhe vetëbesim të ulët. Konsiderohet normale që fëmijët dhe adoleshentët të përjetojnë disa pasiguri gjatë rritjes, por nisur nga rastet e larta studimore, këto pakënaqësi të raportuara ndërhyjnë në aftësitë e tyre për të shijuar ndërveprimet sociale dhe aktivitetet e tjera të përditshmërisë. Në këto ritme, fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë të udhëhiqen nga prindërit, duke iu dhënë ndihma e kërkuar.” 


Në përgjithësi, prindërit e anketuar mendojnë se ndërveprimet personale kanë ndikim më të madh sesa mediat sociale në pikëpamjen që fëmijët ndërtojnë mbi veten e tyre. Megjithatë, roli i mediave sociale nuk mund të aneksohet duke parë ndikimin e lartë tek të rinjtë. 


Susan Woolford u ofron prindërve pesë mënyra për të ushqyer mendjen e fëmijëve pozitivisht, duke kontribuar në krijimin e një imazhi të shëndetshëm:


Kthehuni në model dashurie për veten

Nëse prindi ose familjarët shprehin në mënyrë të vazhdueshme pakënaqësi apo kritika mbi veten e tyre, për pasojë fëmija mëson të ndjek të njëjtin shembull të gabuar.  Pra, nëse prindi ankohet për rezultatet e peshës fizike, fëmija do e fillojë të shqetësohet për peshën e vet trupore, duke ndjerë droje për imazhin në pasqyrë. Përqendrohuni më pak në pamjen tuaj dhe shprehni vlerësimin për tiparet më të mira, duke rritur në këtë formë vetëbesimin. Shëtitja me fëmijën dhe krijimi i një rutinë në shërbim të shëndetit do jenë modeli i duhur për fëmijën tuaj. 


Përqafoni ndryshimet e trupit tuaj 


Nëse e dëgjoni fëmijën tuaj të komentojë për format e trupit të tij ose pamjen e dikujt tjetër, atëherë bisedoni duke i mësuar se njerëzit gëzojnë madhësi dhe forma të ndryshme, secili unik në mënyrën e tij. Për fëmijët më të vegjël, lexoni libra që theksojnë bukurinë e të qenit të ndryshëm si njerëz. 


Modeli familjar shërben si rregullator i cilësisë shëndetësore


Në familje duhet të ketë në parim ushqimet e shëndetshme sepse janë të domosdoshme për organizmin, dhe jo të ushqehen shëndetshëm vetëm për të ruajtur linjat fizike. Modeli i duhur familjar krijon zakone që kanë në fokus një fëmijë të shëndetshëm në ushtrimet fizike dhe ushqimet që merr. Dietat që promovohen në rrjete sociale për ulje peshe apo një trup “perfekt” duhet të eliminohen. Shumë të fëmijë kanë nevojë të ndërgjegjësohen mbi diferencën e dietave të shëndetshme ushqimore, dhe dietave që rrezikojnë shëndetin. 


Mësojini fëmijët të jenë kritik ndaj medias


Fëmijët janë të rrethuar nga lajme me tematike joreale. Modelet e rrjeteve sociale shpesh here kategorizojnë diskriminime dhe veçori të trupave të bukur, duke u krijuar fëmijëve çorientim. 

Inkurajoni fëmijët tuaj të jenë kritikë ndaj filmave dhe fotove sociale, duke u treguar për filtrat që shërbejnë si maskë e pavërtetë. Në realitet, çdo njeri ka trupa të ndryshëm, njolla, shenja, por pa na e ulur veçantinë tone si qenie humane. Prindërit mund t'i ndihmojnë fëmijët e tyre të zhvillojnë një imazh pozitiv të trupit gjatë rinisë dhe moshës madhore.


Në katalogun për fëmijë të Albas, gjendet libri “Ç’po ndodhë me mua?!”, i cili ju vjen në ndihmë adoleshentëve me pyetje dhe përgjigje mbi ndryshimet e moshës. “Adoleshenca është një periudhë mbushur plot me ndryshime dhe emocione të reja. Ky libër të ndihmon të qartësosh nga afër dhe lehtësisht dyshimet e mëdha që mund të lindin në këtë etapë.”



Linku: https://neurosciencenews.com/self-consciousness-children-21436/  

Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,517 Lexime
2 vjet më parë