"Tri lëndë në gjashtë orë"

Studim, fjalimi publik, Gjuhë shqipe XI

“Studim - Fjalimi publik. Fjalimi i Ismail Qemalit më 1912” kjo temë mësimore është planifikuar nga mësuesja e gjuhës shqipe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, sipas nismës “tri lëndë në gjashtë orë”.

Planifikimi i orës mësimore (Model)

Fusha: Gjuha dhe komunikim

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: V

Klasa: XI

Mësuese: 

Gjimnazi "P. N. Luarasi" Tiranë

Tema mësimore: Studim - Fjalimi publik. Fjalimi i Ismail Qemalit më 1912 (2 orë)

Situata e të nxënit

1. Shkolla të ka ngarkuar ta përfaqësosh në prezantimin e politikave të saj për realizimin e një  projekti, në mënyrë që të mbështetet nga donatorë të ndryshëm. Si e bindim ne auditorin? Çfarë politikash duhet të referojmë për ta fituar këtë mbështetje? 

2. Imagjinoni sheshin “Pavarësia” në Vlorë; një turmë njerëzish që brohorasin. Ju jeni të detyruar të thoni një sihariq apo shpallni diçka nga një mbledhje historike. Shkruani një fjalim të shkurtër publik, për të ruajtur entuziazmin e tyre dhe për t’i motivuar për të vazhduar. 

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës së orës mësimore

Nxënësi:

• Flet para auditorit (klasë), por me një mënyrë për të krijuar një fjalim publik.

• Dëgjon dhe mban shënime.

• Analizon elementet e tekstit të Ismail Qemalit.

• Interpreton gjuhën, fjalorin, qëndrimet e folësit.

• Shkruan tekste duke respektuar rregullat e shkrimit të një fjalimi publik.

• Shkruan saktë e pa gabime tekstet.

• Përdor drejt njohuritë gjuhësore të shkrimit dhe studimit të një teksti.

• Respekton rregullat e të folurit publik duke menaxhuar emocionet.

Fjalë kyçe: Fjalim publik, argument,  detaje,  frymë, standard, qëllim, bindje.

Burimet: Libri i nxënësit faqe 118-119,  Historia e Shqipërisë (teksti), Dokumente historike Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Histori,  Letërsi,  Teknologji info dhe komunikimi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

• Përvijim mendimi

• Stuhi mendimesh

• Diskutim

• Interpretim

• Analizë teksti dhe Sintezë

• Diagramë Veni

• Punë në grupe

• Punë individuale

• Ditar dypjesësh

• Shkrim i shpejtë

• Lexim hap pa hapi

Mësuesi/ja mund të zgjedhë teknika edhe sipas mundësisë dhe përfaqësimit të nxënësve në klasë (nivelit).

Veprimet e kryera për trajtimin e situatës

Mësimi nis me detyrën e nxënësve (që kanë patur) dhe e prezantojnë në klasë. Mësuesi/ja nxit nxënësit të mbajnë shënime dhe më pas të vlerësojnë punën e shokëve për karakteristikat e fjalimit. Nxënësit (dëgjuesit) ndahen në grupe dhe mbajnë shënime:

1. Udhëzohen të vëzhgojnë:  a. detajet; b. figurat retorike c. tonin.

2. Dëgjojnë për të analizuar : a. strukturën;  b. hyrjen e tekstit; c. mbylljen

3. Dëgjojnë me qëllim të nënvizojnë: a. fjalët kyçe; b. shprehjet e veçanta; c.fjalë a shprehje që forcojnë besueshmërinë e dëgjuesve.

• Përgjigjet e tyre vlerësojnë edhe shkrimin e folësve, po ndihmojnë edhe për rikujtimin e të gjitha teknikave të shkrimit të një fjalimi publik, ndërsa një grup i vogël vlerëson:

a. Menaxhimin e emocioneve;

b. Mesazhet që përcjell;

c. Efektivitetin e fjalimit

Etapa  2.

I.  Nis me rivlerësimin e tekstit të fjalimit publik të I. Qemalit.

U kërkohet nxënësve të trjatojnë në vijimësi analizën e brendshme të tekstit, meqë orën e kaluar kemi trajtuar disa  nga teknikat e shkrimit.

Klasa ndahet në tre grupe:

Grupi 1. Vëzhgoni kërkesën 2 në faqen 121.

Grupi 2. Dalloni informacionet e rëndësishme në paragrafin e parë, (kërkesa 3, faqe 121).

Grupi 3. Kërkesa 5, faqe 121: Si i shërbejnë fjalët lidhëse koherencës logjike të tekstit? 

Thoni funksionin.

- Nxënësit punojnë për 3-4 minuta dhe diskutojnë këto elemente:

Ju bëjnë përshtypje fjalët e futura nën kllapa? Ç’rol kanë? Krahasoni me përdorimet e tyre në tekstin dramatik? (Nxënësit këtu duhet të lidhin tiparet e shkrimit me ato njohuri që kanë nga teksti dramatik dhe të sjellin shembuj.) – Diskutime nga nx të ndryshëm.


II.

Mësimi vazhdon me kuptimin e tekstit. Meqë në orën pararendëse nxënësi ka përdorur teknika të ndryshme të shkrimit edhe është marrë me analizën formale e tekstit të I. Qemalit, në këtë etapë do kalohet te analiza e përmbajtjes së tekstit.

Klasa ndahet në grupe të mëdha (3 grupe). Nxënësit orientohen të shfrytëzojnë tekstin e nxënësit.

Grupi 1. Kërkesa 2 dhe 3, faqe 121

Grupi 2. Kërkesa 4 dhe 5 faqe 121

Grupi 3. Kërkesa 6 dhe 7 faqe 121


Rubrika: Të folurit dhe të kuptuarit

Analiza e tyre do të ndihmojë nxënësit të sintetizojë disa teknika të organizimit të brendshëm të fjalimit të I. Qemalit. Nxënësit kanë punuar në tekst dhe mund të përdorin edhe ditarin dypjesësh.

Nxënësi përgjigjet në mënyrë të strukturuar:



Pyetja: Përgjigjja:
Argumenti kryesor
Mbiemrat cilësorë
................. (teksti)
................. (teksti)


- Secili grup bën tabelën përkatëse.

- Diskutohen përgjigjet dhe vëzhgohen për t’u vlerësuar saktësia e tyre.


Etapa. 3

Shkrimi i shpejtë. Klasa punon me dy grupe dhe nxënësit në grup punojnë individualisht.

- Orientohen sipas kërkesës 1, faqe 121 – Rubrika: Të shkruarit.

- Rishkruhet fjalimi në gjuhën standarde në 2 pjesë. (5 min)

- Lexohen punimet

 

Më pas nxënësit diskutojnë shmangiet nga norma: 

Argumentoni shkurt shmangiet nga norma standarde të gjuhës së tekstit të I. Qemalit.

Diskutimi i çon tek interpretime gjuhësore, ku nxitet vëmendja e nxënësve në drejtshkrimin e standardit.


Detyrë klase:

Në fund të 45’ të para nxënësve u jepet një detyrë:

1. Krahasoni fjalimin e I. Qemalit me një tjetër fjalim historik (nxjerrë nga materiale historike).

Në këtë kohë nxënësve u prezantohet ose me video ose me lexim nga materialet të ndryshme një fjalim politik p.sh  Obama, Martin Lutherking, R.Nixon, etj. . 


Ora 2 (Pjesa e dyte e orës 90-minutëshe):

Pjesa e dyte nis me nje Stuhi mendimi:

A janë vallë fjalët në gjendje të ndryshojnë botën?

-Nxënësit diskutojnë se c’janë në gjendje të bëjnë  fjalët dhe si duhet të përdoren ato.

-Sjellin shembuj nga përvoja e tyre se si janë përdorur ato.

Më pas futen në situatën  2  të të nxënit dhe përgatitemi për analizën e textit. 


III.  Mësimi vazhdon me teknikën: Përvijim mendimi – organizohet në një kllaster, me Diagramë Veni,  tiparet e fjalimit si tekst argumentues, ku nxënësi përmbledh disa njohuri të mbartura dhe të marra në dy orët e mëparshme:

Klasa ndahet ne grupe, por tani ndërrohen elementet nëpër grupe:

Pasi bëhen këto dallime të domosdoshme, analizë të cilën e përdorim për të bindur nxënësit se kemi të bëjmë me tekst argumentues bindës, mësimi vazhdon me shpërndarjen e texteve të shkurtra në fletushka ku nxënësit lexojnë texte fjalime dhe texte argumentuese. 

Në mënyrë shumë të natyrshme kalohet në elemente të tjera të tekstit të I. Qemalit.


Klasa është ndarë në grupe të vogla (5-6 nxënës) varet nga nr. i nx në klasë.

Grupi 1. Cila është detyra e çdo shqiptari përpara flamurit? Po sipas folësit, thoni arsyet (kërkesa 8, faqe 121).

Grupi 2. Gjeni mjetet dhe funksionin sintaksor të foljeve: mburrur, përparuar, qytetëruar? (kërkesa 9, faqe 121)

Grupi 3. Thoni arsyet që e sollën këtë Ditë, sipas I. Qemalit? Në ç’raport qëndrojnë me njëra-tjetrën? (shkak-pasojë)

Grupi 4. Vëzhgoni fjalët me germa të mëdha (te urimi i folësit) dhe thoni a. marrëdhëniet e tyre sinonimike; b. Emocionale; c. kuptimore të fjalisë.

Grupi 5. Analizo formimin e fjalës “mëvehtësinë”. Çfarë vini re? Çfarë ju tregon ky përdorim për ndryshime që ka pësuar fjala?

Grupi 6. Rilexo fjalinë e fundit dhe analizo ndërtimin sintaksor. Interpreto atë si burim të shprehësisë mbi të cilën është ndërtuar.

a. Punohet në mënyrë të pavarur  disa minuta nxënësit, 

b. diskutohet në klasë për këto çështje dhe

c. bëhen nxirren konkluzione mbi analizën e këtyre elementëve të tekstit si tekst argumentues.

d. Në fletoren e klasës nxënësit shënojnë në formë sinteze konkluzionet e arritura.


Detyrë dhe punë e pavarur:

1. Kërkesa 3, faqe 121

2. Detyra e nisur në klasë sipas kërkesës 4, faqe 121, përfundohet në shtëpi.

3. Përsërisni nga klasat paraardhëse: konceptin, rolin dhe funksionin e rrethanorit.


Vlerësimi i nxënësve

Ora 1

- Flet qartë dhe menaxhon mirë emocionet në auditor.

- Analizon tekstin në elementet e brendshme e të jashtme.

- Interpreton drejt gjuhën dhe qëndrimet e autorit.

- Shkruan drejt e me rregull tekstin e tij të orientuar për një publik.

Ora 2

- Dallon fjalimin nga një text argumentues,

- Përdor saktë njohuritë gjuhësore të analizës së një teksti.

- Shkruan saktë e pa gabime tekstet.

- Lexohen shkurtimisht dhe vlerësohet mënyrën se si i kanë veçuar këta elemente. 

- Bën analizë dhe sintezë të njohurive të marra.

(Portali Shkollor)

11,090 Lexime
6 vjet më parë