Standartizimi shmang vlerësimin subjektiv

Pas konkurrimit tek portali i MASR dhe atij me dosje në DAR, mësuesit fitues punuan nëpër shkolla për një periudhë kohe të mjaftueshme për të kuptuar aftësinë e tyre në mësimdhënie.

Për herë të parë në shkollat e Tiranës po ndiqet një rrugë korrekte dhe transparente  për emërimin e mësuesve të rinj. Pas konkurrimit tek portali i MAS dhe atij me dosje në DAR, mësuesit fitues punuan nëpër shkolla për një periudhë kohe të mjaftueshme për të kuptuar aftësinë e tyre në mësimdhënie.


Në një periudhë të dytë, në çdo shkollë u ngritën komisione vlerësimi nga këshillat të prindërve dhe nga shërbimi psiko-social. Për të vlerësuar mësuesit u ndërtuan instrumente vlerësimi, standarde, për të gjitha shkollat, gjë që vlerësohet si arritje, pasi standartizimi  shmang vlerësimin subjektiv, gjë për të cilën jemi ankuar gjithmonë.

Në të gjitha shkollat ku kishte mësues për t’u emëruar, në një orar të caktuar, me transparancë të plotë, u bënë intervistat e mësueve nga këto komisione. Vlerësimi nga ana e prindërve kishte në fokus veprimtarinë  mësuesve të rinj në këtë periudhë prove, në lidhje më prindërit dhe nxënësit.


Komunikimin efektiv dhe bashkëpunimin me prindërit. Nxitjen e prindërve për pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta për mbarëvajtjen e nxënësve. Respektimin e të drejtave të fëmijëve, disiplinën në punë, metoda që përdor në zgjidhjen e konflikteve në shkollë etj.

Kurse komisinoni psiko-social u fokusua njohjen nga këta mësues të specifikave të zhvillimit emocional, psikologjik, social, fizik e intelektual, si veprojnë me nxënësit me nevoja të veçanta, si modelojnë dhe përforcojnë sjelljet sociale në shkollë, format e komunikimit zyrtar me eprorët, kolegët, nxënësit, komunitetin, si menaxhon sjelljet problematike brenda klasës etj. Dhe vetëm pas një vlerësimi përfundimtar pozitiv, këta mësues marrin vendimin për emërimin e tyre.


Uroj që kjo traditë të vazhdojë, që të kemi mësues të rinj sa më të mirë.

(Drita Kolndreu: Portali Shkollor)

3,488 Lexime
8 vjet më parë