Standardet profesionale, vetëvlerësimi i mësuesit
Përshkrimet e mëposhtme ndihmojnë mësuesin të vetëvlerësohet dhe orienton drejtuesin për të vlerësuar performancën e mësuesit. Vetëvlerësimi mund të bëhet me katër nivele dhe secilit nivel i takon një numër i caktuar pikësh.
Mësuesi është përgjegjës për arritjet e nxënësve të tij. Atij i duhet të shqyrtojë here pas here se si po e përmbush këtë përgjegjësi. Analiza serioze, e detajuar e periodike e vetes mbi bazën e këtyre standardeve i jep mësuesit një mundësi të çmuar për të kuptuar në kohë pikat e tij të forta dhe ato të dobëta.
Përshkrimet e mëposhtme vlejnë thjesht për të ndihmuar mësuesin të vetëvlerësohet dhe orienton drejtuesin për të vlerësuar performancën e mësuesit. Vetëvlerësimi mund të bëhet me katër nivele dhe secilit nivel i takon një numër i caktuar pikësh. Këto nivele dhe pikët përkatëse janë:
Përshkrimi i nivelit | Niveli |
---|---|
Arritje shumë të mira | 4 |
Arritje të mira që kanë nevojë për përmirësim | 3 |
Arritje të mjaftueshme që kanë nevojë të konsiderueshme për përmirësim | 2 |
Arrije të dobëta që kanë nevojë të domosdoshme për përmirësim | 1 |
Mësuesi mund të vlerësojë veten për një bllok treguesish, si p.sh. për aftësitë e tij të komunikimit, ose vetëm për një standard, ose bën një vlerësim tërësor të tij, d.m.th. për të gjitha standardet një nga një.
Shembull
Standardi: “Komunikimi dhe Etika”.
Treguesi 11.4.7: “Mësuesi është transparent në veprimtarinë e tij dhe krijon në mjediset e të nxënit kulturën e transparencës”.
Në këtë tregues, ashtu si edhe në disa tregues të tjerë, kërkohet që mësuesi, jo vetëm, të gëzojë një virtyt profesional, siç është transparenca e veprimeve të tij, por edhe të jetë i aftë të krijojë të njëjtën kulturë me nxënësit e tij. Pra, vetëvlerësimi ka dy përmasa. Njëra përmasë është thjesht veçori e karakterit të tij (A është transparent ai?), kurse përmasa tjetër është një aftësi profesionale (A është ai i aftë të kultivojë kulturë e transparencë me nxënësit e tij?).
Pyetësorë pa emër me nxënësit e prindërit për aspekte të caktuara të punës së tij, i japin mundësi të vlefshme të përmirësojë punën e tij.
Nëse mësuesi është i interesuar në mënyrë të veçantë të kuptojë sa e përmbush standardin, duhet të analizojë veç e veç secilin tregues. Pastaj gjen shumën e pikëve. Këtë shumë e pjesëton me numrin e treguesve dhe rezultatin e rrumbullakos me një shifër pas presjes. P.sh.:
Nr. | Standardi 11: “Komunikimi dhe etika” Vlerësimi i treguesit | Niveli |
---|---|---|
11.2.1 | respekton të drejtat e liritë e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve dhe është i aftë të krijojë në mjediset e të nxënit atmosferën ku respektohen këto të drejta; | 3 |
11.2.2 | krijon një mjedis miqësor për nxënësit; | 2 |
11.2.3 | nuk ushtron diskriminim, dhunë, keqtrajtim e dëm moral të nxënësit dhe te personeli | 2 |
11.2.4 | kultivon te nxënësit respektin ndaj dallimeve individuale, kulturave të etnive dhe popujve të tjerë: a) duke përdorur stile dhe praktika të ndryshme të komunikimit me nxënësit, kolegët, prindërit etj.; b) duke komunikuar hapur, në mënyrë korrekte, bindëse dhe frymëzuese me nxënësit; c) duke krijuar në mjediset e të nxënit frymën e komunikimit të hapur e të lirshëm të nxënësve me të dhe të nxënësve në mes tyre; | 3 |
11.2.5 | krijon një atmosferë, ku nxënësit ndjehen të lirshëm të pyesin atë dhe shokët dhe të mos kenë frikë se gabojnë, si dhe kultivon kurajën e tyre për të shprehur mendimin vetjak | 3 |
11.2.6 | është transparent në veprimtarinë e tij dhe krijon në mjediset e të nxënit kulturën e transparencës | 2 |
11.2.7 | është i hapur ndaj gabimeve të tij dhe krijon në mjediset e të nxënit një klimë të hapur dhe reflektuese | 4 |
11.2.8 | përdor metoda të ndryshme të negocimit, të zgjidhjes së konflikteve dhe të arritjes së konsensusit në marrëdhëniet me kolegët, me nxënësit dhe të nxënësve mes tyre | 3 |
11.2.9 | shmang çfarëdo lloj konflikti interesi dhe njofton drejtorin e institucionit për raste të tilla. | 3 |
SHUMA E PIKËVE | 26 | |
MESATARJA E PIKËVE | 26:9=2.9 |
Kur mesatarja e pikëve është 1 deri në më pak se 1,8, standardi vetëvlerësohet “Niveli 1”. Mesatarja nga 1.9 deri në më pak se 2.5 tregon që standardi është “Niveli 2”.
Standardi është “Niveli 3”, kur mesatarja e pikëve është nga 2.6 deri në më pak se 3.3, kurse mbi 3.4 - 4 është “Niveli 4”.
Në shembullin e mësipërm, mësuesi vlerësohet “Niveli 3” për standardin “Komunikimi dhe etika”.
Sigurisht ky vetëvlerësim është vetëm sugjerues.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse në lëndën dituri natyre, tremujori i parë, klasa IV
Instrumentet dhe teknikat e vlerësimit
Teste në TIK I, V, VI, VII, VIII dhe IX