Si të silleni me fëmijët tuaj kur ata humbin vlerësimin për veten dhe ndihen inferiorë ndaj të tjerëve?
Në vazhdimësi gjeni disa këshilla se si të reagoni në rastet kur shihni që fëmijët tuaj po përjetojnë ndjenjën e inferioritetit dhe nënvlerësimit të vetes.
Shpeshherë fëmijët përjetojnë ndjesinë e pamjaftueshmërisë dhe inferioritetit krahasuar me të tjerët. Këto momente shkaktojnë humbje vetëbesimi dhe motivimi tek ata, duke ua bërë rrugëtimin drejt qëllimeve të tyre shumë më të vështirë. Disa arsye që çojnë në këtë problem janë: ngacmimi i fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme, kritika e rregullt nga bashkëmoshatarët ose vëllezërit e motrat dhe rritja në një ambient abuziv emocional.
Në vazhdimësi gjeni disa këshilla se si të reagoni në rastet kur shihni që fëmijët tuaj po përjetojnë ndjenjën e inferioritetit dhe nënvlerësimit të vetes.
1. Ndihmoni fëmijët të identifikojnë pikat e forta të tyre
Mundohuni të ndihmoni fëmijët tuaj të identifikojnë cilat janë aftësitë ose cilësitë në të cilat janë të mirë dhe t’i mbështetni ata në këto fusha. Duke ua ofruar drejtimin dhe mbështetjen e duhur, ata mund të ndihen më të sigurt në vete.
2. Vendosni qëllime së bashku
Inkurajoni dhe mbështetni fëmijët tuaj të identifikojnë qëllimet dhe ëndërrat e tyre, pastaj bashkëpunoni për t'i arritur ato.
3. Mos i krahasoni fëmijët
Është e rëndësishme të mos krahasohen fëmijët mes tyre, as edhe me fëmijët e tjerë jashtë familjes. Krahasimet mund të dëmtojnë motivimin e tyre, duke i bërë ata të ndihen të pavlerësuar dhe të parëndësishëm.
4. Dëgjoni dhe kuptoni fëmijët tuaj.
Është e rëndësishme që fëmijët të kenë dikë që i kupton ndjenjat dhe emocionet e tyre, me të cilin mund të flasin lirshëm pa “fshehur” asgjë. Ky rol zakonisht i përket prindit, sepse ai mund t'u japë fëmijëve sigurinë që nuk mund t’ia ofrojë askush tjetër. Një gjë e tillë i bën ata të ndihen më të fuqishëm se kurdo tjetër.
Për më tepër, bëni çdo gjë që është e mundur për të inkurajuar dhe mbështetur fëmijën tuaj në nevojat e tyre. Ndihmoni ata të kuptojnë se mendimet dhe bindjet për veten e tyre nuk janë gjithmonë të vërteta ose të sakta. Me kalimin e kohës, ata do të kuptojnë se kanë vlerë dhe ndjenjat e tyre të inferioritetit gradualisht do të zhduken, duke u zëvendësuar me ndjenjat e vetëvlerësimit dhe superioritetit maksimal.
Burimi: Kliko këtu
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Aktivitetet që mund të organizojnë shkollat me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara
Nëse nxënësit po kalojnë një situatë traumatike, ndiqni këto sugjerime
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë