Suksesi i nxënësve

Si të rritet produktiviteti i nxënësve në mësime gjatë pranverës

Faktorë të ndryshëm si alergjitë, rritja e temperaturave e deri te ndryshimet e rutinës së shkollës ndikojnë dukshëm në mos përqendrimin e nxënësve në mësime. Në vazhdim kemi sjellë disa këshilla për nxënësit/mësuesit, për ta kaluar më me lehtësi këtë sfidë kohore.

1. Bisedoni me nxënësit për problemet që kanë


Takimi me secilin nxënës për të diskutuar pengesat e gjithsecilit veçmas mund të konsiderohet si proces i vështirë dhe që merr shumë kohë, por në raste të tilla është jashtëzakonisht i nevojshëm. Pyetjet e tilla si: “Çfarë po të pengon të përfundosh detyrat? Çfarë mund të bëj për të të ndihmuar?” e të tjera si këto mund të jenë mjaft inkurajuese për nxënësit për t’i çuar ata në rrugën e duhur.

 


2. Krijimi i planit


Pasi të jenë identifikuar pengesat drejt suksesit, hapi tjetër që nxënësit duhet të bëjnë është krijimi i një plani për përmirësim. Ky plan mund të përfshijë pika të ndryshme, të cilat varen krejtësisht nga ajo se çka nxënësi i vë vetes pikësynim.

Disa pika që ju si nxënës mund t’i përdorni janë:

-Kur të jem i hutuar, do t'i shkruaj pyetjet e mia dhe do t'ia jap mësuesit.

-Do të bashkëpunoj me shokun/shoqen, në mënyrë që të gjithë të përfitojmë nga njëri-tjetri.

 


 

3. Krijimi i një kalendari


Zhvillimi i planit është i rëndësishëm, por edhe më i rëndësishëm është bashkëpunimi me mësuesin përkatës, ngase pa përfshirjen e tij kjo gjë vështirë që mund të realizohet. Mësuesi dhe nxënësi duhet të angazhohen në takime të rregullta lidhur me lëndët e caktuara, për të mësuar dhe fituar prapë motivimin e njëjtë. Kjo gjë forcon marrëdhëniet dhe përmirëson performancën akademike me kalimin e kohës.

Duke u fokusuar në bashkëpunim, planifikim dhe mbështetje reciproke, ata mund të kapërcejnë këto sfida me sukses dhe të krijojnë një ambient më produktiv në mësim.



Burimi: Kliko këtu



Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

643 Lexime
7 muaj më parë