NDËRTIMI I RUTINËS

Si të jesh optimist dhe produktiv në karantinë nga Robin Sharma

Mesazh dashurie nga Robin Sharma. Qëndroni të fortë. Drejtoni mirë. Mbani kokën lart e zemrën hapur. Mos harroni të jeni të sjellshëm dhe njerëzorë. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë pandemi. Dhe unë jam plotësisht këtu për ju.

Robin Sharma është një personalitet i shquar në botën e librit. Ne e njohim përmes librave “Klubi 5 i mëngjesit”, "Murgu që shiti Ferrarin e tij", dhe "Kush do të qajë kur të vdesësh", sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “Albas”. Ky autor “influencues”, sjell disa këshilla, se si t’i ruajmë balancat tona, duke ndërtuar rutinën ditore. Qëndroni të fortë. Drejtoni mirë. Mbani kokën lart e zemrën hapur. Mos harroni të jeni të sjellshëm dhe njerëzorë. Ju ftojmë t’i lexoni, të reflektoni dhe t’i vini në zbatim.  


Sharma: Doja t'ju dërgoja këtë mesazh pasi ju jeni në mendimet dhe në lutjet e mia gjatë kësaj kohe të vështirë për planetin tonë të vogël. Ndërsa ky virus duhet marrë seriozisht, për gjithë kaosin ekonomik që po shkakton, ju sugjeroj të mendoni që gjithçka do të kalojë. Herët…a vonë. Në përkushtimin tim të sinqertë për të qenë në shërbimin tuaj, për ju dhe familjen tuaj, unë ofroj në rrjetet e mia sociale, si Instagram, njohuritë dhe këshillat e mia, në kohë reale, se si t’ia dilni mbanë në mes të paqëndrueshmërisë. Unë ju ofroj këto sugjerime taktike, për të mbrojtur veten dhe ata pranë jush në këto kohë pasigurie:


1. Mendoni për të ardhmen. E gjitha kjo do të përfundojë dhe normaliteti do të rikthehet. Bëni atë që duhet të bëni për të shmangur stuhinë jashtë në mënyrë të sigurt, por qëndroni të lidhur me dritën e yjeve lart. Edhe nata më e errët na ofron një bukuri të ndritshme, që vjen nga qiejt e që duhet vlerësuar. Ndaj, bukuri të tilla, janë një nder për ne.


2. Heronjtë kanë lindur në kohë të vështira. Çdokush mund të tregojë aftësi në udhëheqje, mjeshtëri dhe pozitivitet, kur gjithçka shkon mirë. Tani është koha kur ju duhet t’i tregoni botës se kush jeni në të vërtetë dhe cilat janë vlerat që përfaqësoni, si kreativiti, trimëria dhe humanizmi.


3. Niseni rutinën tuaj të mëngjesit me optimizëm. Ajo që po më ndihmon më së shumti në këtë periudhë është "rituali i përditshme i zgjimit", vrapimi para se të lindë dielli, ngrënia e mëngjesit, meditimi, leximi, informimi përmes gazetave, lutjet, zhvillohen në “orën time të fitores”, nga ora 5-6 të mëngjesit. Kjo rutinë e forcon dhe e bën më të durueshëm fokusin tim dhe përmirëson performancën time, ndërsa shkruaj librin tim të ri gjatë kësaj periudhe të trazirave ekstreme globale. (Libri është pjesë e librit të kujtimeve + pjesë për heroizmin personal + manifestim shpirtëror për ta bërë botën tonë më të mirë — për të gjithë ata që pyesin). Ju lutem bëjini jetës suaj një favor të madh, duke pasur një rutinë mëngjesi. Kjo mund të shpëtojë jetën tuaj.


4. Dhuroni edhe më shumë magji. Turma është e frikësuar. Kolegët e biznesit tuaj po zmbrapsen. Të gjithë janë në panik. Tani është një kohë e shkëlqyer, për të krijuar edhe më shumë vlerë për klientët tuaj. Përmirësoni njohuritë tuaja profesionale dhe aftësitë në karrierë. Dëgjoni audiobooks-e, apo trajnues në mënyrë që ta udhëhiqni vetë veten tuaj. Tregu kërkon (dhe do të shpërblejë) aftësitë tuaja, si kurrë më parë. Nëse i ndiqni këto këshilla, do të ndiheni të aftë, gjë që e dëshiroj për secilin prej jush.


5. Forconi shëndetin tuaj. Pushimi është edhe më i rëndësishëm tani, për imunitetin tuaj. Siç shkrova në Klubin 5 të mëngjesit: "Pushimi nuk është një luks - është një domosdoshmëri”. Unë gjithashtu rekomandoj që të shtoni angazhimin tuaj në stërvitjen mëngjesore, të merrni pak diell për vitaminë D, të eksploroni vlerën e fuqishme të kontrollit ushqimor dhe të meditoni çdo ditë.


6. Drejtohuni në konceptin tim të TBTF-së (Tubb Bubbles of Total Focus). Klientët e mi të nivelit më të lartë në ‘IconX’, si dhe ata që po i mentoroj në programin tim në internet “Rrethi i Legjendave”, më thonë që po marrin këshillat e mia “Tubb Bubbles of Total Focus” (TBTF), në mënyrë që ata të përzgjedhin lajmet që lexojnë, të shmangin njerëzit toksikë dhe të izolojnë fokusin e tyre pozitiv. Kjo u lejon të rriteni profesionalisht dhe personalisht, ndërsa bota po shkëputet. Dua t'ju inkurajoj që të përdorni këtë metodë. Bëni gjithçka që duhet për të gjetur kohë për të krijuar, të qëndroni produktivë dhe të mbeteni të frymëzuar. Gjeni muzën tuaj, në mënyrë që të shkëlqeni në punët që bëni. 


7. Thelloni mirënjohjen çdo ditë. Ajo që dua të them me këtë është se tani është kohë e duhur për të vlerësuar të gjitha të mirat që keni në jetën tuaj. Mirënjohja është antidoti i frikës. Përqëndrimi në bekimet e vogla dhe aspektet e çmuara të jetës suaj, do ju mbajnë të lumtur, të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe shqetësuese. Qëndroni të fortë. Drejtoni mirë. Mbani kokën lart e zemrën hapur. Mos harroni të jeni të sjellshëm dhe njerëzorë. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë pandemi. Dhe unë jam plotësisht këtu për ju.


Me dashuri dhe respekt

Robin

 “Klubi 5 i mëngjesit”, është një ndër sugjerimet më të mira, sidomos këto kohë, ku të vendosim një rutinë e kemi shumë të vëshirë, çka na prish balancën e ditës. Në këtë libër revolucionar, që përfshin një punë rigoroze 4-vjeçare të autorit, ne zbulojmë zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. 

Për të lexuar artikullin në origjinal, klikoni këtu


Përktheu Parajsa Shtini për Portalin Shkollor

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,146 Lexime
4 vjet më parë