Si mund t’i ndihmojnë prindërit mësuesit këtë vit shkollor?
Mësuesit po bëjnë më të mirën për të përgatitur nxënësit e tyre që të kenë një vit të suksesshëm, por në të njejtën kohë ftojmë prindërit të ndjekin disa këshilla në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë sa më shumë mësuesve.
Prindërit, nxënësit dhe mësuesit gjenden në një vit shkollor shumë më ndryshe. Një gjë që të gjithë duhet ta pranojnë: Ne jemi të gjithë në këtë së bashku! Mësuesit po bëjnë më të mirën për të përgatitur nxënësit e tyre që të kenë një vit të suksesshëm, por i ftojmë prindërit të ndjekin disa këshilla në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë sa më shumë mësuesve.
Edukoni fëmijët të mbajnë maskë për një periudhë të gjatë kohore
Pavarësisht nga ndjenjat tuaja personale në lidhje me maskat, maskat do të kërkohen në shumicën e klasave. Gjeni një që është komode, lejon një frymëmarrje të mirë dhe ka faktorë të mirë mbrojtës. Fëmija juaj duhet ta mbajë atë gjatë gjithë ditës, me pushime të vogla. Nëse e bëni këtë, jo vetëm që do ta ndihmoni fëmijën tuaj, por edhe mësuesit do të vlerësojnë gjithnjë përpjekjet tuaja.
Mësojeni fëmijën tuaj të vishet vetë
Do të jetë jetësore që nxënësit të jenë në gjendje të marrin e të heqin xhaketat dhe të lidhin këpucët e tyre. Mësojeni fëmijën tuaj se si të ngrejë zinxhirin ose të lidhë nyjën. Kjo do t'i ndihmojë të gjithë, të qëndrojnë larg dhe të sigurtë. Flasim këtu për fëmijët e klasave të para, të cilët janë ende të vegjël.
Praktikoni fleksibilitetin dhe pozitivitetin
Mësojeni fëmijën tuaj të jetë pozitiv. Përmes të gjitha kthesave dhe të papariturave të këtij viti shkollor, mbani një qëndrim pozitiv pasi fëmija juaj do t’ ndjeni përthithë ndjenjat tuaja.
Komunikoni hapur me fëmijët tuaj
Pyete fëmijën për ditën e tij. Flisni për të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën. Jini të prekshëm me ta dhe ata do t'ju përgjigjen. Duke i dhënë përparësi marrëdhënieve, si ju ashtu edhe fëmija juaj do të jeni më të lumtur. Gjithashtu, komunikoni sa më shumë me mësuesin e fëmijës suaj për të mos ju shpëtuar asgjë nga përditshmëria e tij.
Zhvilloni një rutinë
Zhvilloni një rutinë për fëmijën tuaj. Bëni që fëmija juaj të zgjohet në mëngjes në mënyrë që të ha mëngjes, të përgatitet dhe të lajë dhëmbët, të përgatitet për në shkollë. Fëmijët kanë që nga marsi që qëndrojnë në shtëpi, kështuqë vendosja e kësaj rutine mund t’i ngjajë një “lufte”.
Burimi: https://www.weareteachers.com/parents-help-teachers/
Përshtati Parajsa Shtini
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV