Imuniteti i fortë

Si mund të forconi imunitetin tuaj për t’u mbrojtur nga COVID-19?

Artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë në lidhje me vëmendjen që duhet të tregoni ndaj sistemit tuaj imunitar, për kujdesin që duhet të tregoni ndaj tij. Se çfarë mund të bëni për të pasur një sistem imunitar të fortë ju njeh artikulli në vijim.

Me rritjen e shifrave të personave të infektuar në gjithë botën, mbajtja e trupit tuaj sa më të shëndetshëm tanimë është më e rëndësishme se kurrë.

Ekspertët thonë se nëse keni  një sistem të fortë imunitar, atëherë ai është mburoja juaj më e madhe kundër sëmundjeve infektive, përfshirë edhe Covid-19.

Ndërsa pandemia e koronavirusit është ende nëpër këmbë, dëmi që virusi mund të shkaktojë tek trupi juaj  mund të jetë tepër i madh. Mund t'ju bëjë të ndihemi të pafuqishëm, por e keni vet ju në dorë të përgatisni trupin tuaj që të krijojë imunitet  për të luftuar Covid-19, si p.sh mund të filloni nga një dietë e pasur me lëndë ushqyese dhe ushtrime fizike të rregullta.


Të kaloni ditën tuaj duke qëndruar gjithë ditën në krevat, ose duke ngrënë pica apo akullore shtrirë në divan përpara televizorit nuk i sillni asnjë të mirë sistemit tuaj imunitar. E  kundërta e asaj që duhet të bëni është të lëvizni sa më shumë dhe të ushqeheni shëndetshëm. Edhe pse mund t'ju duken si gjëra të pa rëndësishme ato konsiderohen si "nxitës" të imunitetit të shëndetshëm.


Të gjithë ne e dimë që funksioni i sistemit imunitar është që të mbrojë trupin tonë, ndaj ju duhet të kujdeseni që jo vetëm të keni vite jetë, por në vitet tuaja të ketë jetë.


Nëse do të shihnit ndikimin se çfarë i ndodh  trupit tuaj duke zgjedhur të qendroni gjithë kohën pasiv, apo duke bërë një jetë sedentare, pra ulur ose shtrirë, atëherë do të kuptonit vërtet pasojat negative shëndetësore në veten tuaj. Pra, zgjidhja më e mirë që mund të bëni për sistemin tuaj imunitar do të ishte ushqyerja e shëndetshme dhe ushtrimet fizike, për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet. Sepse një dietë e mirë ushqimore  mund të ulë rrezikun e vdekjes me mbi 10% .


Këtu janë disa lëndë ushqyese kryesore që luajnë një rol në imunitetin, dhe burimet ushqimore të tyre:

  • Karrota, lakër jeshile dhe kajsi për beta karotën;
  • Portokall, luleshtrydhe dhe brokoli për Vitaminë C;
  • Vezë, djathë dhe kërpudha për Vitaminë D;
  • Fasule, arra, drithëra dhe ushqime deti për zink;
  • Qumësht, vezë, arra për më shumë  proteina;
  • Banane, fasule për fibra;
  • Ujë, fruta, supë për hidratim.


Përktheu: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,485 Lexime
4 vjet më parë