"Shqipëria dhe shqiptarët 1912-1939", histori XI
“Republika Shqiptare në vitet 1925-1928”, Mbretëria Shqiptare në vitet 1928-1939” janë temat e planifikuar nga mësuesja Blerina Dibra, për programin mësimor të klasës së XI.
Data _____________
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi
Lënda: Histori
Shkalla: V
Klasa: XI
Mësuese: Blerina Dibra
Tematika: Shqipëria dhe shqiptarët 1912-1939
Temat mësimore:
1- Republika Shqiptare në vitet 1925-1928
2- Mbretëria Shqiptare në vitet 1928-1939
Situata e të nxënit:
Shfaqje me projektor të sekuencave filmike ku evidentohet figura e Ahmet Zogut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Nxënësi/ja:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpesh saktë, zhvillon dhe vlerëson ngjarjet historike të viteve 1925-1939.
Argumenton vlerat e trashëgimisë historike si pjesë e identitetit të një populli.
Kompetenca e të nxënit: Ndërlidh njohuritë paraprake me temën e re.
Kompetenca personale: Përcakton lidhjet shkak-pasojë ndërmjet ngjarjeve.
Kompetenca digjitale: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra jashtëshkollorë, internet), i shfrytëzon për realizimin e temës dhe i klasifikon sipas rëndësisë që ato kanë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Nxënësi/ja:
-Tregon mënyrën e organizimit të Republikës
-Analizon mënyrën e qeverisjes së Ahmet Zogut në Republikë.
-Evidenton arsyet e kalimit nga Republikë në Monarki
-Argumenton zhvillimin politik gjatë periudhës së Mbretërisë.
-Analizon politikën e jashtme të ndjekur nga Ahmet Zogu në Republikë e Mbretëri .
Fjalët kyçe:
Republikë Shqiptare, Mbretëri, Statuti themelor, mbret, Administratë e centralizuar, Kod Penal, Kod Civil, Bankë Kombëtare, Pakti I e II I Tiranës, reformë agrare, reformë arsimore, Këshilli i Shtetit.
Burimet: Teksti, materiale nga interneti, libra jashtëshkollorë (A. Zogu i B. Fevziut)
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurikulare: Gjuhë-Komunikim, TIK, Gjeografi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: (ORA I)
Fazat | Strategjitë | Veprimtaritë | Organizimi |
---|---|---|---|
Parashikimi | Parashikim me terma paraprakë | Diskutim i ideve | Gjithë klasa |
Ndërtimi i njohurive | Diskutim i ideve | Të nxënit bashkëpunues | Punë në grupe |
Përforcimi | Diagram i venit | Mësojmë përmes lojës | Grup nxënësish |
Parashikimi (Parashikim me terma paraprakë) 10 Minuta
-Mësuesja shkruan në dërrasën e zezë etiketat:
Republikë Shqiptare
Ahmet Zogu
Monarkia Shqiptare
Nxënësit shkruajnë poshtë çdo etikete njohuritë që kanë dhe idetë më të sakta shkruhen nga mësuesja në dërrasën e zezë. Bëhet lidhja mes temës së re dhe njohurive paraprake.
Ndërtimi i Njohurive (Diskutim i Ideve-Punë në Grupe) 25 minuta
Klasa ndahet në dy grupe.
Grupi I-Republika Shqiptare
Grupi II-Monarkia Shqiptare
Brenda grupit nxënësit mund të krijojnë minigrupe. Udhëzohen të lexojnë tekstin për 10 minuta.
Sipas organizimit të tyre secili anëtar grupi, sipas një radhe të përcaktuar nga vetë ato i shpjegojnë grupit tjetër konceptet kryesore të temës:
Gr I-Republika Shqiptare | Gr II –Monarkia Shqiptare |
---|---|
Kur e si u shpall Republika Shqiptare , Mbretëria | Kur e në ç’rrethana u shpall |
Organizimi i saj i brendshëm | Statuti Themelor i Mbretërisë |
Marrëdhëniet e shtetit shqiptar me jashtë | Masat që ndërmori A. Zogu për nizimin e jetës shoqërore shqiptare pengesat që hasi. Marrëdhëniet Italo-Shqiptare 1928-’39 |
Përforcimi (Diagram Venit) 10 MINUTA
Në dyshemenë e klasës ndërtohet një diagram veni. Mësuesja ka parapërgatitur skeda me fjali nga temat e mësimit. Nxënës të caktuar, pasi tërheqin skedat dhe i lexojnë ato pozicionohen në vendin e sakte(tek të përbashkëtat apo dallimet mes Republikës e Mbretërisë Shqiptare 1925-1939).Në këtë mënyrë nxënësit fiksojnë më mirë (edhe në mënyrë argëtuese)konceptet e mësuara.
ORA II
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: (ORA II)
Fazat | Strategjitë | Veprimtaritë | Organizimi |
---|---|---|---|
Parashikimi | Debat | Diskutim i ideve | Gjithë klasa |
Ndërtimi i njohurive | Debat | Diskutim i ideve | Gjithë klasa |
Përforcimi | Ese | Punë me shkrim | Gjithë klasa |
Ora e dytë në dy fazat e para (parashikimin dhe ndërtimin e njohurive) është konceptuar në formën e debatit. (30 MINUTA)
Klasa ndahet në dy grupe: nxënësit që përkrahin sistemin e monarkisë dhe nxënës përkrahës të republikës. Moderatorë e debatit është mësuesja e cila nxit debatin dhe e mban atë të strukturuar brenda temës. Nxënësit gjatë debatit argumentojnë përgjigjet e tyre.
Përforcimi (Ese) 15 MINUTA
Nxënësit hartojnë një ese (përshkruese, analizuese) mbi figurën e Ahmet Zogut dhe disa prej tyre lexohen në klasë.
Vlerësimi
Në fundin e orës vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në diskutime, debat, për kontributin e tyre në ndërtimin e njohurive të reja, në saktësinë dhe argumentimin e përgjigjeve të dhëna.
Falenderohen nxënësit!
(Portali Shkollor)
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV