Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës: Kurrikula me zgjedhje
Planifikim vjetor, i përgatitur nga mësuesja Violeta Nipolli Kuqi, mbi Kurrikulën me zgjedhje, klasa e pestë.
SHPËRNDARJA E PËRMBAJTIES SË LËNDËS: KURRIKULA ME ZGJEDHJE
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
- dëgjon me vëmendje prezantimin e tjetrit dhe merr pjesë në diskutim me fjali të thjeshta, mbi tema të njohura,
- identifikon personazhet kryesore të një tregimi, filmi,
- shkruan një kartolinë të shkurtër e të thjeshtë, një urim,
Kompetenca e të menduarit
Nxënësi: identifikon, personazhet, kohën, vendin etj.
• shprehet pro dhe kundër për një mendim, qëndrim, sjellje të manifestuar nga një apo më shumë persona (në klasë/shkollë apo jashtë saj).
Kompetenca e të nxënit
Nxënësi: ndjek udhëzimet e dhëna për të realizuar një veprim / detyrë, që kërkohet.
• pyet dhe përgjigjet lidhur me tematika nga jeta e përditshme, me një fjalor të thjeshtë;
• grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal;
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi: përgatit një plan të thjeshtë ditor me shkrim, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës;
identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në shtëpi.
Kompetenca personale
Nxënësi: bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj. bashkëpunon në mënyrë aktive me të gjithë moshatarët (pavarësisht prejardhjes së tyre, aftësive dhe nevojave të veçanta) drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët (projekti/ aktiviteti në bazë klase /shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca qytetare
Nxënësi: përcakton rregullat e punës në grup në bashkëpunim me anëtarët e grupit;• shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit, duke i dëgjuar në• mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët, për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar.
Kompetenca digjitale
Nxënësi: identifikon personazhet, kohën, vendin e një teksti të shkurtër të dëgjuar (nga mjetet audio-vizuale), të shprehur qartë dhe ngadalë;
(Violeta Nipolli; Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024