Miqësitë dhe rrethi shoqëror

Shoqet më largohen, më thonë se jam shumë “fëminore”

Ata që sillen kështu, marrin sjellje prej të rrituri pa qenë të pjekur e të përgatitur. Kjo gjë i mban ata edhe më gjatë në botën e quajtur “fëminore”. Fëmijëria është një periudhë shumë e shkurtër, ke një jetë të përpara për t’u sjellë si i rritur.

Pyetja e adoleshentit: Ka ca kohë që shoqet e mia më largohen, më thonë se jam shumë “fëminore”.

Përgjigjen specialistët:

Si fillim duhet kuptuar çfarë nënkuptojnë ato me termin “fëminor”: që ti vazhdon të sillesh si para disa muajsh, kur ende nuk të kishin ardhur periodat? Që ti qeshe shkujdesur dhe që sillesh e shpenguar dhe spontane? Që të pëlqejnë lodrat prej pelushi dhe se ende në dhomë mban kukulla?

Asnjëra nga këto nuk është arsye për të mos u bërë pjesë në një grup miqsh, por nëse është kështu, atëherë ka ardhur çasti të ndryshosh miqtë.

Mos harro që, personat që sillen kështu, janë e kundërta e atyre që kritikojnë.

Një këshillë

Ata që sillen kështu, marrin sjellje prej të rrituri pa qenë të pjekur e të përgatitur. Kjo gjë i mban ata edhe më gjatë në botën e quajtur “fëminore”.

Fëmijëria është një periudhë shumë e shkurtër dhe ke një jetë të gjatë përpara për t’u sjellë si i rritur. S’ke pse nxitohesh!

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

11,369 Lexime
7 vjet më parë