Model

Shkrimi i një përmbledhjeje dhe vetëvlerësimi

Materiali i mëposhtëm është shkëputur nga Portofoli i Nxënësit, gjuha shqipe 6. Nxënësit udhëzohen se si të shkruajnë një përmbledhje dhe se si të vlerësojnë veten në bazë të kompetencave.

Model i zbërthyer “Kthimi në Itakë”


I – HYRJA

1. Përqendrohem te tema që do të trajtoj, te personazhet, koha dhe vendi ku zhvillohet ngjarja.


P.sh.: model hyrjeje “Kthimi në Itakë”


Hyrja e tekstit origjinal   Përmbledhja e pjesës  
Kur ra nata, dolëm në breg dhe u shtrimë në rërë. Në mëngjes nisëm përsëri lundrimin duke marrë me vete dhembjen për shokët e humbur. Si lamë vendin e Ciklopëve, mbërritëm në ishullin e perëndisë Aeolus, hyjnisë së erërave.   Në mëngjes nisëm përsëri lundrimin. Si lamë vendin e Ciklopëve, mbërritëm në ishullin e perëndisë Aelous, hyjnisë së erërave.  


II – ZHVILLIMI

Përcaktoj çastin që vë në lëvizje ngjarjen.

Përcaktoj pikën kulmore duke dhënë shkurtazi detajet kryesore.

Shmang përshkrimet.


Modeli

1. Kjo hyjni jetonte në një kullë bronzi. Kishte gjashtë djem e gjashtë vajza, të cilët jetonin të lumtur me prindërit e tyre…


Përmbledhja e pjesës (zhvillim)

2. Mbërritëm në ishullin e perëndisë Aelous, e cila më mbajti një muaj e më trajtoi si mik. 3. Kur vendosa të largohesha, më dha me vete një thes, ku futi të gjitha erërat, përveç Zefirit, që frynte në drejtim të atdheut tonë. 4. Udhëtuam shumë dhe isha i drobitur. Sytë m’u mbyllën, por nëpër gjumë dëgjova shokët e mi që pëshpëritnin se thesi kishte flori. 5. Kështu mendjelehtët e hapën dhe në çast u krijua një stuhi e fuqishme, që na çoi përsëri në ishullin e Aelousit.


III – MBYLLJA

Shkëputa nga teksti fjalinë/fjalitë që japin përfundimin e rrjedhës së ngjarjes.


Përmbledhja e pjesës (mbyllja)

6. Këtë radhë ne u ndeshëm me zemërimin e saj si njerëz mosmirënjohës. Pa pikë kuraje e shprese u dhamë rremave drejt së panjohurës.

 

Emër / Mbiemër.................................................

Klasa.................................................

Data.................................................


Tema: Shkrimi i një përmbledhjeje


Pyetjet e mëposhtme do të të ndihmojnë për përmbledhjen e teksteve letrare. (Përgjigjen për çdo pyetje do ta gjesh në çdo tekst të përmbledhur.)


• Ku dhe kur nis rrëfimi i ngjarjes?

• Cilat personazhe marrin pjesë në këtë rrëfim?

• Cila ngjarje vë në lëvizje zhvillimin e rrëfimit?

• Cili është konflikti/problemi kryesor ndërmjet personazheve?

• Cilat janë pasojat (është pasoja) e konfliktit?

• Si përfundon rrëfimi?


Fabula Përmbledhja
Gomari dhe qeni
Një ditë të bukur vere një fshatar vendosi të shkonte në pazar. Ai mori gomarin dhe qenin e u nis. Pasi kishte bërë gati gjysmën e rrugës, u ul të pushonte mbi një fushë plot me lule, kurse gomari kërkoi në shesh dhe filloi të hante bar. Qeni që s’gjeti gjë në shesh për të ngrënë, i tha gomarit:
– Të lutem, bjer në shesh sa të marr pak bukën që ke mbi samar, se më griu uria. Hë, të lutem, se përndryshe do të vdes. Jam në dorën tënde. Gomari ia ktheu.
– Po deshe prit sa të zgjohet im zot, se s’të jap dot pa më thënë zoti im.
Qeni nuk duronte dot, qau, dhe pasi s’kishte ç’të bënte, ra të flinte. Pas pak del nga një pyll i vogël, një ujk i madh. Kur e pa veshgjati sa nuk i ra pika nga frika.
Atëherë i thirri qenit:
– Eja më ruaj, se po më ha ujku.
Qeni, pa e prishur terezinë iu përgjigj:
– Nuk mund të ngrihem dot. Prit sa të zgjohet im zot. Ti je shumë trim dhe s’ke nevojë për mua. Ndërkohë ujku u afrua, hëngri gomarin dhe u largua.
Prandaj këto fjalë mos i harroni: “Shoku-shokun ta ndihmoni se si të bëni, do të gjeni.”

 


Fleta e vetëvlerësimit dhe e vlerësimit të shkrimit të një përmbledhjeje.

Emër / Mbiemër.................................................

Klasa.................................................

Data.................................................


  dobët mjaftueshëm mirë shumë mirë
I. Kompetenca e të shkruarit          
Kam respektuar strukturën e tekstit origjinal: hyrje, zhvillim, mbyllje.          
Kam përfshirë në përmbledhje të dhënat dhe argumentet kryesore të tekstit origjinal.          
Kam bërë ndryshimet e nevojshme gramatikore dhe në strukturën e fjalisë.          
Përmbledhja është e shkurtër.          
Stili i të shkruarit është origjinal.          
Mendimet e mia respektojnë rendin kronologjik dhe logjik të ngjarjes.          
  Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës          
Idetë e mia kanë unitet gramatikor.          
Kam përdorur shenjat e pikësimit brenda dhe në fund të fjalive.          
Kam respektuar standardin e shkrimit të fjalës në gjuhën shqipe.          

Vlerësimi i mësuesit


- Dobët

- Mjaftueshëm

- Mirë

- Shumë mirë

 

Nota:_______________________


(Portali Shkollor)

14,213 Lexime
6 vjet më parë