Shkolla, si qendër komunitare
Shkolla si qendër komunitare, material i përgatitur nga Florinda Palaj, në të cilën ju paraqitet mënyra si planifikohet një plan veprimtarie, ide mbi veprimtarinë, qëllimi, kompetencat etj...
TEMA: SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE -jeta dhe talenti i e nxënësit.
Objektivat në qendër të filozofisë së programit SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE.
Organizimi i shkollës qendër komunitare.
Rezultati i pritshëm
-Krijimi i kontakteve ndërmjet shkollës, komunitetit dhe organizatave jo fitimprurëse dhe aktorëve të tjerë interesuar për arsimin, për t’i ofruar fëmijëve, por edhe prindërve sa më shumë burime që nxisin zhvillimin e nxënësve.
-Ofrimi drejt prindërve të programeve dhe aktiviteteve cilësore duke marrë parasysh origjinat e ndryshme kulturore, etnike dhe gjuhësore.
Bashkëpunimi
-Bashkëpunimi i prindërve me fëmijët e tyre në ambjentet e shkollës për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta arsimore.
-Mundësitë që ju ofrohen nxënësve për të qene pjesë e aktiviteteve që rrisin përformancën e tyre shkollore,dhe përmirësojnë zhvillimin e tyre social dhe afektiv.
Vëzhgimi
-Mundësitë që ju ofrohet prindërve që të vëzhgojnë aktivitete që lidhen me hapat e zhvillimit të fëmijëve, por dhe nevojat e fëmijëve
-Marrja pjesë e organizatave jo fitimprurëse në këto aktivitete qëndër komunitare.
Organizimi i shkollës
Shkolla duhet në fillim të bëjë planifikimin, aktualizimin dhe në fund ekzekutimin.
Planifikimi dhe procesi i kontrolit përmban:
-Familja ,bashkëpunimi i komunitetit;
-Zhvillimi i komunitetit;
-Aktivitetet që ofron shkolla;
-Nxënësit dhe të rinjtë;
-Të ftuarit ndihmës;
-Shërbimet ndihmëse.
SI PLANIFIKOHET NJË PLAN VEPRIMTARI SHKOLLË QENDËR KOMUNITARE?
Japim një shembull
TEMA: Puna mësimore me vështirësi në të nxënë
Shkolla 9 vjeçare____________
Klasa_3 B
Fusha: Matematikë
Lënda: Matematikë
IDE MBI VEPRIMTARINË
-Hartimi i këtij aktiviteti në listën e aktiviteteve dhe përshkrimin e detajuar nga drejtoria dhe dërgimin tek prindërit që në fillim të
vitit
-Oganizimi i aktivitetit
-Plani i organizimit në fillim të vitit shkollor
-Organizimi i aktivitetit pas orarit mësimor
-Planifikimi i aktivitetit nga shkolla dhe komuniteti
-Bashkëpunimi me komunitetin dhe ndonjë shoqatë jo fitimprurëse
-Aktiviteti që realizohet në shtëpi
QËLLIMI
-Nxjerrim nga vështirësitë nxënësit me vështirësi në të nxënë me metoda dhe teknika ku nxënësi kupton punën që do të bëjë
-Bashkëpunojmë me prindërit për ta futur nxënësin në nivelin e pranueshëm në klasë ku arrin arritje që kanë nevojë për përmirësim.
-Respektimin e të drejtave të nxënësit në cdo situatë që ai të ketë qetësi në të mësuar Rezultatet e të nxënit për periudhën e parë, të dytë dhe të tretë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
• Ritregon ngjarjen e një teksti/situate të dëgjuar, përmbajtja e të cilit nuk është më shumë se një faqe teksti e shtypur.
• Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
Kompetenca e të menduarit
Gjen veçoritë e një objekti të dhënë, ndan dhe krahason më pas në grup gjetjet e veta. Sqaron me anë të të folurit hapat e zgjidhjes së një probleme të thjeshtë matematikore me të cilën ballafaqohet në një situatë jetësore. Arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një probleme nga matematika.
Kompetenca e të nxënit
Përzgjedh materialet/mjetet, si letrën, plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat, numëratoren etj., për kryerjen e një detyre të caktuar dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë. Ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë që kërkohet.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Kontrollon mjetet/materialet dhe kohën që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti (në klasë/shkollë apo jashtë saj).
Kompetenca personale
Bashkëpunon me të tjerët, pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj.
Kompetenca qytetare
Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup e në klasë, për realizimin e aktivitetit, mirësjelljes, pastërtisë etj.
KOMPETENCA DIGJITALE…-TË INTEGROHET ME DIGJITALIZIMIN
(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII