Rëndësia e fluorit për dhëmbët dhe si mund të zëvendësohet mungesa e tij
Raporti i OBSH për shëndetin oral evidentonte se 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç janë pa dhëmbë dhe kjo për shkak veçanërisht të mungesës së fluorit. Por çfarë duhet të dimë për këtë elementë të rëndësishëm për dhëmbët dhe si mund të zëvendësohet mungesa e tij? Lexoni këshillat më poshtë.
Fluori është një element që gjendet në ushqim dhe në ujin që konsumojmë, po ashtu në sasi më të përqendruara tek pastat e dhëmbëve.
Fluorizimi i ujit filloi për herë të parë në fillim të viteve 1940, pasta e parë me përmbajtje fluori u hodh në treg në 1954.
Fluori, kalciumi dhe fosfatet të marra në rrugë natyrale depozitohen në sipërfaqen e dhëmbëve duke i ushqyer ose rimenalizuar ato, nga ana tjetër mbivendosja e ushqimeve një higjienë jo e mirë, pllakat bakteriale, sasia e lartë e sheqerit krijojnë në kavitetin oral një mjedis acid si pasojë humbet fluori dhe mineralet e tjera duke kryer procesin e demineralizimit e duke krijuar kështu kariesin.
Kur demineralizimi është më i shpejtë se remineralizimi, zhvillohen lezione ose njolla të bardha nën sipërfaqe, duke krijuar pacientit më vonë dhe prishje të dhëmbëve.
Nga fundi i viteve 1960, llaku me 5% fluorid natriumi u hulumtua si metoda e re e aplikimit me intensiv të veçantë e afatgjatë.
Llaku varnish me fluor ka përmirësuar dhe lehtësuar aplikimin si për mjekun ashtu dhe për pacientin me shije të pranueshme për to.
Fluori i bën dhembët më rezistent ndaj kariesit dhe bënë mjekimin e tij në fazat mikroskopike.
Në fëmijët nën 6 vjeç ai merr pjesë në zhvillimin e dhëmbëve të përhershëm duke i bere ata më rezistent.
Kur duhet të merret Fluori?
Fluori është i rëndësishëm për fëmijët nga 6 muajsh deri ne 16 vjeç, çdo 3,6 ose 12 muaj, kohë gjatë të cilës dalin dhëmbët e qumështit dhe më pas ata të përhershëm.
Por në studimet e fundit ai është i rëndësishëm edhe në adult.
Aplikim është fare i lehtë dhe pa trauma!
Nga Dr. Eldona Sipri
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Rëndësia e vitaminës B12 tek fëmijët