Studimi

Realiteti virtual përdoret në psikologji si mjet terapeutik

Realiteti virtual nuk është vetëm në botën e video-lojërave, por gjithnjë e më shumë po përdoret në psikologji dhe psikiatri si një mjet terapeutik. Risitë e saj sapo janë publikuar në një studim të Harvard Review of Psychiatry.

Kjo teknologji mund të jetë një mjet për psikologët dhe psikiatrit për të kuruar ankthin dhe frikën, për të luftuar varësitë dhe për të ndihmuar në kontrollin e simptomave të sëmundjeve si Alzheimer.


Realiteti virtual nuk është vetëm në botën e video-lojërave, por gjithnjë e më shumë po përdoret në psikologji dhe psikiatri si një mjet terapeutik. Risitë e saj sapo janë publikuar në një studim të Harvard Review of Psychiatry. 


Autorja e tij, Jessica Maples-Keller, psikologe në universitetin Emory, ka përmbledhur të gjitha kërkimet ekzistuese për VR (realitetin virtual) në fushën mjekësore dhe ka arritur në përfundimin se teknologjia është veçanërisht efikase për të luftuar ankthin dhe fobitë, si për shembull, frika për të fluturuar apo frika nga uji.


Për të kaluar frikën përdoret teknika e ekspozimit, pra nëpërmjet realitetit virtual krijohet një skenar i përshtatshëm që e shtyn gradualisht pacientin në situata që janë burim ankthi, për shembull kabina e një avioni, një shesh plot me njerëz, apo pishinë. Skenari kontrollohet nga terapisti. Ekspozimi ndaj burimit të stresit përsëritet derisa reagimi i subjektit bëhet më i kontrolluar.


(Portali Shkollor)

2,289 Lexime
7 vjet më parë