METODA MËSIMDHËNIE

Pyetja sjell pyetjen

“Pyetja sjell pyetjen” i angazhon nxënësit të aktivizojnë dhe të përdorin njohuritë fillestare rreth një teme me qëllim që të përmirësojnë të kuptuarin e tyre dhe ruajtjen në kujtesë.

Pse është ndoshta pyetja më domethënëse në arsim. Të gjithë e kanë provuar këtë pyetje ngulmuese në bashkëveprim me nxënësit. Pse duket se është përgjithmonë në mendjet e fëmijëve të vegjël, kur ata përpiqen që nëpërmjet të pyeturit t'i japin kuptim botës që i rrethon. Përse gjërat janë ashtu si janë? Pse njerëzit (apo personazhet e një tregimi) bëjnë atë që flitet?


Fatkeqësisht, shumë nxënës bëhen më pak të prirur të pyesin me kalimin e viteve në shkollë. Ata përfundojnë duke e shikuar informacionin si arbitrar dhe statik, që mësohet si qëllim në vetvete dhe më pas harrohet. Të ndihmosh nxënësit të përqëndrohen në çështjen pse informacioni është domethënës, mund të rizgjojë atë qëndrim kurioz ndaj të nxënit, i cili e bën atë të kuptimshëm dhe të paharrueshëm.


“Pyetja sjell pyetjen” i angazhon nxënësit të aktivizojnë dhe të përdorin njohuritë fillestare rreth një teme me qëllim që të përmirësojnë të kuptuarin e tyre dhe ruajtjen në kujtesë.


Përdorimi i kësaj metode përfshin këto hapa:

Formuloni për nxënësit, pyetjet e duhura “pse...?” rreth materialit që ata do të  studiojnë. Zgjidhni një sërë pohimesh që përmbajnë fakte nga materiali dhe paraqitini ato para nxënësve. 

U kërkoni nxënësve të studiojnë informacionin e ri, të punojnë në dyshe për të bërë pyetje 'pse' rreth materialit dhe të shkëmbejnë ide origjinale rreth përgjigjeve të mundshme për pyetjet e tyre. Fillimisht, do të ishte mirë t'u jepeshin nxënësve pohime faktike nga materiali apo tregimi, të cilët do të mund t'i udhëhiqnin në llojet e informacioneve të vlefshme për t'u analizuar. 


Pasi nxënësit të jenë ushtruar në hartimin e pyetjeve të sakta, ata mund të krijojnë vetë pyetje pse për shokët e klasës. I vini nxënësit të punojnë në dyshe dhe u kërkoni të krijojnë pyetje pse rreth një pjese të fragmentit. Atëhere, secila dyshe do të rilexojë pjesët e uhura për të menduar rreth përgjigjeve për pyetjet e shokëve të tyre të klasës.

Praktikisht nxënësit mund të ndjehen  mirë duke nxjerrë pyetje “pse” për veten e tyre nga një sërë materialesh që ata ndeshin. Metoda “Pyetja sjell pyetjen” mund të funksionojë në mënyrë të suksesshme si me materialet letrare ashtu dhe joletrare. 

Theksoni gjatë të gjithë këtij proesi që lidhjet midis informacioneve janë ato që kanë rëndësi dhe që materiali bëhet më i kuptueshëm dhe mbahet mend më shumë nëse bëhen dhe analizohen pyetjet “Pse”.


Përparësitë:

-Nxënësit përfshihen në një formë më aktive e të pyeturit, e cila shkon përtej pyetjeve që synojnë nivel të mirëfilltë të të kuptuarit.


-Nxënësit arrijnë të parashikojnë lidhje midis informacioneve që më parë i kanë konsideruar si fakte të izoluara.


-Nxënësit nxiten të mbajnë një qëndrim më kërkues ndaj pyetjeve që bëjnë vetë kur janë duke mësuar materialin e ri apo mendojnë rreth një tregimi. Pyetjet pse çojnë në formulimin e pyetjeve të tjera të rëndësishme.


-Nxënësit e mbajnë mend më mirë informacionin faktik dhe detajet, kur janë të aftë të dallojnë lidhje të kuptimshme.


-Pyetja sjell pyetjen funksionon për fëmijët e vegjël si dhe ata të rritur dhe është e përshtatshme për të gjitha lëndët.



(Portali Shkollor)

3,473 Lexime
5 vjet më parë