Punimi shkronjës dhe tingullit Th, ditari
Kjo orë mësimi është përgatitur nga Adela Muhaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “4 Heronjtë”, Vlorë. Nxënësit e klasës së parë do të mësojnë “Punimi shkronjës dhe tingullit Th , th”.
DAR: Vlorë
Shkolla 9-vjeçare “4 Heronjtë”
Orë e hapur
Mësuese: Adela Muhaj
Planifikimi i orës mësimore
Fusha: Gjuha dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe
Shkalla: I
Klasa: I
Tema mësimore:
1 - Punimi shkronjës dhe tingullit Th , th
2 - Punimi i Faqes 76 abetare
Situatat e të nxënit:
- Bashkëbisedim
- Sjellje shembujsh
- Lojëra
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- Shqipton dhe formon shkronjën TH f. 76
- Gjen dhe thotë fjalë që përmbajnë tingullin TH në trup të tyre: thua, thith, thikë, them, thesar, thes, thellë
- Përshkruan foton qëndrore të faqes 76, duke përdorur sa më shumë fjalë që e përmbajnë shkronjën TH.
- Lexon dhe analizon fjalët e fjalorit duke qarkuar tingullin/ shkronjën e re në trup të tyre.
- Formon fjali me fjalët e fjalorit duke bashkuar dhe renditur fjalët nga thesi i fjalëve.
- Lexon, analizon duke ndarë në fjalë, rrokje, shkronja, fjalinë poshtë figurës qendrore.
- Shkruan dhe lexon grupe fjalësh që kanë shkronjën th në trup të tyre.
- Shkruan grafikun e shkronjes Th, th të shtypit.
Burimet: Teksti i nxënësit, shkronjat lëvizore, albumi i abetares, fisha me fjalë, Fisha kartoni me fjalët e fjalorit.
Lidhja me fushat e tjera: Shkenca – dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtarite e nxënësve: Dëgjim kënge, Stuhi mendimesh,
Analizë – sintezë fjalësh, fjalish, të nxënët bashkëpunues –punë grupe, Punë e pavarur, lojë, Dëgjim i drejtuar
Lidhja me njohuritë e mëparshme:
Dëgjimi i këngës: Alfabeti i gjuhës shqipe
Shkruhet në tabelë fjala Thuqthuq dhe nxiten nxënësit të flasin fjalë që ju vijnë ndërmend rreth tij.
- Cila nga shkronjat në këtë fjalë është e re për ju? Th , th
- Ku ndodhet ajo?
- Çfarë shkronje është? - Shqiptojeni atë, -Shkruajeni në ajër.
- Paraqitet me shkronjë lëvizore në tabelë shkronja e re.
- Nxënësit listojnë fjalë me shkronjën th në trup të tyre, në fillim, në mes, në fund të fjalës, si dhe e përdorur në emra njerëzish.
Ndërtimi i njohurive:
1)- Përqëndrohen nxënësit të vëzhgojnë figurën kryesore të faqes: - Çfarë shikoni në figurë? – Përshkruani figurën duke përdorur sa më shumë fjalë me Th,th.
- Shkruhen në tabelë disa nga fjalët kryesore të figurës që kanë shkronjën Th,th.
- Nxënësit lexojnë fjalët e fjalorit duke u orientuar dhe me albumin e abetares dhe formatet e përgatitura në karton.
- Analizohen fjalët në rrokje, shkronja, dallojnë numrin e zanoreve, qarkojnë shkronjën th.
- Nxënësit punojnë në grupe për të formuar fjali me fjalët e fjalorit duke zgjedhur fjalë nga thesi i fjalëve që kanë mbi tavolinë, i ngjitin në një fletë duke i renditur dhe më pas i vendosin pranë figurës.
2) Lexohet fjalia poshtë figurës qëndrore, nxënësit e ndajnë në fjalë, dallojnë dhe analizojnë fjalët e fjalisë që kanë th.
- Nxënësit do të punojnë nëpër libra për të gjetur fjalët që formohen nga bashkimi i rrokjeve.
Përfaqësues nga grupet aktivizohen dhe në tabelë.
Nxiten nxënësit: Nëse Thuqthuqi do të ishte këtu, për çfarë do të dëshironit ta pyesnit ju?
Dëgjohen pyetjet që do të drejtojnë nxënësit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:
- Nxënësit do të luajnë lojën e gjesteve. Një nxënës duke parë foton që ka para i tregon shokut nga grupi tjetër me gjeste se për çfarë bëhet fjalë. Nxënësit gjejnë fjalën me th.
- Punojnë në mënyrë individuale për shkrimin e 2 rreshtave me shkronjën Th të shtypit dhe 2 rreshta me shkronjën th të shtypit.
Vlerësimi:
Për shqiptimin dhe dallimin e shkronjës Th.
Për analizë dhe sintezë të fjalëve të fjalorit.
Për përshkrimin e figurës qëndrore me përdorimin e sa më shumë fjalëve me th në trup.
Për formim të fjalëve duke bashkuar rrokjet.
Për aktivizim dhe pjesëmarrje në veprimtaritë e organizuara.
Për shkrimin e shkronjës e së madhe dhe të vogël të shtypit.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Grafiku i shkronjës së re. Fjali me fjalët e thesit.
(Portali Shkollor)
Formular vlerësimi i performancës së mësuesit
Test përmbledhës për lëndën e matematikës, klasa e tretë
Teste dhe detyra përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët/ Klasa I-V