Pse duhet të vlerësohet një nxënës me vlerësim përshkrues?
Vlerësimi përshkrues është ndjekja e vazhdueshme e nxënësve për vlerësim të nivelit të diturive, shkathtësive dhe shprehive, interpretimi i të cilëve realizohet në formë deskriptive ose përshkrues.
Vlerësimi analitikë përshkrues dallon nga notat sepse shënohen me fjalë gjithçka që kanë përvetësuar nxënësit nga qëllimet e caktuara mësimore, ndërsa nota shënohet vetëm numerikisht.
Vlerësimi i rregullt i përparimit të nxënësve është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit. Ky vlerësim rrjedh nga një vlerësim ose ndjekja e punës së nxënësit, gjatë një detyre në klasë, deri në zhvillimin e provimeve që kryhen nga organe të administratës shtetërore dhe institucionale të tjera që përkujdesen për punën në shkollë. Ka veprimtari të shumëllojshme për të vlerësuar përparimin e nxënësve. Secila nga këto ka procedurat e veta të veçanta.
Notimi përshkrues ka mundësi për të eliminuar disa lëshime të notimit (numerik). Tenton që çdoherë të ndjek të arriturat, të njohe dhe të konstatojë nxënësin si personalitet në përgjithësi, e jo vetëm diturit të cilat nxënësit i arrijnë.
Vlerësimi përshkrues është ndjekja e vazhdueshme e nxënësve për vlerësim të nivelit të diturive, shkathtësive dhe shprehive, interpretimi i të cilëve realizohet në formë deskriptive ose përshkrues.
Vlerësimi përshkrues mundëson ndjekjen e të arriturave, njohjen dhe konstatimin e personalitetit të nxënësit në përgjithësi, e jo vetëm dituritë të cilat i arrijnë.
Duke e ditur se procesi i mirëfilltë edukativo-arsimore nuk mund të paramendohet pa përcjellje dhe vlerësim, për të arritur synimet e planifikuara më parë. Mënyra e përcjelljes, mbajtjeve te shënimeve, të kontrolluarit të diturive nga ana e arsimtarit, arrihet një sukses i mirëfilltë, e veçanërisht kur dimë se: Kur?, Si! dhe Pse!- duhet të vlerësohet një nxënës.
Nxënësi duhet të notohet për të vlerësuar se sa ata kanë arritur ti përvetësojnë qëllimet arsimore të planifikuara më parë. Ai ndihmon për të vlerësuar me korrektësi çdo përparim të nxënësit dhe çdo nevojë për përmirësim. Qëllimet janë aspirata të përgjithshme më afatgjata që kalojnë nëpër faza të vlerësimit përshkrues në çdo tremujor.
Vlerësimi përshkrues ka për qëllim që dalin anët e forta dhe të evitohen anët e dobëta dhe vështirësitë konkrete që kanë nxënësit në çdo lënë mësimore. Prandaj shpesh lind pyetja se pse duhet vlerësuar:
• Që të dimë se në çfarë stadi, niveli, pozicioni të njohurive jemi.
• Që të dimë se ku duhet të arrimë.
• Për të stimuluar dhe motivuar nxënësit në punën edukative-arsimore të mëtejshme.
• Për të aplikuar standardet e vlerësimit, dobia, mundësia, korrektësia, saktësia.
• Që të nxjerrim se cilat janë lëshimet që janë shkaqe për suksesin e mëtejshëm të mësimnxënësit që ata t’i evitojnë në punën e mëtejshme gjatë planifikimit.
• Për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimit në baza shkollore.
• Për të ndihmuar nxënësin të përparojë në formimin e tij.
• Për të siguruar një përdorim të drejtë të vlerësimit të nxënësve.
• Informimin e nxënësve dhe të prindërve të tyre për përparimin e nxënësve në përvetësimin e diturive, aftësive dhe qëndrimeve.
• Mbështetja për arsimtarin në modifikimin e mësimit të tyre.
• Informimi i strukturave të tjera kompetente të cilët marrin vendime për politiken arsimore që ka të bëjnë me nxënësit.
• Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen.
Referenca:
Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Albgraf, Tiranë, 2003, fq. 243
Burbe Smillaniç, Neka Pitanja ocenuvanje uçenika, Prosvet, Beograd,1996, fq.73
(Rabije Osmani, Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII