Projekt kurrikular “Vepra e Shekspirit në optikën e shoqërisë së shekullit XXI”
Ky është një projekt kurrikular në lëndën e letërsisë XI me temë “Vepra e Shekspirit në optikën e shoqërisë së shekullit XXI”, paraqitur nga mësuesja Florinda Palaj.
Projekti kurrikular dhe ndërkurrikularë ka karakter kërkimor e krijues. Ai nxit zhvillimin e aftësive të larta të të menduarit, aftësive komunikuese, të bashkëpunimit etj. Gjatë projektit, nxënësi në mënyrë të pavarur ose në grup hulumton mbi një çështje të caktuar ose një problem të lidhur me jetën reale. Projekti kurrikular është rubrikë e detyruar e portofolit të të nxënit. Projekti kurrikular mund të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit shkollor, pra në të tri periudhat, por mund të jetë i shtrirë dhe vetëm brenda një periudhe. Zbatimi i një projekti në një lëndë të caktuar kërkon më shumë se një orë mësimore. Sido që të jetë shtrirja e projektit, ai ka vlerësimin e tij brenda vlerësimit të portofolit. Mësuesi që kur planifikon projektin duhet të ketë në mendje vlerësimin e tij. Vlerësimi nuk është diçka që ndodh vetëm në fund të projektit, mësuesi vlerëson nxënësit gjatë zhvillimit të tij.
Nëse projekti ka shtrirje përgjatë gjithë vitit, në çdo periudhë vlerësohet si pjesë e portofolit ajo pjesë e projektit që është realizuar. Në rastin kur ka shtrirje brenda një periudhe vlerësohet i gjithë projekti.
Projekti kurrikular dhe ndërkurrikularë kërkon që mësuesi:
- të përcaktojë qartë detyrën mësimore në detaje për çdo grup dhe nxënës (sepse çdo nxënës duhet të jetë i përfshirë dhe i angazhuar me detyra të përcaktuara);
- të paraqesë rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet projektit;
- të paraqesë hollësisht çdo fazë të realizimit të projektit;
- të qartësojë nxënësit për arritjen përfundimtare të projektit;
- të qartësojë nxënësit për kriteret e vlerësimit të projektit;
- të vëzhgojë dhe të japë gjykimin e tij në mënyrë të vazhdueshme për ecurinë e zbatimit të projektit.
Projekti kurrikular dhe ndërkurrikularë realizohet duke iu kërkuar nxënësve të shfrytëzojnë përvojat vetjake dhe njohuritë e marra nga burime të ndryshme.
Projekti kurrikular realizohet duke përdorur më shumë se një metodë apo teknikë mësimdhënie, si: kërkimi, intervista, puna në grup, puna individuale, përpunim informacioni etj.
Paraqiti: Florinda Palaj
Materiale nga ASCAP
Publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV