Projekt kurrikular "Matematika në shekuj"
Me anën e këtij projekti nxënësit duhet të njohin historikun e zhvillimit të shkencës së matematikës në shekuj si dhe të ndërgjegjsohen për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera.
Lënda: Projekt kurrikular
Tema: Matematika në shekuj
Koha e realizimit: 18 orë mësimore (semestri i parë)
Nxënësit e përfshirë në projekt: Nxënësit e klasave të 12-ta
Qëllmi i projektit: Me anën e këtij projekti nxënësit duhet:
1. Të njohin historikun e zhvillimit të shkencës së matematikës në shekuj
2. Të krijojnë konceptet e nevojëshme mbi lidhjen e matematikës me kontekstet social- si dhe kulturore dhe ekonomike.
3. Të ndërgjegjsohen nxënësit për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera
Objektivat e projektit:
Në përfundim të projektit nxënësit duhet:
1- Të mësojnë se zhvillimi i matematikës ka ecur nëpër disa faza të caktuara.
2- Të kuptojnë lidhjen e ngushtë të zhvillimit ekonomik me zhvillimin e shkencës së matematikës
3- Të njohin biografitë e matematicienëve të rëndësishëm
4- Të argumentojnë rolin e matematikës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore
5- Të aplikojnë metoda të sakta kërkimore në përputhje me qëllimin e projektit. Lidhjet ndërlëndore: me historinë, tekanologjinë, fizikën, historinë e artit, TIK, gjuhët e huaja.
Mjete burimore: internet, enciklopedi, biblioteka, mediatekë.
Temat që do të trajtohen gjatë projektit:
1- Historia e zhvillimit të numrit
2- Matja
3- Historia e algjebrës
4- Historia e gjeometrisë
5- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.
3- Historia e algjebrës
4- Historia e gjeometrisë
5- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.
Nr | Veprimtaritë | Afati | Zbatuesi | Vërejtje |
---|---|---|---|---|
1 | Prezantimi me projektin, objektivat dhe ndarja në grupe | |||
2 | Historia e zhvillimit të numrit | |||
3 | Biografia e matematicienëve që kontribuan për numrin | |||
4 | Kuriozitete dhe zbatime | |||
5 | Zhvillimi i matjeve |
6 | Biografi | |||
---|---|---|---|---|
7 | Kuriozitete dhe lojra | |||
8 | Sofizma matematike | |||
9 | Historia e algjebrës | |||
10 | Biografi | |||
11 | Kuriozitete |
12 | Ese: “Matematika, mbretëresha e shkencave” | |||
---|---|---|---|---|
13 | Historia e gjeometrisë | |||
14 | Zbatime të gjeometrisë në arkitekturë | |||
15 | Historia e statistikës, propabilitetit i logjikës matematikore | |||
16 | Përpunimi i materialeve në laboratorin e informatikës | |||
17 | Konkurs (përfundimi i projektit) |
Veprimtaritë:
Biografia e matematicienëve që kontribuan për numrin.
Punë në grupe:
Grupi I: matematicienët- Të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë e Dekartit, Ejler
Grupi II: matematicienët- Të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë e Gausit. Varjershtrausit.
Grupi III: Aplikime konkrete të punëve të matemacienëve që u morën me numrin.
Historia e algjebrës
Grupi I: Hapat e para të lindjes së degës së algjebrës, përcaktimi i kohës dhe karakteristikat social-ekonomike të saj.
Grupi II: Hapat e para të lindjes së degës së gjeometrisë, përcaktimi i kohës dhe karakteristikat social-ekonomike të saj
Grupi III: Reflektime të dy dëgëve të matematikës në dukuri konkrete aplikative.
Produkti:
-CD audiovizive me punimet e nxënësve.
-Portofol individual me materialet kërkimore dhe rezultatet e kërkimeve
-CD me prezantimin audioviziv të gjithë punës së bërë.
Vlerësimi
Në vlerësimin e këtij projekti do të ndiqen tre hapat e mënyrës vlerësuese:
Diagnostikim
Përmbledhës
Përfundimtar
Gjatë orëve 1-6 vlerësohen nëpërmjet diagnostikimit:
-njohuritë e fituara -veçohen mangësitë në peceptimin e qëllimeve
-vlerësohen hapat që u ndoqën në nisje të prohektit, dukediagnostikuar vakumet të cilat do të ritrajtohen në orët e ardhshme.
Gjatë orëve 7-12:
-Vlerësohen njohuritë e fituara dhe në grupe bëhet konstatimi i nivelit të njohurive të marra.
- Vlerësohet realizimi i koncepteve dhe aftësia argumentuese e nxënësve 2- Në fund të projektit, vlerësohet në përmbledhje të vlerësimeve fillestare, ralizimi i objektivave të prohjektit, përputhja e tyre me synimet e projektit.
(Punoi Teuta Radoniqi; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11