Prindër, sjellja ndërtohet dhe fitohet në familje
Nëna duhet të shkonte diku, por nuk do ta merte me vete fëmijën. Fëmija e ndjen se nëna nuk do të rrijë me të dhe nuk i ndahet
Nëna duhet të shkonte diku, por nuk do ta merte me vete fëmijën. Fëmija e ndjen se nëna nuk do të rrijë me të dhe nuk i ndahet. Nëna nervozohet dhe i thotë fëmijës:
Nëna: mos bëj kështu
Fëmija: po ti do të ikësh,
Nëna: jo nuk do të iki.
Fëmija: Po ti po vishesh.
Nëna nuk përgjigjet.
Në këtë kohë hyn gjyshja në lojë, dhe i thotë hajde te gjyshja se do të jap diçka, fëmija shikon me trishtim, nuk beson as njërën as tjetrën, por nuk ka ç’të bëjë. Shkon te gjyshja dhe ajo i jep një çokollatë, ndërkohë dëgjon derën, që hapet dhe mbyllet dhe fëmija kupton, që nëna iku dhe fillon të qajë me të madhe, përplas çokollatën, shkon me vrap te dera por ajo është e mbyllur. Shkon te dhoma e nënës dhe ajo nuk është më aty.
Dhe pastaj prindërit etiketojnë fëmijët apo pretendojnë, që fëmijët të mos gënjejnë apo të jenë të edukuar. Sjellja është pasojë të nderuar prindër dhe ndërtohet e fitohet në familje.
(Nga Lira Gjika, pediatre)
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Si mund të kuroni "herpes"-in tek fëmijët tuaj, me kura natyrale në kushte shtëpie?
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri