Mos u bërtisni fëmijëve!

Prindër qetësohuni, pastaj edukoni fëmijët!

Çelësi është që të vendosni kufij para se të zemëroheni. Minuta që fillon të zemërohesh, është një sinjal për të bërë diçka. Jo, mos bërtit. Është koha për të ndërhyrë në një mënyrë pozitive për të plotësuar nevojat e të gjithëve.

“Rolet tuaja hap pas hapi janë shumë të vlefshme, sepse më tregoni se ccfarë duhet të them saktësisht. Gjëja më e vështirë për mua është të qetësoj veten kur fëmijët e mi nuk më binden dhe përfundoj gjithmonë duke ju bërtitur...” - Mollie


Çdo fëmijë mund t’i bëjë prindërit shumë nervozë, aq sa humbasin durimin, në situata të caktuara. Por disa fëmijë kanë aftësi t’i bëjnë të ndihen të tillë pjesën më të madhe të kohës. Por çfarë mund të bëni ju, si mund të silleni kur fëmija juaj ju bën që të “ulërisni”? 


1- Bërtisni dhe pastaj pendoheni.

2- Rezistoni dhe përpiqeni të ruani qetësinë.


Me fjalë të tjera, ju mund të përshkallëzoni mërzinë ose mund të përpiqeni të ktheni veten në qendër, në mënyrë që të mund të qetësoni stuhinë. Sigurisht, ju keni më shumë opsione nëse merrni veprime pozitive përpara se të bërtisni. Shpesh kur e humbim durimin me fëmijët tanë, kjo ndodh sepse nuk kemi vendosur një kufi, dhe diçka po shkon mirë në marrëdhënien tonë me fëmijët. Ne po përpiqemi kaq shumë që të jemi të durueshëm, aq sa  situata na del jashtë kontrollit, dhe pastaj është shumë vonë për të ndryshuar.


Çelësi është që të vendosni kufij para se të zemëroheni. Minuta që fillon të zemërohesh, është një sinjal për të bërë diçka. Jo, mos bërtit. Është koha për të ndërhyrë në një mënyrë pozitive për të plotësuar nevojat e të gjithëve në mënyrë që të parandaloni sjelljen irrituese.


1. Nëse është e nevojshme, ndërhyni për të nxjerrë fëmijën nga zona e rrezikshme, por mbani veten për të mos lëshuar të bërtitura për të cilat më vonë do të pendoheni. 

2. Nuk është urgjente. Nëse ndodheni në situata ku tensionoheni shumë për fëmijën dhe mendoni se duhet të veproni menjëherë, qetësoni veten dhe thuajini vetes që nuk ka asnjë gjë urgjente për të cilën duhet të shqetësoheni. 

3. Mundohuni të flisni me tone të qeta. Largohuni një moment nga fëmija për tu qetësuar dhe më pas rimerrni situatën në dorë. 

4. Bëj çdo gjë që të qetëson apo të largon inatin. Merr frymë thellë disa herë, lëviz, shkund krahët, fresko fytyrën dhe jepi vetes kurajë që do ia dalësh çfarëdo lloj qoftë problemi. 

5. Ndrysho mendimet që të ndryshosh ndjesitë. Nëse mendoni se fëmija juaj është një llasticë që kur të rritet do bëhet shumë problematike, sigurisht që nuk mund të qetësoheni. Mundohuni më mirë të fokusoheni te pikat e mira të fëmijës suaj. 

6. Kur të jeni qetësuar, afrojuni fëmijës për të vendosur disiplinën dhe rregullat e duhura në mënyrë sa më empatike. 

7. Kur të dyja palët janë të qeta, flisni me fëmijën për atë çka ndodhi. Qëllimi juaj është ta ndihmoni atë të kuptojë ndjesitë e veta dhe të përmirësojë mënyrën e tyre të të shprehurit. 

8. Kur të jeni të dy të qetë dhe të rilidhur me njëri-tjetrin, filloni të edukoni. Kujtojeni fëmijën tuaj se pavarësisht se ju jeni e interesuar për gjendjen e saj emocionale, është përgjegjësia e saj të menaxhojë sjelljet. 

9. Parandalimi është ilaçi më i mirë. Kujdesuni për veten që të mos arrini në situata të tilla tensionuese. Flisni me shoqe për prindërimin, krijoni kohë për tu çlodhur gjatë ditës dhe për të qeshur me fëmijët tuaj. 

10. Ushtrohuni derisa ta arrini. Mundohuni ta kapni veten para se të bërtisni dhe ndaloni. Me vetëdije pushoni, edhe nëse ju kujtohet pasi keni filluar të bërtisni. Nuk është turp apo thyerje autoriteti. Në këtë mënyrë ju i mësoni fëmijës suaj vetëkontrollin.


Ju duket e thjeshtë? Jo. Kjo është një nga punët më të vështira që ekziston.

A është e mundur? Absolutisht. Ju mund të bëni gjëra të vështira! Shikoni gjithçka që keni bërë për të arritur këtu. Jepini vetes çfarëdo mbështetje që ju nevojitet. Çdo hap në drejtimin e duhur ju bën prindër më të mirë. Për tre muaj, mendoni se sa më mirë mund të ndihet shtëpia juaj.


Do të jem këtu duke brohoritur, në çdo hap të rrugës tuaj drejt ndryshimit.


(Përshtati: Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

4,378 Lexime
7 vjet më parë