Planifikimi tremujor, gjuha shqipe X
Materiali i detajuar për lëndën gjuhë shqipe X është hartuar sipas nismës "Tri lëndë në gjashtë orë" nga profesori Arjan Frashëri, mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në gjimnazin "28 Nëntori" Shkodër.
Planifikimi tremujori 2 (janar-mars 2018)
Fusha: gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe X
Mësuesi: Arjan Frashëri
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Nxënësi komunikon në mënyrë efektive.
Nxënësi:
- shprehet, përmes një forme komunikimi, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në atë material;
- diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme;
- lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë prej 3- 5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit dhe stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;
- përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës në kontekste dhe forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, email (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.;
- shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me 3-5 paragrafë, duke respektuar strukturën, drejtshkrimin dhe elementet e tjera, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të drejtë;
- shkruan një ese, jo më shumë se dy faqe, për vlerat estetike të pjesëve të caktuara artistike (poezi, prozë, pjesë muzikore, pjesë arti, vallëzim etj.), duke respektuar organizimin dhe hapat e shkrimit të një eseje;
- prezanton një projekt artistik, humanitar, eksperimentues etj.) nga fusha të ndryshme mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të caktuar, duke përdorur në mënyrë efektive, teknologjinë e informacionit dhe teknologji të tjera;
- përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.
2. Kompetenca e të menduarit
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese.
Nxënësi:
- prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh.: temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.);
- krahason, të paktën, tri burime të ndryshme të informacionit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë e rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur TIK-un;
- modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël, dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit;
- krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tredimensionale me mesazhe nga një fushë mësimore dhe shpjegon para moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës.
3. Kompetenca e të nxënit
Nxënësi mëson për të nxënë.
Nxënësi:
− demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
− shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre ose aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
− përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon, në fund të përmbledhjes, disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të mëtejshëm;
− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera informacioni për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;
− kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e vështirësive në të nxënë në një fushë të caktuar dhe, më pas, prezanton rezultatet e arritura;
− paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);
− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime informacioni në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.).
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive.
Nxënësi:
− harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme;
− analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më gjerë) dhe pasojat e ndotjes, propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të drejtë të gjendjes së vlerësuar më të ndjeshme dhe inicion zgjidhje konkrete;
− merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, bashkie dhe më gjerë (p.sh., konkurse mësimore, gara sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.), diskuton me të tjerët për rezultatet e arritura dhe për procesin e organizimit dhe jep argumente në forma të ndryshme shprehëse si të rritet pjesëmarrja në aktivitete dhe si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre.
5. Kompetenca personale
Nxënësi bën jetë të shëndetshme.
Nxënësi:
- analizon përparësitë dhe dobësitë personale duke evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal, në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale;
- merr pjesë aktivisht në lojëra, në gara sportive dhe në aktivitete të tjera kulturore dhe, në mënyrë konstruktive, menaxhon emocionet e veta;
- ilustron, me shembuj para të tjerëve, modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe më gjerë.
6. Kompetenca qytetare
Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët.
Nxënësi:
- demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh., në familje, në shkollë, në komunitet, në nivel vendor dhe qendror), gjatë diskutimit tregon tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;
- demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe me gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët;
- diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore,historike, natyrore etj. dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.
7. Kompetenca digjitale
Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin.
Nxënësi:
- përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;
- përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet pamjeve të filmuara apo të animuara;
- gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediash;
- zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediat digjitale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës “Gjuhë shqipe” X
Kompetenca 1: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
- merr pjesë në diskutime për tema të ndryshme, mbështet ose kundërshton një pozicion të caktuar, merr në konsideratë qëllimin, audiencën dhe situatën në një diskutim, si dhe përmbledh përfundimet e një diskutimi;
- dallon karakteristikat e gjuhës së folur si një formë komunikimi, si dhe krahason përdorimet e kësaj gjuhe në shkollë dhe në komunitet;
- përdor TIK-un për të realizuar prezantime të ndryshme, sidomos në situata formale.
Njohuritë
- Karakteristikat e një diskutimi. Rolet në një diskutim.
- Mënyrat dhe mjetet e prezantimit (përfshirë edhe TIK-un).
Shkathtësitë
Komunikimi dhe gjuha gjatë të folurit
Nxënësi:
- dallon dhe vlerëson rolin e fjalës dhe të gjuhës joverbale gjatë të folurit (gjestet, mimika, toni i zërit, gjuha e trupit etj.);
- përdor intonacionin e duhur, theksin e saktë (të fjalëve dhe të fjalive), volumin e përshtatshëm të zërit, si dhe pauzat për të bërë përshtypje te të tjerët;
- përzgjedh fjalët, shprehjet, terminologjinë e duhur dhe mjetet stilistike për të shprehur mendimet, idetë, ndjenjat dhe opinionet e tij, si dhe për të ndikuar tek audienca.
Diskutimi dhe bashkëveprimi në grup
Nxënësi:
- komunikon për qëllime, tematika dhe audienca të ndryshme;
- mban një qëndrim të caktuar gjatë një diskutimi në grup;
- dallon rolet e ndryshme në një diskutim, si: rolin e moderatorit, rolin e drejtuesit, rolin e dëgjuesit etj.;
- paraqet mendimin personal mbi çështjen për të cilën diskutohet;
- shpreh mendimet e tij në mënyrë të përmbledhur, duke respektuar kohën;
- përmbledh përfundimet e një diskutimi;
- shpreh një mesazh koherent;
- merr parasysh rolin e qëllimit, të audiencës dhe të situatës në një diskutim;
- shfrytëzon pasurinë leksikore e semantike për të shprehur saktë mendimet e tij gjatë diskutimeve në grupe të vogla e të mëdha;
- bën pyetjet e duhura, kur diskutohen tema të ndryshme;
- u përgjigjet pyetjeve të të tjerëve duke dhënë sqarime dhe ilustrime;
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- respekton rregullat e etikës gjatë të folurit, shmang fyerjet dhe paragjykimet, si dhe format e tjera të gjuhës denigruese;
- përfshihet në diskutime duke dhënë kontributin e tij, si dhe respekton mendimin e të tjerëve;
- kontrollon nervozizmin dhe demonstron seriozitet dhe sinqeritet gjatë të folurit;
- respekton forcën e fjalës dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
- ndërmerr iniciativa dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;
- përdor imagjinatë dhe kreativitet për zgjidhjen e problemeve;
- përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit gjatë prezantimeve të ndryshme;
- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;
- tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të folurit.
Kompetenca 2: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
- përdor strategjitë e të dëgjuarit dhe kupton tekste të llojeve të ndryshme
- bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;
- zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
- përdor materiale udhëzuese dhe hulumton në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;
- analizon gjuhën e figurshme të tekstit;
- identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
- identifikon mjetet që përdor folësi për ta bërë tërheqës ose të besueshëm të folurin e tij.
Njohuritë
- Studime tekstesh të ndryshme.
Shkathtësitë
Të dëgjuarit për të kuptuar dhe për të reflektuar
Nxënësi:
- demonstron të kuptuarit e tekstit që dëgjon;
- përmbledh informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;
- vlerëson përmbajtjen dhe mënyrën e prezantimit gojor;
- përgjigjet në mënyrë të përshtatshme në një debat.
Të dëgjuarit për të vlerësuar
Nxënësi:
- përqendron vëmendjen në mënyrë të përgjegjshme mbi folësin ose mesazhin;
- mban shënime të atilla që demonstrojnë të dëgjuarit e qëllimshëm;
- zbulon kuptimin e fjalëve të reja nëpërmjet kontekstit në komunikimet gojore;
- tregon si zgjedhja e fjalëve dhe e gjesteve zbulojnë qëllimin e folësit;
- vlerëson besueshmërinë e folësit;
- dallon faktet dhe opinionet në një tekst.
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
− tregon respekt, empati (ndjeshmëri) dhe interes ndaj folësit;
− demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
- ndërmerr iniciativa dhe shpreh interes për çështje të ndryshme;
- përdor imagjinatë dhe kreativitet për zgjidhjen e problemeve;
- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve.
Kompetenca 3: Të lexuarit e teksteve të ndryshme
Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
- përdor strategjitë e të lexuarit dhe bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;
- përdor organizuesit grafikë në funksion të procesit të të kuptuarit të tekstit, parafrazon dhe përmbledh tekstet e punuara;
- kupton tekste të llojeve të ndryshme;
- zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
- përdor materiale udhëzuese dhe gjurmon në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;
- analizon tema të ndryshme, duke zbuluar gjuhën e figurshme të tekstit;
- identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
- realizon punë kërkimore, përzgjedh informacione për qëllime të ndryshme, vlerëson informacionin e përzgjedhur nga të tjerët, përmbledh materiale të ndryshme, si dhe nxjerr përfundime.
Njohuritë
Tekstet përshkruese
- Teknikat e përshkrimit.
- Gjuha dhe stili i një teksti përshkrues.
- Përshkrimi i një personi, i një objekti, i një vendi.
Tekstet rrëfyese
- Teknikat e shkrimit të teksteve rrëfyese.
- Tekstet rrëfyese letrare dhe joletrare.
- Karakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike të shkrimit rrëfyes.
Shkathtësitë
Të kuptuarit e tekstit dhe reflektimi ndaj tij
Nxënësi:
- lexon tekste nga kultura dhe periudha historike të ndryshme;
- përdor një sërë strategjish të ndryshme para, gjatë dhe pas leximit ose dëgjimit, me qëllim që të përftojë kuptimin e teksteve të thjeshta dhe më komplekse, si p.sh.:
• parashikon rreth përmbajtjes së teksteve;
• aktivizon njohuritë e mëparshme për përmbajtjen ose veçoritë organizative dhe grafike të teksteve;
• përcakton qëllimin e leximit të teksteve;
• shtron pyetje për veten për t’u qartësuar ose për të përmbledhur konceptet dhe idetë;
• rilexon një fragment të vështirë të tekstit;
• nënvizon dhe mban shënime;
• krijon një organizues grafik për një tekst ose kapitull për të memorizuar (kujtuar) informacionin;
• harton një hartë koncepti;
• lidh informacionin e tekstit me jetën dhe përvojat e tij;
• lexon informacion shtesë për të plotësuar informacionin e tekstit;
- analizon tekstin, veçoritë dhe strukturën e tij;
- përdor informacionin e tekstit për të zbuluar nëntekstin dhe për të nxjerrë përfundime;
- dallon informacionin kryesor nga informacioni jokryesor;
- parafrazon informacionin e marrë nga tekste të ndryshme;
- bën përmbledhjen e një teksti;
- zbulon elemente të stilit dhe të gjuhës së autorit;
- zbulon qëllimin dhe qëndrimin e autorit në një tekst;
- dallon dhe gjykon për problematika të natyrave të ndryshme që pasqyrohen në tekste të ndryshme;
- analizon se si teksti i një periudhe kohore ose i një kulture të caktuar reflekton kushtet historiko-shoqërore dhe kulturore të kohës;
- analizon gjuhën e figurshme të një teksti;
- dallon faktin nga opinioni në një tekst, duke argumentuar përgjigjen e tyre;
- dallon referencat dhe gjykon për besueshmërinë e një teksti;
- krahason tekste të llojeve të ndryshme;
- krahason një tekst letrar me një tekst joletrar.
Llojet e teksteve
Nxënësi:
- përcakton funksionet, llojin, qëllimet teknikat dhe karakteristikat gjuhësore, stilistike dhe strukturore të teksteve joletrare, si:
• teksti përshkrues,
• teksti rrëfyes.
Pasurimi i fjalorit
Nxënësi:
- përdor materiale udhëzuese (p.sh.: fjalorë, enciklopedi, internet etj.), që janë të përshtatshme për të pasuruar fjalorin në fusha të ndryshme;
- hulumton fjalët e shkrimeve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;
- përdor njohuritë e origjinës së fjalëve, si dhe të dhënat e kontekstit historik për të përcaktuar kuptimin e fjalëve të fushave të caktuara të dijes;
- përdor dukuri të tilla gjuhësore, si: polisemia, homonimia, onomatopetë, shprehjet frazeologjike, sinonimia, antonimia për të rritur forcën shprehëse të mendimit të tij.
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- është i motivuar për të lexuar për kënaqësi dhe informacion;
- është i vëmendshëm gjatë leximit;
- shfaq empati (ndjeshmëri) gjatë leximit;
- shfaq vetëbesim dhe vetëvlerësim;
- demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
- respekton dhe pranon mendimin e të tjerëve;
- respekton etikën gjatë komunikimit personal dhe në grup;
- vlerëson kontributin e të tjerëve gjatë kryerjes së një detyre;
− shfaq tolerancë dhe respekt për kulturën dhe për gjuhën e tjetrit.
Kompetenca 4: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
- realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të ndryshme për të planifikuar shkrimin e tij, organizon në mënyrë logjike mendimet dhe idetë, redakton shkrimin duke përdorur edhe mendimet e të tjerëve;
- shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike, tekste për qëllime dhe për audienca të ndryshme;
- shkruan tekste të llojeve të ndryshme për qëllime personale dhe funksionale, duke zbatuar kriteret e domosdoshme për secilin lloj (formë);
- zbaton rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit në shkrimet e tij dhe në procesin e redaktimit;
- përdor materiale të ndryshme burimore që e ndihmojnë gjatë procesit të shkrimit.
Njohuritë
- Përshkrimi i një personi (tekst përshkrues).
- Shkrimi i një përvoje personale ose shkrimi i një kronike për një ngjarje (tekst rrëfyes).
Shkathtësitë
Shkrimi si proces
Nxënësi:
- përcakton qëllimin, temën dhe audiencën për të cilën shkruan, si p.sh., një rrëfim para shokëve dhe shoqeve të klasës për një moment të rëndësishëm në jetën e tij, një artikull për një çështje lokale në një gazetë që botohet në qytetin/bashkinë e tij etj.;
- ndjek të gjitha hapat e procesit të të shkruarit;
- kërkon dhe përzgjedh informacion në burime të ndryshme (të shtypura ose elektronike) për të mbështetur idetë e tij në punën me shkrim;
- harton një strukturë ose një skedë për tekstin që do të shkruajë;
- redakton shkrimin duke u përqendruar në elementet e përmbajtjes dhe të formës si:
• dhënia e informacionit të nevojshëm;
• përmirësimi i stilit dhe i origjinalitetit;
• respektimi i strukturës dhe i koherencës së tekstit;
• përdorimi i gjuhës standarde, respektimi i i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe i shenjave të pikësimit;
• respektimi i leksikut dhe i terminologjisë në varësi të llojit dhe tematikës së tekstit;
• plotësimi i tekstit me elemente grafike, kur këto janë të nevojshme;
- përdor (shfrytëzon) mendimet dhe sugjerimet e të tjerëve për të redaktuar përmbajtjen dhe organizimin e pjesës së shkruar;
- përdor njohuri rreth rregullave të pikësimit për të redaktuar shkrimin e tij dhe të të tjerëve;
Shkrimi si produkt
Nxënësi:
- përdor në shkrimet e veta tonin dhe veçoritë e gjuhës së teksteve të ndryshme;
- zhvillon dhe organizon idetë kryesore duke i mbrojtur ato me nënide, shembuj dhe ilustrime;
- shkruan tekste me disa paragrafë duke zhvilluar një ide kryesore;
- përdor gjuhën e përshtatshme, lloje të ndryshme fjalish pjesë të ndryshme të ligjëratës, detaje specifike, përshkrime dhe shembuj për ta bërë tërheqës shkrimin e tij;
- shkruan hyrje dhe mbyllje tërheqëse dhe koherente;
- përdor rrallë, por në mënyrë efektive klishetë, zhargonet dhe fjalët dialektore;
- përdor grafikë, tabela ose diagrame për të mbështetur idetë kryesore;
- përdor struktura të tilla si: kronologjia, sekuenca, titujt, nëntitujt etj., të cilat e ndihmojnë lexuesin që të kuptojë shkrimin;
- përdor lidhëzat dhe fjalët lidhëse për të lidhur paragrafët;
- përdor gjuhën standarde dhe zbaton rregullat drejtshkrimore në të gjitha punët me shkrim;
- zbaton rregullat e pikësimit në të gjitha shkrimet e tij;
- përdor dhe zhvillon stilin vetjak për të tërhequr vëmendjen e audiencës;
- zbaton të drejtën e autorit ndaj informacionit që përdor në punët me shkrim.
Llojet e teksteve
Nxënësi:
- shkruan tekste përshkruese për qëllime dhe audienca të ndryshme;
- shkruan tekste rrëfyese për qëllime dhe audienca të ndryshme;
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
- demonstron imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të shkruarit;
- shkruan në mënyrë të pavarur;
- respekton gjuhën standarde dhe shmang fjalët e huaja gjatë të shkruarit (kur e kanë fjalën përgjegjëse në gjuhën shqipe);
- vlerëson punët e të tjerëve;
- bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre me shkrim.
Kompetenca 5: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit
Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
- ndërton dhe zhvillon njohuri të reja rreth gramatikës dhe leksikologjisë përmes studimit të funksionit dhe ndikimit të tyre në tekstet që lexon;
- përdor njohuritë gramatikore dhe leksikore gjatë të folurit dhe të shkruarit për të arritur qëllime ose efekte të caktuara;
- dallon disa ndryshime mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar, mes regjistrave formalë dhe joformalë, mes dialekteve dhe gjuhës standarde;
- zotëron rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit në gjuhën shqipe;
- shkruan saktë, pa gabime, dhe argumenton mënyrën e të shkruarit, duke cituar rregullat drejtshkrimore;
- përdor me saktësi terminologjinë gjuhësore në diskutime gjatë të folurit dhe kur shkruan
Njohuritë
Morfologji
Emri
- Emrat që përdoren vetëm në numrin njëjës. Emrat që përdoren vetëm në numrin shumës.
- Emrat me dy trajta shumësi.
Folja
- Foljet kalimtare dhe jokalimtare.
- Mënyra dëftore dhe habitore, forma veprore dhe joveprore e foljeve të parregullta.
- Format e pashtjelluara foljore. Pjesorja e foljes.
Mbiemri
- Mbiemrat cilësorë dhe mbiemrat marrëdhëniorë.
- Mbiemrat e emërzuar.
- Shumësi i mbiemrave. Përdorimi në shumës i mbiemrave që përcaktojnë emra mashkullorë me shumësin me - e, - ra dhe me -a.
Leksikologji
- Shtresat e leksikut sipas burimit
Drejtshkrim dhe pikësim
– Shkrimi i disa trajtave të shumësit të emrave dhe mbiemrave.
– Shkrimi i foljeve të parregullta.
Shkathtësitë
Morfologji
Nxënësi:
- dallon emrat që përdoren vetëm në njëjës (benzinë, brymë, latinishtja etj.) dhe emrat që përdoren vetëm në numrin shumës (qelqurina, të ardhura, shtojzovalle, Alpe etj.);
- dallon dhe përdor drejt emrat që kanë dy trajta shumësi si p.sh.; pikë dhe pika;
- dallon dhe krahason foljet kalimtare dhe jokalimtare;
- ndërton fjali me folje kalimtare dhe jokalimtare;
- zgjedhon foljet e parregullta (jam, them, rri, dua etj.) në kohët e mënyrës dëftore dhe habitore, në formën veprore dhe joveprore;
- dallon variantin e saktë te foljet që në gjuhën e folur kanë disa trajta si p.sh.: shkoj/shkoi/ shkonj, shkoja/shkonja, por edhe trajtën kryesore normative mat/mas, matja/masja, flitni/flisni; bërtisni/bërtitni etj.
- përcakton format e pashtjelluara që ndërtohen mbi bazën e pjesores;
- klasifikon mbiemrat duke u mbështetur në tiparin që emërtojnë (mbiemra cilësorë dhe mbiemra marrëdhëniorë);
- krahason mbiemrat cilësorë me mbiemrat marrëdhëniorë;
- dallon dhe përdor në fjali mbiemrat e emërzuar;
- përcakton saktë shumësin e mbiemrave (relativë, shumëngjyrësh etj.).
Leksikologji
Nxënësi:
- identifikon shtresat e leksikut sipas burimit;
- dallon dhe analizon karakteristikat e secilës shtresë të leksikut të shqipes.
Drejtshkrim dhe pikësim
Nxënësi:
- shkruan dhe përdor drejt emrat dhe mbiemrat në numrin shumës;
- shkruan dhe përdor drejt foljet e parregullta.
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- vlerëson pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
- respekton diversitetin gjuhësor mes njerëzve;
- shfaq shpirt krijues në përdorimin e gjuhës;
- shmang fjalët e huaja të panevojshme gjatë komunikimit.
- vlerëson punët e të tjerëve;
- bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.
Nr. | Tematika | Orë | Temat mësimore | Situata e të nxënit | Metodologjia e veprimtaritë | Vlerësimi | Burime dhe mjete mësimore |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Njohuri gjuhësore (10/32 orë) | 1 | Emrat që përdoren vetëm në njëjës ose vetëm në shumës | Klasifikimi i emrave të panumërueshëm | Hap pas hapi- diskutim, Të nxënit bashkëpunues, punë e drejtuar, punë e pavarur. | Nxënësi vlerësohet për klasifikimin e emrave që përdoren në njëjës apo në shumës, për përdorimin e drejtë të tyre. | Teksti mësimor, tabela ilustruese, enciklopedi |
2 | Njohuri gjuhësore (11/32 orë) | 2 | Emrat me dy trajta shumësi | Dallimi i emrave në njëjës dhe në shumës | |||
3 | Njohuri gjuhësore (12/32 orë) | 3 | Drejtshkrimi i disa trajtave të shumësit të emrave e mbiemrave | Punë me tekstin- përdorimi i saktë i shumësit të emrave | Hap pas hapi-përvijim i të menduarit, Lojë stafetë, organizues grafik | Nxënësi vlerësohet për d/shkrimin e saktë të emrave në shumës, për perdorimin e saktë të kuptimit të ri që fiton | Teksti mësimor, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, listë me emra në shumës, |
4 | Analiza e teksteve (6/19 orë) | 1 | Teksti përshkrues dhe karakteristikat e tij | Vëzhgim fotosh, ilustrim situatash përshkruese | PNP-diskutim për njohuritë paraprake, stuhi mendimesh, lapsat në mes, mbajtja e srukturuar e shënimeve, punë me shkrim | Nxënësi vlerësohet për dallimin e veçorive specifike të secilit përshkrim dhe për bashkëpunimin në grup | Teksti mësimor, foto, tekste përshkruese. |
5 | Analiza e teksteve (7/19 orë) | 2 | Teknikat e përshkrimit, përshkrimi i personit | Realizimi i përshkrimit të personaliteteve kombëtare Lojë me role ku luhen situata që të duhet të përshkruash një vend apo një objekt | PNP-përvijim i të menduarit, kllaster, diagrama piramidale, punë e pavarur, lexim shprehës, plotësim të dhënash | Nxënësi vlerësohet për gjetjen e elementeve të përshkrimit në tekstin e dhënë, për realizimin e përshkrimit të një personi a personaliteti, për identifikimin e elementeve të përshkrimit, si dhe për realizimin e përshkrimeve një vendi e një objekti | Teksti mësimor, foto, portrete personalitetesh. |
6 | Analiza e teksteve (8/19 orë) | 3 | Përshkrimi i një vendi e një objekti | ||||
7 | Analiza e teksteve (9/19 orë) punë me shkrim 3/4 | 4 | Ese përshkruese | Diskutim dhe realizim i punës me shkrim Redaktim dhe lexim i punës me shkrim | Diskutime, shkrim i lirë Redaktim, lexim shprehës | Vlerësim paraprak për strukturën, elementet e përshkrimit, gjuhën eseistike, d/shkrimin | Fotografi objektesh, piktura, skulptura. |
8 | Analiza e teksteve punë me shkrim 4/4 (10/19 orë) | 5 | Ese përshkruese | ||||
9 | Gjuha dhe komunikimi (15/21) Projekt 2.4 | 1 | Projekt kurrikular ora II | Diskutim rreth ecurisë së projektit | Bashkëbisedim, diskutim në grupe pune. | Nxënësit stimulohen për objektivat e arritura dhe nxiten për realizimin e objektivave të tjera. | Materiale mbi temën e projektit |
10 | Njohuri gjuhësore (13/32 orë) | 4 | Mbiemrat cilësorë dhe marrëdhëniorë | Leximi i teksteve artistike ku përdoren mbiemra të ndryshëm | PNP- Di(Pema e mendjes)/Dua të di(Teknika e të pyeturit)/ Mësova(Organizues grafik), Plotësim të dhënash | Nxënësi vlerësohet për dallimin e mbiemrave, klasifikimin e tyre, analizën gramatikore të tyre. | Teksti mësimor, fragmente tekstesh përshkruese |
11 | Njohuri gjuhësore (14/32 orë) | 5 | Mbiemrat e emërzuar | Leximi i teksteve artistike ku përdoren mbiemra të ndryshëm | PNP- Di(Pema e mendjes)/Dua të di(Teknika e të pyeturit)/ Mësova(Organizues grafik), Plotësim të dhënash | Nxënësi vlerësohet për dallimin e mbiemrave të emërzuar, analizën gramatikore të tyre. | Teksti mësimor, fragmente tekstesh përshkruese, tabelë e rregullave drejtshkrimore |
12 | Njohuri gjuhësore (15/32 orë) | 6 | Shumësi i mbiemrave | ||||
13 | Analiza e teksteve (11/19 orë) | 6 | Teksti rrëfyes, llojet | Leximi shprehës i teksteve rrëfimtare dhe dallimi i veçorive | PNP- Diskutim, Bashkëbisedim, Lexim shprehës, Stuhi mendimesh, Punë në grupe, Shënime mbi shënime, Diagrami i Venit | Nxënësi vlerësohet për përcaktimin e saktë të karakteristikave të teksteve të ndryshme rrëfyese, si dhe për bashkëpunimin në grup gjatë mësimit. | Teksti mësimor, E-libri, CD-tekste të dëgjuara, tekste të ndryshme rrëfyese |
14 | Analiza e teksteve (12/19 orë) | 7 | Karakteristikat e një teksti rrëfyes | ||||
15 | Analiza e teksteve (13/19 orë) | 8 | Teknikat e shkrimit të tekstit rrëfyes | Leximi dhe shkrimi i teksteve rrëfyese | Hap pas hapi- Bashkëbisedim, Lexim i drejtuar, Shkrim i lirë, Rrjeti i diskutimit | Nxënësi vlerësohet për realizimin e teksteve të ndryshme rrëfyese sipas teknikave të rrëfimit, por dhe përdorimit të një stili origjinal, si dhe për pjesëmarrjen aktive gjatë mësimit. | Teksti mësimor, E-libri, fletoret e klasës të nxënësve |
16 | Gjuha dhe komunikimi (16/21) Projekt 3.4 | 2 | Projekt kurrikular ora III | Diskutim rreth ecurisë së projektit | Bashkëbisedim, diskutim në grupe pune. | Nxënësit stimulohen për objektivat e arritura, bëhet një vlerësim paraprak si dhe nxiten për realizimin e objektivave të tjera. | Teksti mësimor, E-libri, |
17 | Njohuri gjuhësore (16/32 orë) | 7 | Shtresat e leksikut sipas burimit | Leximi i teksteve ku përdoren fjalë të huazuara | PNP- Përvijimi i të menduarit, Lexim i drejtuar, Shpjegim i gërshetuar me Diskutim, Punë e pavarur, Punë e drejtuar, Punë në grupe | Nxënësi vlerësohet për dallimin e saktë të fjalëve të huaja, përcaktimin e tyre sipas burimit, për gjetjen e përgjegjëses në shqip, si dhe për përdorimin e sa më pak fjalëve të huaja. | Teksti mësimor, fjalori i gjuhës shqipe, fjalor elektronik i gjuhës |
18 | Njohuri gjuhësore (17/32 orë) | 8 | Ushtrime për shtresat e leksikut sipas burimit | ||||
19 | Njohuri gjuhësore (19/32 orë) | 9 | Foljet e parregullta | Tekste ilustruese artistike ku përdoren folje të parregullta | - Diskutim, Një pyetje, shumë përgjigje, Shpjegim i gërshetuar me diskutim Plotësim të dhënash, Rishikim në dyshe | Nxënësi vlerësohet për zgjedhimin e saktë të foljeve, përdorimin e saktë të foljeve të parregullta në fjali, analizën e saktë morfologjike të foljeve. | Teksti mësimor, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe |
20 | Njohuri gjuhësore (20/32 orë) | 10 | Drejtshkrimi i foljeve të parregullta | ||||
21 | Njohuri gjuhësore (18/32 orë) | 11 | Foljet kalimtare dhe jokalimtare | Fragmente tekstesh letrare ku nënvizohen foljet kalimtare e jokalimtare | Hap pas hapi- Diskutim mbi njohuritë paraprake, Organizues grafik,Lexim i drejtuar, Punë e pavarur, Plotësim të dhënash | Nxënësi vlerësohet për dallimin e foljeve kalimtare dhe jokalimtare, si dhe krijimin e fjalive me to. | Teksti mësimor, E-libri, fragmente tekstesh |
22 | Njohuri gjuhësore (21/32 orë) | 12 | Format e pashtjelluara | Dëgjim i poezisë së Nolit “Anës lumenjve” nga filmi “Lulëkuqe mbi mure | PNP- Diskutim për njohuritë paraprake,Organizues grafik, Punë e drejtuar, Punë e pavarur | Nxënësi vlerësohet për evidentimin e veçorive leksiko-gramatikore të formave të pashtjelluara, për evidentimin e dallimeve mes tyre, për ndërtimin dhe përdorimin e saktë të tyre. | Teksti mësimor, E-libri, diktofon-vargje të Nolit |
23 | Gjuha dhe komunikimi (17/21) Vetëvlerësim 2.3 | 3 | Vetëvlerësim | Plotësimi i formatit të vetëvlerësimit | Fletë ditari vetëvlerësues. | Mësuesi kontrollon ditarët e vetëvlerësimit të nxënësve për të diagnostifikuar formimin gjuhësor, letrar, intelektual, psikologjik dhe emocional të nxënësit. | Teksti mësimor, E-libri |
24 | Gjuha dhe komunikimi (18/21) Testim 2.3 | 4 | Testim (periudha II) | Plotësimi i testit | Test i standardizuar | Vlerësim individual | Teksti mësimor, E-libri |
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII