Model

Planifikimi për periudhën e tretë, gjuha shqipe VII

Planifikimi i tremujorit të tretë për lëndën e gjuhës shqipe në klasën e shtatë është përgatitur nga mësuesi Erget Cenolli.

Klasa VII


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës.


TË DËGJUARIT 

Kupton, krahason dhe përmbledh mendimet e të tjerëve nga materialet e dëgjuara, shikuara ose të prezantuara, si dhe reflekton për to.  Jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth teksteve që dëgjon.  Dëgjon me vëmendje dhe përqendrim: duke mbajtur trupin në një pozicion korrekt.  Shfaq interes, respekt dhe empati ndaj folësit me shprehje të tilla . Nxit dhe inkurajon folësin me shprehje të tilla si: kjo që po rrëfeni është shumë interesante etj.  Përcakton qëllimin e të dëgjuarit (për kënaqësi, për informacion, për kuriozitet etj.).  Kujton njohuritë paraprake që ka rreth temës ose përmbajtjes së tekstit. Parashikon rreth tekstit që do të dëgjojë. Mban shënime gjatë të dëgjuarit. Pyet ose kërkon sqarime për idetë, konceptet ose fjalët që nuk i kupton mirë. Kërkon informacion shtesë. Ritregon me detaje dhe ilustrime përmbajtjen e tekstit.


TË FOLURIT  

Zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij. Merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve. Identifikon materiale të ndryshme dhe i përdor për të dhënë mesazhe ose porosi nëpërmjet reklamave e lajmërimeve dhe bën prezantimin e tyre në media.  Flet duke përdorur intonacionin e duhur, theksin e saktë (e fjalëve dhe fjalive), volumin e përshtatshëm të zërit, si dhe pauzat për të bërë përshtypje te të tjerët.  Jep informacione, ide, ndjesi, emocione duke përdorur fjalorin e duhur. Përshtat të folurin në varësi të tematikës, dëgjuesit, qëllimit dhe situatës.


TË LEXUARIT 

Interpreton tekstet duke përdorur idetë e dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë në tekst dhe idetë e nënkuptuara. Dallon informacionin e rëndësishëm në tekst. − lidh pjesët e ndryshme të një teksti dhe i analizon ato.  Analizon në tekste të ndryshme poetike, tregimtare dhe dramatike gjuhën e figurshme. Dallon temën dhe analizon personazhet, mjedisin, kohën dhe subjektin në një tekst tregimtar dhe dramatik. Dallon mjetet shprehëse në një tekst poetik dhe tregon funksionin e tyre. Shpreh pëlqimet dhe mbron interpretimet e tij duke i ilustruar me detaje dhe pjesë nga teksti. Dallon përdorimin e gjuhës dhe terminologjisë së fushës në tekste të ndryshme.


TË SHKRUARIT  

Përdor formën ose modelin e përshtatshëm gjatë të shkruarit dhe zbaton rregullat gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të shprehur mendimet, qëllimet, ndjenjat për tema të caktuara. Mbështet mesazhin kryesor ose kyç të një teksti me detaje përshkruese, me fakte ose shembuj të ndryshëm. Identifikon qëllimin dhe lexuesin e tij, kur shkruan njohur për bashkëmoshatarët e tyre etj.. Mbledh informacionin e duhur për të sqaruar rreth temës, çështjes, subjektit. kujton njohuritë që ka rreth temës që do të shkruajë. Përdor burime të ndryshme për të mbledhur informacion. studion modele të mira shkrimi që kanë trajtuar të njëjtën temë ose subjekt. mban shënime për çështje të ndryshme rreth punës me shkrim. Përzgjedh dhe klasifikon informacionet e mbledhura. Përdor edhe bibliotekën e shkollës ose internetin për të mbledhur informacion për punën dhe detyrat me shkrim. Zgjedh format e duhura të detyrës me shkrim në varësi të qëllimit dhe lexuesit që ka. 


PËRDORIMI I DREJTË I GJUHËS 

SINTAKSË  

Gjen dhe përdor në fjali rrethanorin e vendit dhe të kohës dhe mënyrat e shprehjes së tyre. o Gjen dhe përdor në fjali rrethanorin e shkakut e të qëllimit dhe mënyrat e shprehjes së tyre. Gjen dhe përdor në fjali rrethanorin e mënyrës e të sasisë dhe mënyrat e shprehjes së tyre. Argumenton pse një gjymtyrë është rrethanor vendi, kohe, shkaku, qëllimi, mënyre, sasie. Krahason fjalitë e thjeshta me fjalitë e përbëra. Dallon dhe ndërton fjali me bashkërenditje. Dallon dhe përdor ligjëratën e drejtë dhe ligjëratën e zhdrejtë. 


DREJTSHKRIM 

Përdor drejt pikën, presjen dhe pikëçuditjen në llojet e ndryshme të fjalive. Përdor trepikëshin, kur intonacioni i fjalisë është i pa mbaruar. Përdor saktë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë


Nr. Kompetencat Temat për çdo orë mësimi Situata Metoda Vlerësimi Burimi
1 P Kundrinori i drejtë Në floktore Mendo/ puno dyshe/ diskuto Motivues Teksti mësimor i nxënësit
2 P Ushtrime për kundrinorin e drejtë Në floktore Zgjidhje ushtrimesh I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
3 L Marko Boçari Në orën e historisë INSERT Motivues Teksti mësimor i nxënësit
4 L Analizë e Marko Boçarit Në orën e historisë Pyetje - përgjigje  I vazhduar Libra nga F. Ballanca
5 F Krenar si një shqiptar Para monumentit te Luftëtarit Kombëtar Shkrim i lirë Motivues Material të ndryshme nga librat dhe interneti
6 P Kundrinorët e zhdrejtë Në muzeum Pema e mendimit Motivues Teksti mësimor i nxënësit
7 P Ushtrime për kundrinorët e zhdrejtë Në muzeum Diagram i Venit  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
8 L Zana e vizitorit Në bjeshkë DRTA Motivues Teksti mësimor i nxënësit
9 L Analizë, Zana e vizitorit Në bjeshkë Pyetje - përgjigje  I vazhduar Lahuta e malsisë
10 D Bashkëbisedojme për traditat tona Në klasë Bashkëbisedim Motivues Materiale nga internet dhe librat
11 P Përdorimi i pikës dhe i pikëçuditjes Gjatë një ore diktimi Stuhi mendimi Motivues Teksti mësimor i nxënësit
12 P Përdorimi i presjes dhe shumëpikëshit Gjatë një ore diktimi Pemë mendimi  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
13 L Kërcimtarja e Dukagjinit Në festivalin folklorik Tabela e koncepteve Motivues Teksti mësimor i nxënësit
14 L Analizë e Kercimtares… Në festivalin folklorik Analizë teksti  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
15 P Rrethanori i koheës dhe vendit Gjatë nëj ndeshjeje futbolli Stuhi mendimi Motivues Teksti mësimor i nxënësit
16 P Ushtrime Gjatë nëj ndeshjeje futbolli Zgjidhje ushtrimesh  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
17 L Nata e dymbëdhjetë Në teatër DRTA Motivues Teksti mësimor i nxënësit
18 L Nata e dymbëdhjetë  (analizë) Në teatër Analizë teksti  I vazhduar Komedia e Shekspirit
19 D Kthejmë dramën në tregim Në klasë Shkrimi i lirë Motivues Drama të ndryshme
20 Sh Kthejmë dramën në tregim Në klasë Shkrimi i lirë Motivues Teksti mësimor i nxënësit
21 P Rrethanori i shkakut dhe qëllimit Gjatë një ndeshjeje volejbolli Pemë mendimi Motivues Teksti mësimor i nxënësit
22 P Ushtrime Gjatë një ndeshjeje volejbolli Stuhi mendimi  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
23 Sh Gojëdhëna Pranë vatrës familjare Shkrimi i lirë Motivues Gojëdhëna shqiptare
24 F Gojëdhëna dhe mitologji shqiptare Pranë vatrës familjare Bashkëbisedim Motivues Gojëdhëna shqiptare
25 L Ishuj në qiell Diku në kozmos INSERT Motivues Teksti mësimor i nxënësit
26 L Ishuj në qiell (analizë) Diku në kozmos Analizë teksti  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
27 P Rrethanori i mënyrës dhe sasisë Shëtitje në kozmos Tabela e koncepteve Motivues Teksti mësimor i nxënësit
28 P Ushtrime Shëtitje në kozmos Pyetje-përgjigje  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
29 L Historia pa mbarim Duke parë një film Kubim Motivues Teksti mësimor i nxënësit
30 L Historia pa mbarim (analizë) Duke parë një film Pyetje- përgjigje  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
31 P Fjalia e përbërë Një ekskursion në mal Mendo/ puno dyshe/ diskuto Motivues Teksti mësimor i nxënësit
32 P Ushtrime Një ekskursion në mal Zgjidhje ushtrimesh  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
33 Sh Përshkruajmë veshje popullore shqiptare Në muzeun etnografik Shkrim i lirë Motivues Teksti mësimor i nxënësit
34 Sh Përshkruajmë tradita dhe zakone shqiptare Në muzeun etnografik Shkrim i lirë Motivues Teksti mësimor i nxënësit
35 L Princi i vogël Takim me Gishton DLTA Motivues Teksti mësimor i nxënësit
36 L Princi i vogël (analizë) Takim me Gishton Analizë teksti  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
37 Sh Krijojmë poezi Në tryezën e shkrimit Shkrime te lira Motivues Teksti mësimor i nxënësit
38 F Dëgjomë poezi Në klasë Recitime Motivues Teksti mësimor i nxënësit
39 P Fjalitë me bashkërenditje dhe nërenditje Në ekspozitën e piktorit Pyetje-përgjgje Motivues Teksti mësimor i nxënësit
40 P Ushtrime Në ekspozitën e piktorit Zgjidhje ushtrimesh  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
41 L Poezi të ndryshme (N.Frashëri, Lorka, Agolli, Anuncio) Në bibliotekë Lexim shprehës Motivues Teksti mësimor i nxënësit
42 L Analiza e poezive Në bibliotekë Analizë tekstesh poetikë  I vazhduar Teksti mësimor i nxënësit
43 P Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë Në autobuz Tabela e koncepteve Motivues Teksti mësimor i nxënësit
44 P Ushtrime Në autobuz Zgjidhje ushtrimesh  I vazhduar  
45 L Teksti enciklopedik Në bibliotekë DRTA Motivues Teksti mësimor i nxënësit
46 L Analizë e teksteve të ndryshem joletrarë Në bibliotekë Analizë teksti Motivues Teksti mësimor i nxënësit
47 Sh Testimi, tremujori i tretë Në klasë   Vlerësim testi Teksti mësimor i nxënësit
48 L Bisedë Letrare Në klasë Bashkëbisedim Vlerësim i punëve në dosje Tregime të moçme shqiptare
49 D Bisedë letrare Në klasë Bashkëbisedim Vlerësimi i punëve në dosje Tregime të moçme shqiptare
50 L Përshkrimi i një ekskursioni Në klasë Shkrimi i lirë Motivues Material nga interneti
51 L Analizë e përshkrimit Në klasë Analizë teksti Motivues Material nga interneti
52 Sh Diktim Në klasë Diktim Vlerësimi i punëve në dosje Tekst i zgjedhur nga mësuesi
53 L Udhëzime për leximet për klasën VIII Në klasë Bashkëbisedim Motivues Libra jashtë klase
54 L Udhëzime për leximet për klasën VIII Në klasë Bashkëbisedim Motivues Libra jashtë klase

 

(Erget Cenolli, Portali Shkollor)

5,283 Lexime
6 vjet më parë