Planifikimi orës mësimore, gjuhë shqipe XI
Ky është një model ditari i realizuar sipas nismës “tri lëndë në gjashtë orë”. Ditari për klasën e njëmbëdhjetë është hartuar nga Irida Hoti, mësuese e gjuhës shqipe në Medresenë e Shkodrës.
Planifikimi orës mësimore 90 minuta
Mësuese: IRIDA HOTI
Fusha: Gjuha e komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe
Shkalla: V
Klasa: XI
Rubrika: Njohuri gjuhësore, Morfologji
Ora I: Tema mësimore: Ndajfolja
Ora II: Tema mësimore: Lokucionet ndajfoljore
Situata e të nxënit: Ndajfolja si gjymtyrë më vete, si rrethanorë a përcaktorë.
Situata e të nxënit: Formimi i lokucioneve ndajfoljore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
- Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
- Kompetenca e të menduarit.
- Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore 1:
Nxënësi:
• Dallon ndajfoljet dhe përcakton llojin e tyre.
• Përdor ndajfoljet në fjali në trajtën e duhur.
• Përcakton shkallën e ndajfoljes.
• Krahason shkallët e ndajfoljes me njëra-tjetrën.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore II:
Nxënësi:
• Tregon ç’janë lokucionet ndajfoljore dhe ndërton fjali me to.
• Përcakton se si janë formuar lokucionet ndajfoljore.
Fjalët kyçe:
- ndajfolje,
- ndajfolje përcaktore, ndajfolje rrethanore, shkallë të ndajfoljes,
lokucione ndajfoljore.
Burimet: teksti mësimor, skeda, bllok gramatike, video-projektor, tabelë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK-u
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
‘Di, Dua të di, Mësova’, Stuhi mendimi, Pemë Mendimi, Punë në grup
ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT
Pjesa e parë e orës (45 minuta)
Veprimtari paraprake
Me anë të teknikës ‘Di, Dua të di, Mësova’ nxënësit kontrollojnë njohuritë e tyre mbi ndajfoljet.
- Si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës.
- Përdoren si gjymtyrë më vete, si rrethanorë a përcaktorë.
- Klasifikimi i ndajfoljeve.
DI | Dua të di | Mësova |
---|---|---|
Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës. | Klasifikimi i ndajfoljeve. | Sipas funksionit që kryejnë në fjali ndajfoljet ndahen në: përcaktore dhe rrethanore. |
Ndajfoljet kanë kuptim të mëvetësishëm leksikor, përdoren si gjymtyrë më vete, si rrethanorë a përcaktorë. | Sipas mënyrës së fjalëformimit, ndajfoljet i kemi: të parme, të prejardhura, të përngjitura, lokucione ndajfoljore. | |
Ndajfoljet kanë tri shkallë: pohore, krahasore dhe sipërore. |
Tabela e mësipërme plotësohet me pyetje të tjera të bëra nga nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja: ‘Pemë mendimi’
Me teknikën ‘Pemë mendimi’ mësuesi/ja paraqet në tabelë ose video-projektor klasifikimin e ndajfoljeve sipas: funksionit që kryejnë, mënyrës së fjalëformimit dhe shkallët e ndajfoljes.
Nxënësit shkruajnë diagramën në skedë ose në bllokun e gramatikës.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur dhe në grup
Diagrama e mësipërme zbërthehet përmes ushtrimeve:
-Usht.1, f. 81- nxënësit duhet të japin shembuj për secilin rast.
-Usht.3,f.81- nxënësit gjejnë lokucionet ndajfoljore dhe tregojnë si janë formuar ato.
-Usht 4,f.81. Nxënësit krijojnë fjali me lokucionet ndajfoljore.
Në grup zhvillohet usht.5,f.82- nxënësit gjejnë shprehje me lokucione ndajfoljore.
Pjesa e dytë e orës (45 minuta)
Ndërtimi i njohurive të reja: ‘Stuhi mendimi’.
Drejtohen nxënësit drejt fjalive të dhëna në tekst, f.80., nga ku nënvizohen lokucionet ndajfoljore.
Mësuesi jep përkufizimin e lokucioneve ndajfoljore, si grup fjalësh që kanë lidhje të qëndrueshme midis tyre dhe, kuptimisht e gramatikisht, janë të barasvlershme me një ndajfolje.
Përmes ‘Stuhi mendimi’ mësuesi ndërton digaramën e formimit të lokucioneve ndajfoljore në gjuhën shqipe.
Nxënësit shkruajnë diagramën në skedë ose në bllokun e gramatikës.
Për secilin rast jepen shembuj.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur dhe në grup
Për të parë përvetësimin e njohurive gramatikore zhvillohen ushtrimet në f.78,79, ku nxënësit:
-Gjejnë ndajfoljet dhe përcaktojnë llojin e tyre sipas funsionit që kryejnë në fjali.
- Analizojnë ndajfoljet sipas mënyrës së fjalëformimit.
Dallojnë shkallët e ndajfoljes.
Vlerësimi:
Vlerësohen nxënësit, që gjejnë ndajfoljet dhe përcaktojnë llojin e tyre sipas funsionit që kryejnë në fjali.
Analizojnë ndajfoljet sipas mënyrës së fjalëformimit.
Vlerësohen nxënësit, që që tregojnë ç’janë lokucionet ndajfoljore dhe si janë formuar ato.
Vlerësohen nxënësit, që krijojnë fjali me lokucionet ndajfoljore.
Detyrë shtëpie:
Usht. 4, 6, f. 79
Formoni fjali me fjalët shumë pak, mjaft, kaq, duke i përdorur si ndajfolje dhe si përemra të pacaktuar.
Formoni fjali me fjalët: matanë, përtej, sipër, nga, duke i përdorur si ndajfolje dhe si parafjalë.
Usht.6,f.82. – Përshkruani një gjendje tuajën emocionale, duke përdorur lokucione ndajfoljore.
(Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11