SHEMBULL

Planifikimi i portofolit të të nxënit, letërsi klasa XI

Dr. Ermira Ymeraj nga gjimnazi “Jordan Misja” në Shkodër sjell një shembull se si mund të bëhet planifikimi i portofolit të të nxënit në lëndën letërsi, klasa XI

                            Elementë të planifikimit të portofolit

Rubrikat

Kompetencat

Përmbajtja

Rezultatet e të nxënit për secilën detyrë

Vlerësimi


RUBRIKAT E PORTOFOLIT


Projekt propozim: Shkodra, ky vend ku ende plagët e gjakmarrjes janë aty.


1. “ E risjell këtë plagë për të zbutur vetminë në një botë në ndryshim e sipër.

2. DETYRË: “Romantizmi Europian.

Përfaqësuesit. Risitë. Unë mësova...

3. Ese krahasuese: “Natyra e njeriut është një trajtë e përbashkët karakteri. Sa ndryshojnë Esmeralda dhe Kuazimodo të portretizuar në libër me portretin e njeriut sot”.



KOMPETENCAT KYÇE


1.Kompetenca e Komunikimit dhe të shprehurit:


a- Nxënësi shprehet përmes prezantimit të materialit. 

b-Lexon , flet dhe interpreton rrjedhshëm duke respektuar rregullat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe.


2. Kompetenca e të menduarit: 


a- Krahason burimet e ndryshme për realizimin e detyrave.

 b-Reflekton mbi detyrat e veta, krahasuar me ato te shokëve.

3. Kompetenca e të nxënit: 

a- Demonstron aftësi me shkrim dhe lexim.

b-Aftësohet në përmbushjen e detyrave të caktuara. 

c-Paraqet ide personale duke i shërbyer temës.


4. Kompetenca për veten, sipërmarrjen dhe mjedisin:


a-Harton një detyrë individuale dhe organizon mendimet. 

b-Merr pjesë dhe organizon punën në grup. 

c-Aftësohet në sipërmarrjen e detyrave komplekse.


5. Kompetenca personale:


a- Analizon përparësitë dhe dobësitë e detyrave te veta.

b-Demonstron para të tjerëve detyrat e veta duke shpalosur edhe përceptimet

personale per to.


6. Kompetenca qytetare: 


a-Paraqet qytetari, pranon mendimin ndryshe kur diskutohet në grup. 

b-Është tolerant/e dhe tregon respekt për bashkëbiseduesin në diskutime të ndryshme.


7. Kompetenca digjitale: a-Përdor mjetet digjitale për të realizuar detyrat.

REZULTATET E TË NXËNIT – PROJEKTI


1.Identifikoni personazhe që përjetojnë këtë plagë dhe i vendosni përballë realitetit tuaj. 

2. Përshkruani disa prej këtyre rasteve.

3. Shpjegoni rolin dhe qëllimin tuaj në zbutjen e fenomenit me video mesazh, fletëpalosje, album, ese përshkruese, argumentuese, intervistat.

4. Analizoni mënyrën sesi ndryshon ose zhvillohet fati i një fëmije në ngujim.

5. Reflektoni mbi rëndësinë e këtij fenomeni në format e juaja origjinale, përmes pikturës , artit, muzikës.


REZULTATET E TË NXËNIT- DETYRA – Romantizmi Evropian


1. Evidenton përfaqësuesit e Romantizmit.

2. Demonstron njohje të kontekstit historik.

3. Analizon karakteristikat e Romatizmit në kontekstin letrar.

4. Reflekton mbi personazhet, mesazhet, mjedisin, gjinitë letrare të Romantizmit.


REZULTATET E TË NXËNIT –ESE


1. Organizon mirë mendimet dhe idetë.

2. Shkruan qartë , me një stil vetjak dhe në

mënyrë logjike.

3. Zbaton me saktësi rregullat gramatikore.

4. Analizon zhvillimin e personazhit.

5. Shpreh dhe argumenton pëlqimin e tij ose jo për personazhet.

(Përgatiti: Dr. Ermira Ymeraj, Gjimnazi:“Jordan Misja”, Shkodër)


4,518 Lexime
5 vjet më parë