Planifikimi i një ore mësimi në lëndën e Gjeografisë
Mënyra e planifikimit të një ore mësimi në lëndën e gjeografisë në klasën e 10-të shkëputur nga libri i mësuesit i përgatitur nga Shtëpia Botuese Albas. Për më tepër klikoni në albas.al
Fusha: Proceset natyrore dhe shoqërore
Lënda: Gjeografi fizike
Shkalla: 5
Klasa: 10
Tematika: Sistemi Diellor
Situata e të nxënit: Çfarë i mbanë të vendosur kaq në rregull planetët e Sistemit Diellor, pa rënë në sipërfaqen e Diellit?
Tema mësimore: Planetët
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
Nxënësi/ja:
· veçon llojet e planetëve dhe i komenton me moshatarët e tij;
· përdor krahasimin dhe kontrastin për të dalluar veçoritë e planetëve;
· diskuton në grup për atmosferën e planetëve;
· analizon, vlerëson dhe menaxhon informacionin e marrë elektronikisht.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
· përshkruan përbërjen dhe objektet e Sistemit Diellor;
· analizon planetët e këtij sistemi;
· krahason planetët.
Fjalë kyç: Planet, satelit, kometa, asteroid, gravitet, planetë shkëmborë, planetë të gaztë e të akullt.
Burimet: teksti, harta e sistemit diellor.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK, Gjuhët dhe komunikimi, Fizikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Hapi I. Njohja paraprake me temën (Stuhi mendimesh)
Hapi II. Ndërtimi i njohurive të reja (Grupe ekspertësh)
Hapi III. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Turi i galerisë)
Organizimi i orës së mësimit
I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Stuhi mendimesh).
Motivimi i nxënësve: mësuesi/ja përdor situatën në fillim të mësimit dhe hartën e Sistemit Diellor.
I pyet nxënësit:
‒ Çfarë i mban të vendosur kaq në rregull planetët, pa rënë në sipërfaqen e Diellit?
Përgjigjet e nxënësve i shkruan në dërrasën e zezë.
‒ Planetët, sikurseToka, kryejnë 2 rrotullime: rreth vetes dhe rreth Diellit.
‒ Dielli ka forcë gravitacionale të madhe, që i detyron planetët të rrotullohen rreth tij.
‒ Nga ana tjetër, edhe planetët kanë forcë gravitacionale, por më të vogël se Dielli.
‒ Planetët zotërojnë inercinë (lëvizje) që në formimin e tyre dhe kjo nuk i lejon ata të bien në sipërfaqen e diellit, por të rrotullohen rreth tij.
II. Ndërtimi i njohurive të reja (Grupe ekspertësh).
Mësuesi krijon 4 grupe ekspertësh. Grupet e ekspertëve studiojnë zbulimet që kanë bërë anijet kozmike të lëshuara në hapësirë.
Grupi i parë i ekspertëve: studion përbërjen e planetëve (bërthama dhe shtresa e jashtme)
Grupi i dytë i ekspertëve: studion largësinë nga Dielli dhe kohëzgjatjen e rrotullimit rreth Diellit.
Grupi i tretë i ekspertëve: përbërjen e atmosferës së planetëve dhe përmasat.
Grupi i katërt i ekspertëve: analizon pse ndodhin të gjitha këto fenomene te planetët.
Grupet e ekspertëve dalin në përfundime sipas klasifikimit në plane të shkëmborë dhe planetë të gaztë dhe të akullt.
Përforcim: ndryshimin e temperaturave në sipërfaqen e Mërkurit e shkakton jo vetëm mungesa e atmosferës, por edhe koha e ekspozimit ndaj diellit, që është e madhe për shkak të kohëzgjatjes së rrotullimit.
Efektin serë në planetin e Afërditës e shkakton prania e madhe e dyoksidit të karbonit.
Jupiteri çliron energji më shumë sesa merr nga Dielli për shkak të largësisë nga Dielli.
a. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (metoda) Diagrami i Venit.
Bazuar në studimet e bëra, nxënësit sistemojnë ngjashmëritë dhe dallimet midis planetëve shkëmborë dhe të gaztë.
Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për punën individuale dhe atë të bashkëpunimit në grup (për dëgjimin, interpretimin, menaxhimin e emocioneve, bashkëveprimin, ndarjen e përvojës, mendimit dhe analizimin e menaxhimin të informacionit të marrë elektronikisht).
Detyrat dhe puna e pavarur bazuar në materialet e marra nga interneti, si anijet kozmike Viking 1 dhe Viking 2, Venera u zbuluan fakte interesante me ndihmën e instrumenteve të radarëve, të filmimeve në sipërfaqet e planetëve.
(Albas)
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë