Planifikimi ditor bazuar në kompetenca
Më poshtë ju do të lexoni se si mund të organizoni planifikimin ditor me 7 hapa duke u bazuar në 7 kompetenca. Ky material është punuar nga mësuese Valbona Imeraj.
1- Fokuso çӫshtjen kryesore rreth sӫ cilӫs do tӫ formulohet rezultati i tӫ nxӫnit.
Mësuesi i bën pyetje vetes: Çfarë do të hulumtojnë , zbulojnë, apo studiojnë nxënësit gjatë orës së mësimit? P.sh.: emrin, erën, komunikimin e ideve, ngjarjet historike, përgjegjësinë për komunitetet, etj. Përcakto fjalën kyçe!
2- Përcakto rezultatin e të nxënit.
P.sh. Nxënës rezultati i punës suaj sot do të jetë; një shkrim që ka si qëllim komunikimin e idetëve tuaja tek të tjerët nëpërmjet fjalëve.
Shpjegimi se si dhe pse ngjarjet historike janë interpretuar në mënyra të ndryshme; vlerësimi i shkallës në të cilën ju ndiheni përgjegjës për komunitetet në të cilat bëni pjesë (shkollë, pallat, lagje etj.)
3- Përzgjidh metodologjinë e përshtatshme.
Krijo situatën e të nxënit. Vetëm nga metodologjia e Teorisë Konstruktiviste.
Metodat e Teorisë Konstruktiviste: Hulumtim, zgjidhje problemore, veprimtaria e ndërsjellë mbështetur në modelin e ekspertit: të nxënët bashkëveprues; të nxënët duke shërbyer (projektet e shërbimit në komunitet, përdorimi i TIK-ut.
4- Harto strategjinë duke përzgjedhur teknikat (veprimtaritë e të nxënit) që do të të çojnë drejt rezultatit të të nxënit.
DDM, REBUS, grupet e ekspertëve, pyetja sjell pyetjen, kërkim hulumtim, imagjinata e drejtuar, diskutim për njohuritë paraprake, Mbajtja e strukturuar e shënimeve, harta e konceptit, rishikim në dyshe, rrjeti i diskutimit, lapsat në mes, mendo, krijo dyshe, diskuto etj.
5- Emërto kompetencat kyçe dhe ato të fushës që do të zhvillohen nëpërmjet situatës të së nxënit dhe arritjes së rezultatit të të nxënit.
Shtatë kompetencat kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare
Kompetenca digjitale
6- Zgjidh mjetet e nevojshme për të realizuar orën e mësimit.
7- Përcakto kriteret e vlerësimit.
P.sh. Ka një hyrje me deklarim të qartë të idesë ose pozicionit, zhvillimin me argumente, mbylljen mbështetëse. Nëse mungojnë të tre komponentët nxënësi merr 0 pikë, Nësa ka hyrje të qartë dhe zhvillim pa një mbyllje mbështetëse nxënësi merr 1 pikë. Nëse janë të tre elementët e strukturës nxënësi vlerësohet me 2 pikë.
…Dhe mos harro!
Mësuesit e mirë janë ata të cilët bëjnë që, nxënës të zakonshëm të ëndërrojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme!
(Nga Valbona Imeraj, mësuese e klasës së dytë, shkolla “Dëshmorët e lirisë”)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11