Planifikim i orës mësimore, gjuhë shqipe II
Mësuesja Adriana Skënderi e shkollës "Dhora Leka" sjell për Portalin Shkollor planifikim e një ore mësimore, në lëndën e gjuhës shqipe, klasa II, me temën "Edhe mami punon".
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe 2
Shkalla: 1 Klasa: II-A
Tema mësimore: Edhe mami punon
(Lexim jashtklase ) ( 2 orë)
Situata e të nxënit dhe shkathtësitë
- Analizon figura dhe pamje vizuale per nënën.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyce sipas temës mësimore:
(Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit , Kompetenca e të lexuarit , Kompetenca e të shkruarit saktë të gjuhës.)
Nxënësi:
- Flet qartë rreth librave që ka lexuar së fundmi dhe pamjeve së paraqitur në video projektor .
- Lexon për të kuptuar pjesën letrare .
- Përcakton dy-tre tipare të tregimit.
- I përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së tregimit .
- Përshkruan me fjalë të thjeshta personazhin kryesor .
- Ndërton fjali përmbledhëse për cdo paragrafë. - Rendit fjalët sipas kuptimit në fjali.
- Plotëson Hartën e ngjarjes . Lidh pjesën letrare me përvoja vetjake.
- Argumenton mendimin pse prinderit punojnë të dy.
- Shpreh mirenjohje ndaj nënës me anë të një kartoline falenderimi.
Fjalët kyçe: Nëna ( mami) , punon, siguron, nevojat , deshirat, leje lindje .
Burimet: Material nga Interneti, fisha me fjalë e fjali , libër jashtëshkollor.
Mjete: Material i përgatitur me CD, kub kartoni, Videoprojektor, letër, karton, bojra, ngjitëse, gërshërë, lapustila, flete A4 etj.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Art/ Vizatim (vizaton lule), Muzikë (dëgjon kënge, “Kënga e nënës”, Matematikë (Rendit e fjalët tek poema japoneze, emërton formën 3D)
Shoqëria dhe mjedisi – Aftësitë për t'u shprehur qartë dhe saktë rreth punës së nënës në familje.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Prezantim - Rrjet diskutimi, Lexim në heshtje, Pyetje - përgjigje, Lapsat në mes, Kubimi, Punë në dyshe (Poemë japoneze), punë në grupe.
Organizimi i orës së mësimit:
Hapi i I: Prezantim – Rrjet diskutimi
U tërheq vëmendjen nxënësve të vëzhgojnë në vidioprojektor materialin e përgatitur për nënën.
Materiali shoqërohet në sfond me këngën e nënës.
Nxit diskutimin me pyetjet:
- Cfarë vutë re në këtë prezantim ? Kujt i dedikohet ?
- Cfarë dëgjuat për nënën? Si u ndjetë kur patë këto pamje ?
Hapi i II Bisedë në dyshe, Punë me të gjithë klasën
A shkon në punë mami yt? ( Në dyshe nxënësit mësojnë për mamin e shokut/shoqes) Tregojnë çfarë mësuan nga: shoku /shoqja. - U drejtoj pyetjen nxënësve:
-Si e kaloni kohën kur mami juaj është në punë ose kur është duke bërë ndonjë punë në shtëpi?
-A ju pëlqejnë librat jashtëshkollor? Cilët janë disa prej tyre, që keni lexuar së fundmi?
-Cili prej tyre iu ka pëlqyer më shumë?
Hapi i III: Veprimtari e drejtuar
U tërheq vëmendjen nx.duke prezantuar temën e mësimit, tekstin letrar të leximit jashtëklase të autorit të letërsisë për fëmijë, Xhenifer Malinos me titull “Edhe mami punon ”
U shpërndaj nx. pjesën letrare për lexim jashtëklase
Lexojnë në heshtje nx.pjesën letrare dhe më pas me paragrafë .
- Ç’lloj pjese letrare është? (tregim) - Trego dy-tre tipare të tregimit që e dallojnë nga përralla.
Nënvizo fjalët e reja . Punohen fjalët e reja (fjalorth)
Hapi i IV : Lexim i drejtuar Rilexohet tregimi pjesë – pjesë sipas paragrafëve, ku në secilën pjesë jepet:
Paragrafi i parë – Njohja me personazhin kryesor Ema dhe historine e saj në shkolle.
Paragrafi i dytë – Biseda e saj me mamin kur ajo kishte lindur
Paragrafi i tretë – Biseda e nxenesve me mësuesen.
Paragrafu i katërt – Tregimi i Emës për mamin e Artit.
Paragrafi i pestë – Sekreti i Emës.
Hapi i V : Punë në dyshe : ( Pyetje – pergjigje)
Pyetje rreth tekstit për të kuptuar përmbajtjen
- Për çfarë folën nxënësit me mësuesen?
- Çfarë kishte bërë mami i Emës kur kishte lindur ajo?
- Po mami i Artit pse duhet të punonte më shumë se mamatë e tjera?
- Pse Ema qante kur mami shkonte në punë?
- Po ti? A mërziteshe kur ke qënë i/e vogël, se mami shkonte në punë? Pse?
- Për çfarë kujdesët mami kur është në shtëpi? (për fëmijët , gjyshërit, shtëpinë)
-Nx.shprehen qartë e me fjali të plotë pyetjeve të drejtuara njëri –tjetrit . ( lapsat në mes ) :
Nxënësi me laps në dorë jep përgjigjen e pyetjes dhe e dorëzon lapsin në mes .
Hapi i VI: Punë në dyshe (Poemë japoneze) ( Harta e ngjarjes )
Pune ne grupe : 1. Trego cilesi per mamin e Emes 2. Pershkruaj personazhin kryesor
3. Per cfare kujdesen mamate qe nuk shkojne ne pune? 4. Nderto nje pesevargesh me fjalen Nena
5. Rendit fjalet per te krijuar fjaline e rregullt. 6. Shkruaj mesazhin që percjell tregimi .
U shpërndaj etiketa me fjalë nxënësve në dyshe , (ku njëri do të rendit etiketat per te krijuar fjaline e rregullt dhe tjetri e lexon
dhe ngjit etiketat në shiritin e kartonit ).
- Kërkoj nga nxënësit të lexojnë me radhë fjalitë e krijuara sipas shkronjave të shkruara vertikal në tabelë.
Nxit nxenesit – Cili prej jush e ka krijuar fjalinë që fillon me shkronjën e parë N? Po me shkronjën e dytë Ë? e kështu renditen me radhë fjalitë, për të krijuar Poemën japoneze, e cila përmbledh dhe përmbajtjen e tekstit.
Nëna e Emës shkonte çdo mëngjes në punë. Është e vërtetë se asaj i pelqen me shumë të jetë mama. Në familjen e Artit punon vetëm mami. Ajo do t’i sigurojë Artit gjithçka që i duhet. Ikën cdo ditë në punë me orë të zgjatur. Madje do t’i sigurojë parate edhe për kursin e notit. Ema kur u rrit e kuptoi se sa rëndësi kishte puna e mamit.
Plotesohet harta e ngjarjes në tabelë duke i renditur fjalitë e poemës japoneze
Hapi I VII : Kubimi ( Punë në grupe)
-U paraqes nxenesve nje Kub duke i pyetur : Cfarë formë është 2D apo 3D? Sa faqe ka?
Ku në secilën faqe është shkruar nga një folje ( Përshkruaj, Trego, Zbulo, Krahaso, Analizo, Argumento)
1. Grupi i fluturave – Përshkruaj nënën e Emës.
2.Grupi i zogjve – Trego një kujtim nga fëmijëria e Emës.
3.Grupi i xixellonjave – Zbulo – Cfarë të mirash siguron puna e nënës në familje?
4.Grupi i bletëve – Analizo- Përse duhet të punojnë të dy prindërit ?
5.Grupi i dallëndysheve – Argumento vlerat positive të nënës në familje.
6.Grupi i pëllumbave- Krahaso nënën e Emes me nënën e Artit.
- Vëzhgoj duke ndjekur hap pas hapi punen e nxënësve.
-Puna e secilit grup prezantohet në formën e nje kartoline
Lideri i secilit grup prezanton detyrën e grupit.
- Montohet në faqet e kubit puna e secilit grup duke realizuar teknikën e kubimit.
-Në përfundim nxënësit prezantojnë kartolinën e falenderimit dhe te mirenjohjes per mamin e përgatitur gjatë orës së pare.
-Shoqërohet puna e kryer me kengën e Nënës te këngëtarit Sherif Merdani ose të Vaçe Zelës.
Nxjerr konkluzionet e orës së mësimit.
- Cfarë mësuam sot ?
- Cili është mesazhi i pjesës letrare ?
Mesazhi: Për të siguruar një jetesë më të mirë duhet të punojnë të dy prindërit.
Vlerësimi i vazhduar: Vleresoj nx. i cili: - Flet lirshëm për librat jashteshkollor qe ka lexuar, për llojin e pjesës letrare. Lexon me intonacion e duhur tregimin. Tregon brendinë e pjesës letrare. Shpreh ndijesitë e veta për rëndësinë e punës së nënës në familje. Shpreh qëndrimin e tij ndaj asaj që lexon. Rendit fjalitë sipas kuptimit. Shpreh ndienjat e mirenjohjen e tij per nënën nëpërmjet fjalëve falenderuese.
Detyrë shtëpie: Plotëso hartën e ngjarjes
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024