PLANIFIKIM DITOR

Planifikim ditor, gjuhë shqipe, klasa e gjashtë

Valbona Zelna, mësuese e shkollës “Ismet Sali Bruçaj”, Guci e re ka përgatitur një planifikim ditor, në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e gjashtë, shkalla e tretë. Rubrika planifikohet mbi njohuritë gjuhësore

PLANIFIKIMI  DITOR

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: lll

Klasa: Vl

Rubrikat.  Njohuri  për  gjuhën.


Temat mësimore:  

Ora e parë: Lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse.

Ora e dytë: Llojet e lidhëzave bashkërenditëse. 


Situatat e të nxënit:

-Gishtëza

-Si i duam mësuesit tanë.


Rezultatet e të nxënit  për njësinë mësimore 1.

-Identifikon  lidhëzat.

-Përcaktonllojin e tyre sipas funksionit.

-Përdor  lidhëzat në fjali sipas kërkesës.


Rezultatet e të nxënit për njësinë mësimore 2.

-Përcaktonllojin  e lidhëzave bashkërenditëse.

-identifikon  funksionin e tyre në fjali.

- Përdor në fjali lidhëza bashkërenditëse.


Fjalët kyçe:

o  Lidhëza bashkërenditëse, lidhëza nënrenditëse.

lidhëza shtuese, lidhëza veçuese, lidhëza kundërshtore,  lidhëza përmbyllëse


Burimet: teksti mësimor, libri, tabelë me lloje të ndryshme lidhëzash.


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diktim me plotësim, di –dua të di – mësova, lojë, shënime mbi shënime të strukturuara, ushtrime.


ORGANIZIMI I ORËS SË MËSIMIT.

HAPI 1. Diktim me plotësim (koha 10 minuta). Në dërrasë të zezë  shkruhet nga një nxënës një fragment nga përralla “Gishtëza“ e Amsterdamit, por pa lidhëza, duke vendosur në vend të tyre  një trepikësh. U kërkohet nxënësve ta plotësojnë atë.

.....mbaroi  këto fjalë, Gishtëza shkoi me një frymë, mbushi me ujë një gjethe luleje ....ia solli zogut. ....piu, shpendi filloi t'i tregonte vajzës historinë....si  ishte përplasur me një gërmushe të mbushur nga gjembat.

Pas plotësimit, nxënësit  e  lexojnë tekstin dhe kontrollojnë plotësimin, sipas modelit. Më pas u drejtohen nxënësve pyetjet:

- Cilës klase i përkasin fjalët që plotësuat?

- Përse shërbejnë lidhëzat?


Hapi 2. DI, dua të di, mësova (koha 15 min). Nxënësit punojnë me ketë metodë dhe pas leximit të materialit diskutohet informacioni në tekst.


                 Di                   Dua  të di               Mësova
Ç'janë lidhëzat?   Përse shërbejnë lidhëzat? Si ndahen lidhëzat?


Hapi 3. Ushtrime (Koha 20 minuta) Punohet me ushtrimin 1, ku lidhëzat janë: megjithëse, edhe, sapo, kurse, megjithatë. Në ushtrimin 2 dallohen lidhëzat bashkërenditëse; po, dhe, por, as..as dhe nënrenditëset; nëse, kështu që, nëse. 

Punohet me ushtrimin 3. Plotësojnë fjalinë me lidhëzat e duhura.Ushtrimi 4. Plotësojnë fjalitë pas lidhëzave të pjerrëta.


Pjesa e dytë e orës së mësimit.

1. Lojë. Si i duam mësuesit tanë? (Koha 15 minuta)

U drejtohen nxënësve pyetjet:      -Cili është mësuesi që ju doni më shumë?

                                                      - Çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen tek ai?


U kërkohet atyre të përdorin lidhëzat dhe, edhe  kur japin shumë cilësi që u pëlqejnë dhe lidhëzat por, ndërsa, kurse për gjëra që nuk u pëlqejnë tek ata.(Lidhëzat i shkruajmë në dërrasë, që nxënësit t'i kenë parasysh).  Synojmë të arrijmë që  nxënësi  të dalë  në përfundimin se lidhëzat  dhe, edhe  shtojnë informacion; lidhëzat ndërsa, kurse, por përdoren për të kundërshtuar atë që është thënë më parë.   


2. Shënime  mbi  shënime të strukturuara (10 minuta)

Nxënësit punojnë me tekstin, hedhin materialin teorik  në një skemë duke iu pergjigjur pyetjeve :

                                    -Ç'janë  lidhëzat?            

                                    -Si i klasifikojmë  lidhëzat sipas funksionit?                                                                                                                                                                                    

 Lidhëzat              -Bëjnë  pjesë në grupin e fjalëve të pandryshueshme.

                             -Shërbejnë për të lidhur fjalë dhe grupe fjalësh në fjali.    


• BASHKËRENDITËSE          - shtuese (as, dhe, edhe, hem..hem,jo vetem..,por edhe etj)

                                                - veçuese (a, apo, o, ose, ja..ja, ndo...ndo, qoftë..qoftë). 

                                                - kundërshtuese (kurse, por, mirëpo, megjithatë, porse, vetëm).     

                                                - përmbyllëse (prandaj, andaj, pa, ndaj).


• NËNRENDITËSE

                                                           -  ftilluese (se, që, në nëse).

                                                           -  vendore  (ku, tek, nga, ngado, deri ku etj.). 

                                                           -  kohore (kur, derisa, gjersa, pasi, ndërsa etj).

                                                           -  shkakore (se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa etj). 

                                                           -  qëllimore (që, me qëllim që, në mënyrë që).

                                                           - krahasore-mënyrore (sa, se, si, sesi, sikurse, sikundërse etj). 

                                                            -kushtore (në, po, nëse, kur, sikur, në qoftëse etj).

                                                            -rrjedhimore (sa, saqë, që, aq sa). 


3. Ushtrime ( 20 minuta)   Punohet me ushtrimet 1,2,3,4 sipas kërkesës. Tek ushtrimi 3 nxënësit argumentojnë  lidhëzën  e  përdorur.


Vlerësimi:           Në fund të orës së mësimit nxënësit vlerësohen: 

                           - për identifikimin e lidhëzave;

                            -për përcaktimin e llojin e tyre sipas funksionit;

                           - për  përdorimin e tyre  në fjali.


Detyre  shtëpie:  Ushtrimi  5, f.216. Përshkruani personazhin që ju pëlqen me shumë nga filmat vizatimore. Nënvizoni  lidhëzat  që  keni  përdorur.                                  




                                                                                                      






(Punoi mësuese Valbona Zelna; Portali Shkollor)

9,493 Lexime
5 vjet më parë