PLANIFIKIM DITOR

Planifikim ditor, gjuhë shqipe II

Ky model sjell shumë elemente të rinj nga fushat e teorisë së të shkruarit, metodikës së gjuhës shqipe. Është risi në modelet e planifikimit ditor në Shqipëri tërësisht origjinal dhe i bazuar në shkencë e në dokumentat themelore të kurrikulës së re.

Model i planifikimit ditor. Ky model sjell shumë elemente të rinj nga fushat e teorisë së të shkruarit, metodikës së gjuhës shqipe, didaktikës dhe teorisë psikologjike të kompetencave, të aplikuara në formën më të lehtë dhe të asimilueshme për nxënësit dhe të thjeshtë për ta kuptuar dhe zbatuar mësuesi. Është risi në modelet e planifikimit ditor në Shqipëri tërësisht origjinal dhe i bazuar në shkencë e në dokumentat themelore të kurrikulës së re - Valbona Imeraj, mësuese


Model i planifikimit ditor

Lënda: Gjuhë shqipe klasa e dytë 

Data:


Tema/t mësimore

1. Përshkruaj vjeshtën

2. Përshkruaj vjeshtën


Situata e të nxënit

Lojë didaktike: Vjeshta në shqisat e mia


Rezultatet e të nxënit

Nxënësi:

- Planifikon tëshkruarin e një teksti përshkrues bazuar në një model të dhënë.

- Organizon idetë duke shkruar një tekst rreth një faqe përnjë temë të caktuar.

- Bën qortime të thjeshta drejtshkrimore me ndihmën e mësueses

- Vlerëson punën e vet dhe të shokëve duke përdorur kritere të paravendosura për vlerësimin.


Fjalët kyce:

Objekti i përshkrimit

Planifikim, organizim përshkrim, tipare fizike, veshja, karakteri, interesat.


Burimet, materialet, mjetet didaktike

Libri i nxënësit, fletë A4 me vija, lapsa me ngjyra,tabela të vetëvlerësimit të tekstit përshkrues. 


Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare

Dituri natyre, Art pamor.


Metodologjia dheveprimtaritë e nxënësve (Të shkruarit si proces: planifikimi, organizimi, rishikimi, prezantimi)

Ora e parë

Situata e të nxënit

Mësuesi pasi shkruan dhe prezanton temën në tabelë, i propozon nxënësve që të luajnë së bashku lojën: Vjeshta në shqisat e mija. Nxënësit do të plotësojnë fjalinë që do të fillojë mësuesi me sa më shumë fjalë apo grupe fjalësh, informacion, të cilin nxënësite kanë marrë marrë nëpërmjet pesë shqisave për vjeshtën. Mësuesi i shkruan të dhënat që japin nxënësit në tabelë, në formën e një grafiku ku në qendër shkruhet objekti i përshkrimit-vjeshta, dhe rrotull saj gjithë fjalët pëshkruese. Kjo fazë përbën edhe pjesën e parë të procesit të të shkruait që quhet, planifikimi.

 

Mësuesi - Vjeshta në sytë e mi është ....

Nxënësit - e kuqe, e verdhë, kafe, gri, portokalli.....

Mësuesi - vjeshta në veshët e mi është..

Nxënësit - zhaurimë dallgësh, fërshëllima e erës, kërcitja e gjetheve, gjëmimi  i bubullimave......

Mësuesi - vjeshta në hundën time është...

Nxënësit - aroma e frutave vjeshtore, aroma e tokës së lagurdhe gjetheve të rëna..

Mësuesi - vjeshta në gjuhën time është

Nxënësit - ëmbëlsia e mollëve, kokrrizat e dardhave të pjekura, ëmbëlsia e rrushit....

Mësuesi - vjeshta në lëkurën time është.

Nxënësit - freskia e mëngjeseve, lagështia e shiut, grohtësia e butë e diellit....


Planifikimi i shkrimit 

Grafiku në tabelë 

Organizimi i ideve

Nxënësit punojnë në modelin e dhënë në libër për formulimin dhe renditjen e ideve në fjali dhe në paragrafë duke formuar një tekst përshkrues

Në paragrafin e parë nxënësit udhëzohen që të tregojnë objektin e përshkrimit të tyre të shoqëruar me një ndjesi emocionale psh: Vjeshta është stina më e bukur për mua, apo Vjeshta është stina e artë, e të tjera ide.

Paragrafi i dytë jep detaje në lidhje me objektin. Nxiten nxënësit që të shkruajnë fjali me të gjitha informacionet që marrin nga pesë organet e shqisave, duke u bazuar tek grafiku i plotësuar në tabelë.

Paragrafi i tretë jep qëndrimin tënd ndaj objektit që po përshkruan p.sh., Të gjitha këto cilësi e bëjnë vjeshtën një stinë të mrekullueshme.

Lexohet teksti nga nxënës të ndryshëm në klasë. Vlerësohen për pasurinë e fjalorit, drejtshkrimin e fjalëve, formimin e saktë të fjalive.

 

Ora e dytë

Rishikimi i tekstit

Nxënësit rishikojnë punën me ndihmën e mësuesit, duke u bazuar në një tabelë të gatshme që ka përgatitur mësuesja për vlerësimin e tekstit të shkruar. Një model i kësaj tabele mund të jetë si kjo më poshtë. Pasi korrigjojnë gabimet e rishkruajnë tekstin edhe një herë duke u bazuar në vërejtjet e bëra. 


Tabela e rishikimit dhe vetëvlerësimit për tekstin përshkrues

Cilësitë e tekstit përshkrues X
Paragrafi i parë prezanton objektin e përshkrimit.    
Paragrafi i dytë jep detaje në lidhje me objektin.    
Paragrafi i tretë jep qëndrimin tënd ndaj objektit që po përshkruan    
Ke shkruar me fjali të plota dhe i ke renditur ato sipas radhës së kërkuar.    
Fjalët i ke shkruar pa gabime drejtshkrimore.    


Prezantimi i shkrimit

Nxënësit e prezantojnë tekstin e shkruar me zë para shokëve. Ata vlerësojnë punën e vet dhe të shokëve, bazuar në kriteret që përmban tabela. 


Vlerësimi: vlerësohet teksti përshkrues i vjeshtës

Detyrat: Të vizatojnë vjeshtën, në fletët ku përshkruan stinën e vjeshtës në klasë.


Materialin mund ta shkarkoni ketu


(Valbona Imeraj; Portali Shkollor)

6,391 Lexime
5 vjet më parë