Plani mësimor, anglisht, klasa e VI
Plani mësimor për lëndën gjuhë e huaj, anglisht, klasa e gjashtë është përgatitur nga mësuesja Odensa Kraja. Ftojmë të gjithë mësuesit që na ka në shkruar duke kërkuar një model plani për këtë lëndë të shikojnë materialin në vijim.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së gjuhës së huaj gjatë shkallës të tretë.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
- Shpreh përjetimet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit dhe dëgjimit të një filmi, dokumentari, ekspozite, dramatizimi, recitimi, etj. në njërën nga format shprehëse (me gojë, me shkrim, vizatim, mimikë, lëvizje etj).
- Dëgjon me vëmendje prezantimin e tjetrit dhe merr pjesë në diskutim me fjali të thjeshta, mbi tema të njohura, me kusht që bashkëfolësi të jetë i gatshëm të përsërisë apo riformulojë frazat e tij.
- Lexon saktë me zë një tekst të shkurtër me fjalë të njohura dhe tematikë nga jeta e përditshme.
- Shkruan një tekst të shkurtër e të thjeshtë për një temë të njohur.
- Identifikon personazhet kryesore të një tregimi, drame, filmi, kënge, etj., dhe luan rolin e njërit prej personazheve në bashkëveprim me moshatarët.
- Shpreh me gojë dhe me shkrim fjali të thjeshta në gjuhën e huaj dhe i përkthen në gjuhën amtare.
- Shkruan një kartolinë të shkurtër e të thjeshtë, një urim, plotëson një pyetësor me detaje personale.
Kompetenca e të menduarit
- Sqaron me anë të të folurit hapat e zgjidhjes së një problemi të thjeshtë, me të cilin ballafaqohet në një situatë jetësore.
- Identifikon për një temë/ngjarje, personazhet, kohën, vendin, etj.
- Shprehet pro dhe kundër për një mendim, qëndrim, sjellje të manifestuar nga një apo më shumë persona (në klasë/shkollë apo jashtë saj).
Kompetenca e të nxënit
- Ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim / aktivitet / detyrë, që kërkohet.
- Pyet dhe përgjigjet lidhur me tematika nga jeta e përditshme, me një fjalor të thjeshtë.
- Zgjidh në mënyrë të pavarur, por edhe me ndihmën e mësuesit problemin, detyrën e dhënë duke e prezantuar para të tjerëve.
- Grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal.
- Shfrytëzon burime të ndryshme informacioni për përgatitjen e një teme të dhënë.
- Identifikon dhe krahason informacionet e njohura për një temë, çështje apo ngjarje të caktuar nga jeta e përditshme duke përdorur teknika të ndryshme (p.sh duke i shënuar me shenja të ndryshme).
- Krahason përparimin e tij, me përvojën paraprake gjatë kryerjes së një detyre apo një veprimtarie të caktuar.
- Përdor portofolin personal si mjet për identifikimin e përparësive dhe mangësive të veta në fusha të caktuara, duke hartuar një plan pune me hapa konkrete për përmirësim.
- Prezanton për 3 minuta veten, shkollën, familjen, dëshirat, etj., me fjali të thjeshta.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
- Përgatit një plan të thjeshtë ditor me shkrim, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës.
- Gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në shtëpi dhe i përshkruan në mënyrë individuale përmes njërës nga format e të shprehurit duke i diskutuar në grup.
- Identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet,..etj) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në shtëpi.
- Përgatit një autobiografi ku prezanton veten, të dhënat personale dhe prirjet, që ka për fusha të caktuara, si dhe profesionin e dëshiruar.
- Përgatit një plan pune një javor.
- Diskuton me një fjalor të thjeshtë për mënyrën e sjelljes së nxënësve në klasë, në shkollë dhe mjedise të tjera në një situatë të caktuar, duke prezantuar idetë nëpërmjet shembujve konkretë.
Kompetenca personale
- Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj.
- Bashkëpunon në mënyrë aktive me të gjithë moshatarët (pavarësisht prejardhjes së tyre, aftësive dhe nevojave të veçanta) drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët. (projekti/ aktiviteti në bazë klase /shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca qytetare
- Përcakton rregullat e punës në grup, në bashkëpunim me anëtarët e grupit.
- Shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët, për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar.
- Shpreh, dëgjon dhe respekton mendimin e secilit anëtar dhe vendos për mënyrat e përfundimit të një aktiviteti të përbashkët.
Kompetenca digjitale
- Identifikon personazhet, kohën, vendin e një teksti të shkurtër të dëgjuar (nga mjetet audio-vizuale), të shprehur qartë dhe ngadalë.
- Realizon punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur emocionet e tyre.
- Përdor teknologjinë digjitale për të gjetur informacionin e nevojshëm.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024