UDHËZIMI

Plani i mësuesve për mbrojtjen e nxënësve në klasa dhe për daljen emergjente në rast tërmeti

Sipas MASR çdo mësues duhet të ketë planin e mbrojtjes fillestare në rast emergjence. Më poshtë ne po ju sjellim planin e plotë të veprimeve në shkolla në rast lëkundjesh sizmike.

Nisur nga fatkeqësia natyrore e ndodhur një javë më parë, tërmeti që i mori jetën dhjetëra njerëzve dhe plagosi me qindra të tjerë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR) ka nxjerrë një udhëzim të fundit mbi masat që secila shkollë duhet të ndërmarrë në rast tërmeti. 

Tashmë çdo mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e daljes emergjente. 


“Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan të daljes emergjente në nivel shkolle, i cili printohet dhe postohet në një vend të dukshëm ne korridor. Kjo është puna që po bëjnë mësuesit që janë në punë për t'u përgatitur për rifillimin e mësimit”- ka theksuar pak më herët Ministrja e MASR, Besa Shahini. 


Më poshtë ne po ju sjellim planin e plotë të veprimeve në shkolla në rast lëkundjesh sizmike. 

(N. Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

20,904 Lexime
4 vjet më parë