MODEL

Plani edukativ për klasën e XI-të

Organizimi i klasës, karakteristikat, rregullorja, puna me prindërit, bashkangjitur një plan mujor, plani analitik, etj, janë pjesë e planit edukativ. Ju ftojmë ta lexoni dhe ta shfrytëzoni për të ndërtuar më tej modelin tuaj.

Përmbajtja:

1.    Organizimi  i klasës

2.    Puna me partnerët

3.    Përmbajtja e planit

4.    Plani analitik

5.    Të ndryshme


Organizimi i klasës, karakteristikat, rregullorja, puna me prindërit, bashkangjitur një plan mujor , plani analitik janë pjesë e planit edukativ. Ju ftojmë ta lexoni dhe ta shfrytëzoni për të ndërtuar më tej modelin tuaj. 


Rregullorja e klasës:

1. Mësimi fillon në orën: 8.00.

2. Nxënësit paraqiten në shkollë në 7.45.

3. Kontrolli i klasës për prezencë çdo ditë në orën e parë dhe orën e gjashtë.

4. Nxënësi duhet të jetë i pajisur me tekste, fletore dhe me mjetë të tjera shkollore për zhvillimin normal të orës së mësimit.

5. Nxënësi që dëmton bazën materiale e çdëmton atë.

6. Ndalohet mbajtja me vete e mjetëve që cilësohen si armë të ftohta.

7. Asnjë nxënës nuk duhet të dalë nga ora e mësimit.

8. Të njohin e zbatojnë të drejtat e detyrat e tyre në  shkollë e familje.

9. Të respektojnë personelin mësimor dhe bashkëmoshatarët.

10. Të respektojnë rregulloren e brendshme të klasës. 

(Portali Shkollor)

15,187 Lexime
5 vjet më parë