Plani edukativ
Mësuesit kanë shkruar në [email protected] dhe kanë kërkuar një model të planit edukativ. Portali Shkollor ju sjell një model sipas të cilit ju mund të ndërtoni planin tuaj, duke shtuar pika të tjera specifike.
Plani edukativ është pjesë e përgatitjes së mësuesit për vitin shkollor. Hartimi i tij është në varësi të nxënësve të klasës, nevojave të tyre dhe problematikave që ata kanë. Mësuesi kujdestar duke i njohur mirë nxënësit, familjet nga vijnë, problematikat që kanë në komunitetet, problemet shëndetësore dhe vështirësitë që hasin në mësime harton një plan edukativ, cakton objektiva të qarta dhe punon për arritjen e tyre.
Zhvillohen zgjedhjet në klasë. Nxënësit zgjedhin senatorin e klasës. Zgjidhen edhe disa nxënës të cilëve u caktohen detyra specifike.
Pjesë e rëndësishme e punës së mësuesit në tërësi është bashkëpunimi me prindërit, prandaj në planin edukativ përcaktohen ditët kur do të zhvillohen takimet me prindër. Zgjidhet këshilli i prindërve, kryetari i tij dhe përcaktohet se si do të bashkëpunojnë me mësuesen për arritjen e rezultateve maksimale.
Shikojeni hap pas hapi ndërtimin e planit edukativ.
Republika e Shqipërisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit _________________________
Gjimnazi : __________________
Qyteti: ______________________
Klasa: ___________________
Mësuesja Kujdestare: ____________________________
Viti shkollor: __________________________
“Një mësues nuk duhet të ketë ndonjë të favorizuar, ndaj nuk duhet të ndajë të varfrit nga të pasurit, më pak inteligjentët nga inteligjentët.”
Përmbajtja e Planit:
1. Organizimi i klasës
2. Puna me partnerët
3. Përmbajtja e planit
4. Plani analitik
“Edukimi është art i atij që din të bëjë të bashkëjetojë programe dhe krijimtari.”
“Në edukimin që bëhet “praktikë e lirisë” - edukatori është dialogues dhe vjen nga ana tjetër i edukuar nga ata që ka detyrë t’i edukojë” (Paulo Freire).
Organizimi i klasës
Përbërja e klasës
Nr. | Emër mbiemër | Gjinia |
---|---|---|
Gjendja sociale e klasës dhe karakteristika.
Klasa ka në përbërjen e saj nxënës, nga të cilët djem dhe vajza.
Problemi | Numri i nxënësve |
---|---|
Nxënës me prind të divorcuar | |
Nxënës pa prind | |
Nxënës me një prind | |
Nxënës me vështirësi në të nxënë | |
Nxënës me prapambetje mendore | |
Nxënës me problem edukative | |
Nxënës me të meta fizike | |
Nxënës me probleme ekonomike | |
Nxënës të dalluar me gjitha 10-ta | |
Nxënës të dobët në mësime | |
Nxënës që kanë tendencë duhan, alkool, drogë | |
Nxënës me tendencë braktisjeje të shkollës | |
Nxënës që kanë nevoja psikologjike |
Zgjedhjet në klasë
Senatori i klasës: ______________________
Zv. senatori: ___________________________
Numri | Shkencat | Disiplina e përparimi | Veprimtari jashtë klase | Edukimi qytetar | Arte | Sport | Teatër |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1. | |||||||
2. | |||||||
3. | |||||||
4. | |||||||
5. |
Puna me partnerët
Puna me prindërit
Këshilli i Prindërve | ||
---|---|---|
Nr | Emri Mbiemri | Detyra |
1. | Kryetare | |
2. | Anëtare | |
3. | Anëtare | |
4. | ||
5. |
Bordi i Klasës | ||
---|---|---|
Nr | Emri mbiemri | Detyra |
1. | Kryetare | |
2. | Nënkryetare | |
3. | (Psikologe) | Anëtare |
4. | Mjekja e shkollës | Anëtare |
5. |
Drejtimet e punës
Parandalimi i alkoolit dhe drogës
• Stadet e alkoolizmit
• Llojet e drogës dhe ligji për mospërdorimin e saj.
• Presioni i bashkëmoshatarëve
• Aftësimi për të ndihmuar të tjerët
Parandalimi i duhanit
• Rreziqet e duhanit
• Reklama e duhanit dhe ligji antiduhan.
• Dëmet që sjell duhani në shëndetin tonë dhe atyre që na rrethojnë
Edukimi i karrierës
• Kush jam unë
• Respekti për veten, të shprehesh për veten
• Aftësitë pozitivë të të dëgjuarit
• Dialog dhe komunikim
• Qëllimet për jetën
Parandalimi i SST (AIDS)
• Mite dhe fakte mbi rreziqet seksuale
• Rreziku i SST, AIDS
• Masat parandaluese
Drejtësia sociale
• Kuptimet kryesore
• Abuzimi racor, mostoleranca gjinore
• Konventa mbi të drejtën e fëmijëve
Steriotipet gjinore dhe rolet gjinore
• Përparësitë dhe mangësitë gjinore
• Rolet dhe marrëdhënia gjinore
• Martesa dhe familja, lindja e fëmijëve
• Ndarjet, divorci, shkaqet, pasojat
Edukimi i qytetarisë njerëzore të përgjishme:
• Vlerësimi i dallimeve kulturore
• Përgjegjshmëria shoqërore
• Qëndrueshmëria njerëzore
Plani analitik
Tema | Kur | Ku | Kush |
---|---|---|---|
Njohja me rregulloren e shkollës dhe zgjedhja e senatit | Shtator- tetor | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Aktivitet Festat e Nëntorit | 1-30 nëntor | Klasë, komunitete | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Lufta kundër AIDS dhe aktivitet për festat e fundvitit | 1 dhjetor | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Përkujtojmë Holokaustin | Janar-shkurt | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
21 mars dita botërore kundër diskriminimit racial | 21 mars | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Dita botërore e komunitetit rom | 8 prill | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Dita e Tokës. Si të mbrojmë dhe ruajmë planetin tonë | 23 prill | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Dita botërore e familjes | 15 maj | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
12 Qershori Dita ndërkombëtare kundër punësimit të fëmijëve | 12 qershor | klasë | Mësuesja Nxënësit Prindërit |
Datat | Tema e festës | Aktiviteti |
---|---|---|
8 Janar | Dita Botërore e Shkrimit dhe e Leximit | Edukim për të gjithë |
21 Shkurt | Dita ndërkombëtare e nenës UNESKO | Respekti dhe dashuria |
8 Mars | Dita ndërkombëtare gruas | Heroina në kohë |
21 Mars | Dita botërore e poezisë UNESKO | |
7 Prill | Dita botërore e shëndetit OBSH | Vetëm një çast |
8 Prill | Dita botërore e romëve | Bëj një hap përpara |
23 Prill | Dita botërore e librit dhe e drejta e autorit UNESKO | |
3 Maj | Dita botërore e lirisë së shtypit UNESKO | Faqja e parë |
8 Maj | Dita botërore e kryqit kuq | |
15 Maj | Dita botërore e familjes | Puna dhe fëmijët |
17 Maj | Dita botërore e telekomunikacionit | Impakti i komunikimit me internet |
31 Maj | Dita botërore kundër duhanit OBSH | |
4 Qershor | Dita ndërkombëtare e fëmijëve Viktima të agresionit | A kemi alternativa të tjera |
5 Qershor | Dita botërore e mjedisit | |
20 Qershor | Dita botërore e refugjatëve | |
21 Qershor | Dita botërore e paqes dhe e lutjes | Të gjithë të ndryshëm por të barabartë |
26 Qershor | Dita ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut | |
11 Korrik | Dita botërore e popullsisë | |
12 Gusht | Dita botërore e të rinjve | E ardhmja jonë |
E martë e dytë e shtatorit | Dita për paqen | |
8 Shtator | Dita ndërkombëtare e shkrimit dhe leximit UNESKO | |
1 Tetor | Dita ndërkombëtare e të moshuarve | |
1 Tetor | Dita ndërkombëtare e muzikës | |
5 Tetor | Dita botërore e mësuesve | Çdo zë duhet të dëgjohet |
10 Tetor | Dita botërore e shëndetit mendor | Sporti për të gjithë |
Objektivat
Të ndihmojmë nxënësit për një jetë harmonike me shoqërinë dhe reduktimin e sjelljeve të riskut, për nxitjen e sjelljeve dhe të qëndrimeve pozitive që garantojnë suksesin dhe sigurinë sot dhe në të ardhmen, synojmë:
Në zhvillimin e konfidencës dhe përgjegjësive:
1. Të njohim vlerat dhe cilësitë e tyre personale, mbi bazën e të cilave mund të marrin vendime për veten dhe për shoqërinë.
2. Të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfidenciale.
3. Të vlerësojnë veten dhe të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kritikën, suksesin dhe dështimin duke nxjerrë mësime nga përvoja.
4. Të marrin përgjegjësi për të zgjedhur hapat e mëtejshëm dhe të planifikojnë me prindër dhe të tjerë zgjedhjet e së ardhmes.
Në zhvillimin e stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura:
1. Të përdorin aftësinë e argumentit kundër dhe të rezistojnë ndaj presioneve negative në familje dhe komunitet.
2. Të njohin shkaqet, simptomat dhe trajtimet për stresin, depresionin dhe të identifikojnë strategjitë parandaluese dhe menaxhuese për to.
3. Të rendisin dëmet shëndetësore të alkoolit, drogave, përdorimit të hershëm të marrëdhënieve seksuale, zgjedhjeve të ushqimit dhe të marrin masa parandaluese për parandalimin e SST, AIDS.
Në zhvillimin e marrëdhënieve dhe respektimit të diferencave midis njerëzve:
1. Të marrin informacionin e nevojshëm rreth diferencave në grupe të ndryshme etnike mbi forcën e paragjykimeve dhe nevojën e parandalimit dhe luftimit të tyre.
2. Të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, shantazhet dhe diskriminimeve të shpallura dhe të nënkuptuara.
3. Të bashkëpunojnë me njerëz me të cilët kanë diferenca duke qenë mirëdashës me të tjerët dhe të përdorin strategji paqësore në zgjidhjen e konflikteve.
Sigurinë e shanseve të shumta:
1. Të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë dhe aktive në veprimtaritë e ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore.
2. Të marrin përgjegjësi dhe pozitivitet për veten (duke marrë role të caktuara në shkollë dhe në komunitet).
3. Të ndihmojnë në përgatitjen e nxënësve për ndryshim për jetën.
Në njohjen e vlerave historike dhe atdhedashëse:
1. Të ndihmojmë me anë të veprimtarive praktike në njohjen e historisë së lashtë dhe të re të kombit tonë.
2. Të edukojmë krenarinë për atdheun duke vizituar vende historike e turistike në viset shqiptare.
3. Të njohim dhe vlerësojmë luftën e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore (përmes aktiviteteve në kuadër të 70 Vjetorit të Çlirimit)
Takimet me prindër
Numër | Tema e takimeve | Kur |
---|---|---|
1. | ||
2. | ||
3. | ||
4. | ||
5. | ||
6. |
*Planin e gjeni te materialet e gatshme, klikoni këtu për ta shkarkuar
(A. Hoxhaj, Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11