Plan vjetor, gjuhë e huaj Spanjisht
Klodjana Kuqi ka përgatitur planifikimin vjetor, në lëndën e gjuhës së huaj spanjisht. Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe, si dhe shpërndarjen e përmbajtjes lëndore sipas kompetencave/ tematikave...
Planifikim vjetor
Fusha: Gjuha dhe Komunikimi
Lënda: Gjuhë e huaj spanjisht
Niveli I
6 javë X 3 orë = 18 orë / java
PLANIFIKIMI PËR NIVELIN E PARË
LËNDA: GJUHË E HUAJ SPANJISHT
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së gjuhës së huaj ( SPANJISHT) |
---|
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit Nxënësi: 1. Merr pjesë në bashkëbisedime me moshatarët dhe të rriturit për tema me interes mësimor dhe shoqëror duke bërë pyetje, duke dhënë përgjigje dhe duke veçuar informacionin kryesor; 2. Transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit; 3. Prezanton para të tjerëve një projekt për një temë të dhënë, të përgatitur vetë ose në grup, duke gërshetuar format e komunikimit verbal dhe elektronik, si dhe veprimin praktik; 4. Përshkruan me gojë dhe me shkrim një ngjarje të lexuar ose të dëgjuar duke ruajtur rrjedhën logjike të saj; 5. Analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja, duke përdorur leksikun e përshtatshëm; 6. Identifikon burime të ndryshme informacioni për arsimim dhe orientim profesional, si dhe zhvillon një plan individual për zhvillimin e karrierës së tij. Kompetenca e të menduarit Nxënësi: 1. Përzgjedh dhe klasifikon informacionin nga burime të ndryshme në bazë të një kriteri të caktuar për një temë konkrete dhe e përdor për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre; 2. Analizon një punim (p.sh. artikull gazete, pikturë etj.) duke gjetur analogji dhe dallime me punime të ngjashme nga autorë të ndryshëm; 3. Përpunon idenë e vet në një projekt me shkrim për një çështje të caktuar duke propozuar qëllimin, aktivitetet kryesore, afatet, vendin, personat, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e tyre; 4. Argumenton ndërmarrjen e hapave konkretë, të cilët çojnë në përfundimin e një detyre/aktiviteti, zgjidhjen e një problemi, të ndonjë punimi në klasë/shkollë, supermarket, etj.; 5. Shprehet pro dhe kundër për një mendim, qëndrim, sjellje të manifestuar nga një apo më shumë persona (në klasë/shkollë apo jashtë saj). |
Kompetenca e të nxënit Nxënësi: 1. Regjistron në formë të shkruar, grafike, etj., informacionin/ faktet për një temë; veçon me anë të teknikave të ndryshme pjesët sipas rëndësisë dhe nevojës për temën/detyrën e dhënë; 2. Shfrytëzon në mënyrë efikase fjalorët, enciklopeditë dhe teknologjinë informative apo burime të tjera për zhvillimin e një ideje /projekti me bazë klase/shkolle ose jashtë saj; 3. Regjistron, skedon dhe përdor teknika të tjera për të menaxhuar informacionin/ faktet ose formulat për një temë duke i radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë; 4. Paraqet/skicon idetë e veta për ecurinë dhe mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti duke e argumentuar para të tjerëve; 5. Prezanton në mënyrë të pavarur udhëzimet /simbolet e dhëna në libër, skicë, plan, partiturë muzikore, skenar, koreografi etj., për të përmbushur një veprim, aktivitet ose detyrë që kërkohet prej tij; 6. Shfrytëzon në mënyrë të efektshme teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë duke klasifikuar informacionin e njohur nga ai i panjohur, si dhe atë që është i paqartë; 7. Përdor elementet e portofolit personal për vetëvlerësimin dhe identifikimin e anëve të forta, i shfrytëzon ato për përparimin në mësime dhe për orientimin për karrierë |
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësi: 1. Vlerëson rëndësinë e punës individuale dhe në në grup për zhvillimin e komunitetit nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme; 2. Përdor materiale, burime të ndryshme informimi dhe teknologjinë në shkollë dhe në jetën e përditshme si ndihmë për përparimin në mësime dhe për orientim në karrierë. 3. Përgatit një plan pune për kryerjen e një detyre ose projekti; 4. Vlerëson dhe kritikon mënyrën e sjelljes së nxënësve në klasë, në shkollë dhe mjedise të tjera në një situatë të caktuar. 5. Identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet,..etj) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në shtëpi. 6. Përgatit një autobiografi ku prezanton veten, të dhënat personale dhe prirjet, që ka për fusha të caktuara. 7. Përgatit një plan pune një javor |
Kompetenca personale Nxënësi: 1. Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj. 2. Bashkëpunon në mënyrë aktive me të gjithë moshatarët (pavarësisht prejardhjes së tyre, aftësive dhe nevojave të veçanta) drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët. (projekti/ aktiviteti në bazë klase /shkolle apo jashtë saj). 3. Analizon shkaqet e një reagimi konfliktual apo emocional dhe propozon alternativa për zgjidhje të drejtë e pa pasoja duke ndarë përvojat, mendimet dhe ndjenjat me anëtarët e grupit; |
Kompetenca qytetare Nxënësi: 1. Shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët, për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar 2. Praktikon të drejtat dhe detyrimet si qytetar në situata konkrete të jetës së përditshme, në klasë, shkollë, komunitet ose gjatë diskutimit dhe respektimit të mendimit të tjetrit; 3. Reagon ndaj personave të cilët shkelin, cënojnë ose mohojnë të drejtat e të tjerëve si dhe arsyeton pasojat e këtyre veprimeve për individin, grupin dhe komunitetin; |
Kompetenca digjitale Nxënësi: 1. Përdor TIK-un për të lehtësuar procesin e të nxënit dhe për të rritur efektivitetin në mësim-nxënie; 2. Përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë dhe për të rritur produktivitetin e tij dhe të nxënit efektiv; 3. Bashkëpunon me moshatarët e tij duke përdorur mjetet e telekomunikacionit bashkëpunues, për të trajtuar tema mësimore, për të zgjidhur çështje dhe probleme që mund të lindin në shkollë dhe jashtë saj. |
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/ lëndës |
Rezultatet e të nxënit për kompetencën e të dëgjuarit Nxënësi: - Tregon se kupton pikat kryesore dhe mendimet të shprehura në pasazhe të përbëra nga materiale të njohura nga kontekste të ndryshme, duke përfshirë ngjarje te kaluara, të ditës apo të ardhme. |
Rezultatet e të nxënit për kompetencën e të folurit Mund të shprehë mendimin e tij mbi një temë abstrakte ose kulturore, si: film, muzikë, libër, etj. -Mund të përmbledhë dhe të ketë fjalën e fundit në një bisedë, duke lehtësuar kështu përqendrimin tek tema; -Mund të komunikojë me një farë sigurie mbi tema të njohura të zakonshme ose që nuk janë të lidhura me interesat e tij. |
Rezultatet e të nxënit për kompetencën e të lexuarit Mund të gjejë një informacion të caktuar në një tekst të gjatë (letër, tregim, artikull...), p.sh. vendin ku ndodh ngjarja, kohën, personazhet,· Mund të kuptojë thelbin e një tregimi të shkurtër, të strukturuar qartë ·Nxënësi: Mund të kuptojë detaje të përdorimit të një aparati të përditshëm, si kompjuter, MP3 I-pod, playstation·etj., ritregon ngjarjen në mënyrë koherente; |
Rezultatet e të nxënit për kompetencën e të shkruarit Përshkruan pritshmëri, ambicie, etj.;· shkruan me detaje letra personale për të përshkruar eksperienca, ndjenja dhe ngjarje; ·Nxënësi:përshkruan përmbajtjen e një libri dhe qëndrimet e tij. një letër personale për të dhënë të rejat dhe të shprehë mendimin e tij mbi· një temë abstrakte apo ose kulturore, si film, muzikë, etj. |
Rezultatet e të nxënit për kompetencën e përdorimit të drejtë të gjuhës Nxënësi: Përshkruan ndjenja, emocione, qëndrime, opinione· Përshkruan eksperienca dhe ngjarje të kaluara · Përshkruan vende të ndryshme · |
Planifikimi sintetik mësimor vjetor
Fusha: Gjuha dhe kominikimi
LËNDA: GJUHË E HUAJ SPANJISHT
Orët | Shpërndarja e përmbajtjes lëndore sipas kompetencave/ tematikave | |||||
---|---|---|---|---|---|---|
JAVA 1 | JAVA 2 | JAVA 3 | JAVA 4 | JAVA 5 | JAVA 6 | |
1 | Nyjat Emrat Shumësi i emrave Përemmri vetor Kortezia Format e adresimit Folja tener – kam Forma mohore Fjalitë pyetëse Përdorimet idjomatike të foljes “tener” Zbatime praktike Dialogë | Përemrat pronorë (a) Përemrat pronorë (b) Numërorët themelorë Numërorët rreshtorë Koha, orët Ditët e javës;shprehjet për kohën Muajt Stinët | Disa fjalë pyetëse Pasthirrmat Shprehjet dashurie Foljet që e ndryshojnë rrënjën Foljet vetvetore Format e anasjellta Përemrat vetorë me parafjalë Foljet e parregullta në kohën e tashme Përdorimet idjomatike të foljes haser Foljet vetvetore | Format e shkurtuara të mbiemrave Pozicioni i ndajfoljeve Koha e tashme e tri foljeve të parregullta Disa forma të parregullta të pjesores së shkuar Koha e ardhme Profesione Foljet e parregullta në kohën e ardhme Mënyra kushtore Mënyra kushtore e foljeve të parregullta Përdorime të tjera të kohës së ardhme dhe të mënyrës kushtore | Por dhe para Forma pësore Në spital/ në ambulancë/ në poliklinikë Ndryshimi i germëzimit të foljeve Folje të ndjekura nga një paskajore | Koha e pakryer e mënyrës lidhore Koha e kryer e plotë e mënyrës lidhore Përdorime të foljeve në mënyrën lidhore, në kohën e pakryer dhe në atë të kryerën e plotë Përshtatja e kohëve Mënyra lidhore në fjalitë kushtore Mënyra lidhore në fjalitë kryesore Mundo Në restorant Folje të ndjekura nga parafjalë |
2 | Forma e shkurtuar e nyjeve Nyjet Mbiemrat Ser dhe estar Përdorime të foljes ser Përdorime të foljes estar Dialogë | Datat Moti Dialog Rishikim – 1 Folja ir – shkoj Pjesorja e shkuar Koha e kryer Në shkollë | Folja gustaro Folja querer(ie) Zbatime praktike Dialog Koha e pakryer Folja soler(ue) Koha e kryer e plotë Kafshë Format mohore Ndajfoljet | Bisedë telefonike Foljet me parafjalë Përdorimet idiomatike të foljeve llevar dhe hacer Zbatime praktike Dialog Koha e shkuar Foljet e parregullta në kohën e shkuar Foljet e parregullta Koha e shkuar e foljeve ser dhe ir Koha e shkuar e foljes dar- jap | Ngjyrat Zbatimet praktike Dialog Rishikim 3 Përdorime të foljes deber Saber dhe poder | Al e ndjekur nga paskajorja Zbatime praktike Dialog Disa folje me përdorim të shpeshtë Mas dhe menos Pero dhe sino Në hotel Parafjalët |
3 | Përemrat dëftorë(a) Përemrat dëftorë (b) Pjesët e trupit Foljet e rregullta Përshëndetjet Përcjellorja Përemrat pyetës Përemrat lidhor Zbatime praktike Dialog | Hay Adresimi me pjesëzën a Përemrat vetorë – format e tyre të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta Radha e përemrave vetorë Përdorimet”e tepërta” të përemrave Mënyra urdhërore Zbatime praktike Dialog | Krahasimi i mbiemrave dhe i ndajfoljeve Krahasimi i parregullt i mbiemrave Përshëndetje Krahasimi i parregullt i ndajfoljeve Krahasimi i emrave Dialog Rishikim – 2 Zbatime praktike 2 Zbatime praktike 3 | Foljet që e ndryshojnë rrënjën në kohën e shkuar Kontrastimi midis kohës së shkuar dhe asaj të pakryer Familja Dy foljet di, njoh Shkalla sipërore e mbiemrave Shkalla sipërore e ndajfoljeve Shkalla absolute sipërore e mbiemrave dhe e ndajfoljeve Drejtimi Nyja asnjanjëse lo Përdorimet e nyjes shquese dhe joshquese Zbatime praktike dialog | Koha e tashme e mënyrës lidhore Koha e kryer e mënyrës lidhore Përdorime të lidhores Mënyra urdhërore- familjare Përdorime idiomatike të foljes seguir Përdorime idiomatike të foljes valer Zbatime praktike Dialog | Shtojcat dhe prapashtesat Përdorimet idiomatike të foljeve në trajtën e shquar Zbatime praktike Dialog Rishikim 4 Idioma Shkurtime Autorë hispanik |
(Klodjana Kuqi për Portalin Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII